E krishtera nga Peja që nuk tregoi për fenë e saj, duke agjëruar bashkë me kolegët e saj myslimanë gjatë Ramazanit

Religjion

E krishtera nga Peja që nuk tregoi për fenë e saj, duke agjëruar bashkë me kolegët e saj myslimanë gjatë Ramazanit

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:57
Anxhelina, Ardiani

Në vendin tonë përherë ka pasur respekt dhe tolerancë fetare.

Madje një shembull të rrallë e që vlen të duartrokitet është edhe ai i qytetares nga Peja.

Bashkëpunëtori i saj, e ka rrëfyer këtë ngjarje të shkurtë, por që ka marrë mjaftë pëlqime në llogarinë Facebook.

Ardiani ka treguar se si Anxhelina, ndonëse i përket fesë katolike, nuk ka treguar gjatë kohës sa kanë zhvilluar një punëtori së bashku, ajo madje ka agjëruar bashkë me besimtarët myslimanë në Kosovë

Ky është postimi i Ardianit:

Shembull i rrallë ne bote, por qe ndodh ne Kosove…

Kjo eshte Anxhelina nga Peja, eksperte e veteqeverisjes lokale, e qe bashkepunojme me shume se 10 vite ne projekte te ndryshme…

2 jave pas Ramazanit 2019, rastesisht e kuptova qe Anxhelina i takon fese katolike. Gjate punetorive ne kohe te Ramazanit, per hire te respektit tone, Anxhelina ka agjeruar bashke me ne, edhe nuk e kemi dite perkatesine e saj fetare.

Po i bi shkurt kesaj storje e qe deshta me shpernda me ju, qe te sherbej si shembull per gjithe neve, dhe ta deshmoj ate qe ne shqiptaret jemi te unik nga popujt tjere fqinje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat