Toleranca fetare ndërshqiptare dhe dashuria kombëtare - Bota Sot
Toleranca fetare ndërshqiptare dhe dashuria kombëtare

Religjion

Toleranca fetare ndërshqiptare dhe dashuria kombëtare

Nga: Dedë Palokaj Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:42
Dedë Palokaj

Në Kosovë, për shkak të resepektimit të feve në shumë vendbanime të përziera muslimano – katolike, besimtarët katolik nuk kanë mbajtur derra, për hir të familjeve të besimit musliman. Populli shqiptar i Kosovës i besimit musliman, i ka ruajtur manastiret dhe kishat, duke i konsideruar ato si objekte të veta dhe të shenjta fetare, një dëshmi e kulturës, tolerancës dhe e qytetërimit të popullit shqiptar në Evropë.

Përkundër interpretimeve të ndrysheme, populli shqiptarë është një ndër popujt e rrallë, që është dalluar ndër breza për tolerancën fetare dhe për një bashkëjetesë të shkëlqyer me njëri – tjetrin. Shqipetarët në pergjithësi janë musliman (synitë e bektashi) dhe të krishterë (katolik, ortodokës, protestan), pavarësisht nga kjo nuk mund të identifikohen si popull me asnjëherën prej këtyre feve. Shqiptarët e mençur duhet të kuptojnë se feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhemedanë, jemi të gjithë shqiptarë dhe përdorim të gjithë një gjuhë. Në Kosovë, për shkak të resepektimit të feve në shumë vendbanime të përziera muslimano – katolike, besimtarët katolik nuk kanë mbajtur derra, për hir të familjeve të besimit musliman. Populli shqiptar i Kosovës i besimit musliman, i ka ruajtur manastiret dhe kishat, duke i konsideruar ato si objekte të veta dhe të shenjta fetare, një dëshmi e kulturës, tolerancës dhe e qytetërimit të popullit shqiptar në Evropë.

Pa dyshim se sot, ne shqiptarët jemi popull i cili vazhdon të përballet me jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje adeukate. Për fat të keq, historia shpeshherë nuk ka qenë bujare ndaj nesh. Përkundër traditave të pasura dhe të lashta shumëshekullore, fati i jonë ka mbetur një dramë e dhimbshme. Shqiptarët qysh herët janë të njoftuar për synimin e pushtuesve të huaj në trevat tona përmes strategjisë: “përçaj e sundo.” Do të ishte me vend të kujtonim një vlerë të rëndësishme që kemi trashëguar nga historia jonë e përbashkët, një pasuri tejet e çmuar: atë të bashkëjetesës, harmonisës dhe tolerancës fetare. Bashkëkzistenca e që ekziston sot mes nesh, mes shqiptarëve, pavarësisht nga luhatjet sporadike dhe tendencave të grupacioneve të ndryshme ekstremiste, të besimeve të ndryshme, nëse jemi të besimit mysliman, sunit apo bektashinj, apo të besimit të krishterë, katolik, ortodoks, protestant, hebre apo tjetër, përbën sot një vlerë për të cilën duhet të ndjehemi vërtetë krenarë.

Feja ka qenë dhe mbetet një temë madhore për mendimin njerëzor. Ndjenja e fetare është një instinkt natyrshëm i njeriut dhe ai u shfaq që nga kohët më të lashta. Të gjithë njerëzit lindin si qenie religjioze. Religjioziteti është një lloj përshpirtëshmërie me të cilin njeriu lind. Përpjekja e njeriut për t’u lidhur me burimin e jetës së vet qyhet religjiozitet.

Në historinë e popullit shqiptarë nuk hasim raste të dhunës ndërfetare. Abdyl Frashëri shkruan: “Në asnjë vend të botës nuk gjenden njerëz të besimeve të ndryshme që të jetojnë në një miqësi dhe në një harmoni të tillë me atë që jetojnë shqiptarët myslimanë e të krishterë. Madje as në kohët e barbarisë më të thellë, kurrë nuk janë shënuar në Shqipëri grindje, luftëra, as masakra të shkaktuara nga dallime fetare.”

Kemi raste të shumta të shkëlqyera, të tolerancës së mrekullueshme fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të besimit musliman dhe katolik në Kosovë, që nuk mund të gjesh askund tjetër në Evropë. Përshembull, të marrim rastin e njohur të vitit 1914, kur në kohën e Austro – Hungarisë, në Gjakovë, duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, tribuni popullor, Bajram Curri, i thotë Konsullit austriak: “Ne shqiptarët e komunitetit musliman në Gjakovë, i kemi 18 xhami, zgjidhe njerën prej tyre ta bëjmë kishë”. Në Kosovë ka pasur raste deri vonë, kur nën një kulm shtëpie kanë jetuar dy familje, përkatësisht dy vëllezër, njëra e besimit katolik dhe tjetra e besimit musliman, ku toleranca fetare ka qenë për çdo lakmi, sepse gjatë muajit të Ramazanit, femrat e shtëpisë së besimit katolik, kanë qendruar pa gjumë gjatë natës, për t’ua përgatitur “syfyrin”, antarëve të familjes së besimit musliman. Edhe sot hasim familje shqiptare të besimit katolik që shtrojnë “iftar” për vëllezërit e tyre shqiptarë të besimit musliman. Edhe pas kësaj gostije, katoliku ka mbetur katolik, e muslimani musliman, por respekti, nderimi dhe toleranca ndërmjet tyre është shtuar më shumë. Përveç kësaj, në Kosovë, në shumë vendbanime të përziera muslimano – katolike, besimtarët katolik nuk kanë mbajtur derra, për hir të familjeve të besimit musliman.

Shembuj të tolerancës ndërfetare shqiptare

Gjatë sundimit të Perandorisë Otomane, ka pasur raste në Kosovë, kur ky pushtues, i ka luftuar e djegur barbarisht familjet e njohura katolike shqiptare, konkretisht familjen Palokaj nga Gurrakoci të cilës i përkas edhe unë, në komunën e Istogut, ndërsa familja Osmanaj nga fshati Prekallë e po kësaj komune, e ka strehuar dhe mbajtur me bujari këtë familje të madhe të besimit katolik. Përveç kësaj, në Kosovë, populli shqiptar i besimit musliman, i ka ruajtur manastiret dhe kishat, duke i konsideruar ato si objekte të veta dhe të shenjta fetare, një dëshmi e kulturës, tolerancës dhe e qytetërimit të popullit shqiptar në Evropë.

Kemi raste tjera të shumta, të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të besimit musliman dhe katolik në Kosovë, që nuk mund të gjesh askund tjetër në Evropë. Kështu p.sh. në të kaluarën, përkatësisht në vitin 1913, kur brigadat serbo -malazeze kishin pushtuar Rrafshin e Dukagjinit, duke bërë masakra të tmerrshme dhe detyruar shqiptarët e besimit katolik dhe musliman të ndërronin fenë dhe të bëheshin ortodoks, për t’u sllavizuar më lehtë, në atë kohë, ushtria serbo – malazeze kishte tubuar në Gjakovë shqiptarët e besimit katolik në një anë dhe të besimit musliman në anën tjetër, për t’i pushkatuar, mbase nuk donin të ndërronin fenë e tyre. Dhe, për këtë alarmohet ipeshkvi katolik nga Prizreni Imzot Lazer Mjeda, i cili shkon dhe ndërhyn shpejt tek komandanti malazez, duke i thënë, se po nuk i lëshove do të alarmojë Europën, për këtë gjenocid të paparë. Ndërkaq, komandanti malazez, i thotë Ipeshkvit të Kosovës Imzot Lazër Mjeda këto fjalë: “Ja ku i ke, merri katolikët tuaj!” Mirëpo, Ipeshkëvi Mjeda, i përgjigjet kështu komandantit kriminel malazez: “Edhe muslimanët janë të tij, sepse të gjithë janë shqiptarë”. Dhe, më në fund, ai detyrohet t’i lirojë të gjithë ata shqiptarë të pafajshëm.

Mark Milani, vojvodë i Malit të Zi, armik me pushkë dhe “mik” me pendë i shqiptarëve që i ka njohur shumë mirë shqiptarët, ka pohuar në të kaluarën se “sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katolikët kundër myslimanëve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur, sepse Shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë. Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistët italianë të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër, sa që katolikët e ndjenë vetën si të lënë pas dore. Prej fundit të mesjetës e këndej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmjet dy perandorive më të fuqishme të kohës, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Austro – Hungareze. Midis këtyre dy perandorive janë nënshkruar marrëveshje të shumta, të cilat rregullonin barazinë e ndikimeve. Përveç këtyre shembujve të tolerancës fetare dhe të mirëkuptimit vëllazëror, duhet theksuar, patjetër edhe disa raste, kur unë, autor i këtij artikulli me profesionin e arkeologut dhe pjesëtar i besimit katolik, gjatë ekspeditave arkeologjike në rajonet e ndryshme të Kosovës, ku nuk ka fare pjesëtarë të besimit katolik, si fjala vjen në Drenicë, Llap e gjetiu, në të cilat vende më është bërë respekt më i theksuar vëllazëror, pse i takoja një besimi tjetër fetar. Kjo tregon, se populli shqiptar, sa i përket tolerancës fetare radhitet ndër popujt më të qytetëruar në Ballkan dhe në Evropë.

Shembujt, kur në vepër është manifestuar dhe manifestohet toleranca fetare ndër shqiptare, janë të shumtë dhe i përkasin praktikës së jetës së përditshme mbarëshqiptare, qoftë me pjesëmarrje në varrim të pjesëtarëve të feve të ndryshme, qoftë në urime e përgëzime për festat fetare, qoftë në lidhje miqësore, martesore e të tjera.

Shumë shqiptarë të besimit musliman, “kriptokatolikët” apo “laramanët” në veçanti në disa zona shqiptare siç është ajo e Karadakut etj. festojnë Shën Gjergjin, Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën, Shën Ndoun, Shën Markun, Krishtlindjet etj., kurse të krishterët në përgjithësi u bëjnë vizita vëllazërore myslimanëve për festat e tyre të Bajramit, Kurban Bajramit etj. Në vendbanime, ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolik dhe ortodokës, në ditët e ramazanit edhe tregtarët jo – musliman ndalonin shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre.

Po në Kravaseri të Malishevës si dhe në Llapushnik të Drenasit vendasit janë ata që kërkuan rikthimin në fenë e të parëve të tyre si dhe familjet muslimane (Nishor, Lladrovc, Komoran, Drenas etj.) të cilët kërkuan ndërtimin e kishave dhe mbrojtën ndërtimin e tyre, kur disa fanatik filluan shkatërrimin e themeleve gjatë natës siç ishte rasti me ndërtimin e kishës të Shën Abrahamit në kodrinën e fshatit Llapushnik. Ndërtimi i kësaj kishe në Llapushnik vazhdoj kur bujarët, patriotët e mençur shqiptarë e kuptuan rëndësinë e tolerancës fetare dhe realitetin e këtij tempulli se ato janë themelet e kishave të tyre.

Në Kosovë toleranca fetare, e ka burimin dhe vijimsinë nga vizioni largpamës që mbështetet në vetëdijen e lartë kombëtare, në begatinë e së kaluarës kulturo – historike e trashëguar e jo nga “hazbullahët” fanatik të një sekti tjetër ekstremisto – fanatik dhe arabo – islamik të sponsoruar nga Arabia Saudite, e quajtur Vahabiste. Ky grypacion fetar tejet i rrezikshëm, që është paraqitur edhe në trevat tona shqiptare, është në kundërshtim flagrant edhe me vetë filozofinë e jetës fetare muslimane në Kosovë, sepse ky sekt fetar, dëshiron të kultivoj ideologji ekstreme fetare fanatike, duke sjellur deformime në sferën shpirtërore dhe aplikimin kuranor, bile dhe në lëmin e arkitekturës, duke mos e pranuar as stilin e ndërtimit arkitektonik të objekteve fetare, përkatësisht të xhamive, që i takojnë stilit te arkitekturës turko – islamike gjë që është në kundështim me vetë qënien e jetës së kultivuar të besimit musliman me shekuj në Kosovë. Imponimi i sektit fetar, Vehabizmi Radikal Islamik, që predikon një luftë të hapur shfarosëse kundër të gjithë atyre, që mendojnë e veprojnë ndryshe nga ata, është në kundërshtim edhe me vetë qënien e jetës muslimane ndër shqiptarët e besimit musliman në Kosovë, por njëkohsisht, edhe të besimit katolik dhe të besimeve të tjera, që kultivohen në Kosovë dhe në botën mbarë.

Mendjet e ndritura të kombit shqiptarë, prijësit fetarë, filozofët, teologët, shkrimtarët e pse jo edhe politikanët shqiptarë, do të duhej që shembullin e tolerancës fetare ndër ne, ta përhapim kudo, me qëllim për të treguar në vepër tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare shqiptare, një vëlerë e madhe e popullit tonë. Faik Konica shkruan: “Është e nevojshme që shqiptarët e mençur të kuptojnë që feja është një gjë veç kombit, që para se të jemi të krishterë a muhemedanë, jemi të gjithë shqiptarë dhe përdorim të gjithë një gjuhë.” Andaj të mos i gjykojmë askënd në bazë të përcaktimit fetar, por në bazë të veprave që i bën. Toleranca fetare edhe kur ekziston, nuk mjafton, ajo duhet të shndërrohet në dashuri për njëri – tjetrin, në tolerance fetare dhe dashuri kombëtare.

Tolerancën fetare të shqiptarëve e kishte veçuar shumë bukur Faik Konica kur thotë: “Për ato që janë thënë për skepticizmin, ka ndikuar mbi të gjitha çudia e grekve dhe e turqve, kur shikonin tolerancën dypalëshe të shqiptarëve në këtë pikë. Muhamedanët nuk janë këtu muhamedanë të vërtetë, ashtu edhe të krishterët nuk janë tamam të krishterë – i kishte thënë Torezit një oficer turk, tre çerekë shekulli më parë. Po – nënvizon Konica – vërtetë nuk ishin të tillë, sepse për të qenë të tillë, të krishterë ose myslimanë të mirë, duhej t’i nxirrnin gurmazin njëri-tjetrit, siç ishte zakon në pjesët e tjera të perandorisë turke.”

Shqiptarët nuk kanë qenë as nuk janë fetarë në kuptimin e plotë të fjalës. Sipas studimit të “Gallup Internacional” për vitin 2012 i cili është marrë me nivelin e religjiozitetit të shqiptarëve del se diku rrethë 30 – 40% e gjithë shqiptarëve në total janë jofetarë, pa ndonjë interesë për fe, d.m.th ateist ose agnostik. Studimi i “Gallup -it” ka nxjerrë se mbi 60% të shqiptarëve në Shqipëri nuk janë fetarë.

Poeti i shquar, veprimtari patriot dhe revolucioanari shqiptar, Anton Zako Çajupi shkruan: “Të krishterë e mysliman Zoti i gatoi në një baltë”. Këtë vlerë traditore tejet të çmuar të quajtur tolerancë fetare që na është lënë në trashëgimi, t’ua lëmë si stafetë brezave të ardhshëm të rinjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...