Hoxha Drilon Gashi: Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se namazi është shtylla kryesore e fesë

Religjion

Hoxha Drilon Gashi: Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se namazi është shtylla kryesore e fesë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 10:50
Drilon Gashi

Imami i përjashtuar nga BIK-u, Drilon Gashi, i cili njihet për ligjerata të cilat nga shumë të tjerë konsiderohet si kontraverse, ka dhënë një deklaratë ku thotë që namazi është shtylla kryesore e fesë.

Gashi, nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka shkruar se “Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se namazi është shtylla kryesore e fesë”.

Ai gjithashtu ka thënë se sot në vendin tonë gjenë në  shumë njerëz tiranë, të korruptuarë, nepotistë, prej atyre që hanë paranë publike, gënjeshtarë, hipokritë  që vrasin gra dhe fëmijë dhe njerëz të pafajshëm në emër të Zotit dhe Profetit.

“Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se (namazi është shtylla kryesore e fesë).

Ju sot gjeni se shumë tiranë, të korruptuarë, nepotistë, prej atyre që hanë paranë publike, gënjeshtarë, hipokritë dhe kriminelë që vrasin gra dhe fëmijë dhe njerëz të pafajshëm në emër të Zotit dhe Profetit, kur muezini e thirrë ezanin, shkojnë për tu falur, bile në safat e parë. E agjërojnë edhe Ramazanin, e ndoshta shkojnë edhe në Qabe”, ka shkruar Gashi.

Gashi ka shtuar që ne besojmë gabim kur mendojmë që se vetë ne jemi muslimanë në rrugën e drejtë dhe se vetëm ne do të hyjmë në xhenet.

“Megjithëkëtë, namazi, agjërimi dhe haxhi i tyre që i ndalon ata nga ligësia dhe punët e fëlliqta.
Sunduesit arabë, shumë prej tyre falen, mirëpo hanë me lugë ari ndërsa popujt e tyre janë të varfër dhe të uritur dhe ende edhe sot e kësaj dite jetojnë në shtëpi prej kashte, balte dhe kallaji dhe në varre.
Ka plotë të tillë edhe në vendet tona.
Ne besojmë gabim, injorancë, padrejtësi dhe agresion kur themi se vetëm ne jemi muslimanë në rrugën e drejtë dhe se vetëm ne do të hyjmë në xhenet, ndërsa ata që nuk falen, janë armiqë, të pabesë dhe politeistë që do të digjen përgjithmonë në zjarrin e xhehnemit!!!
Ne me këtë mentalitet dhe injorancë jemi bërë marre dhe përrallë e të gjitha komuniteteve tjera të botës.
A ende nuk po kuptojmë?!”, ka përfunduar Gashi.

Imami Drilon Gashisë fundi është përjashtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, për shkak të disa ligjeratave të tij, që kishin të bënin kryesisht për Teorin e Evolucionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat