Historia e meshtarëve shqiptarë në Kishën Katolike të Zvicrës, nis nga don Lazër Shantoja e vazhdon me don Marjan Markun

Religjion

Historia e meshtarëve shqiptarë në Kishën Katolike të Zvicrës, nis nga don Lazër Shantoja e vazhdon me don Marjan Markun

Nga: Lekë Mrijaj Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 18:33
Kisha

Historia e angazhimit të priftërinjve shqiptarë në Kishën Apostolike Katolike të Zvicrës nuk daton nga sot por që nga vitet tridhjeta të shekullit të kaluar. Pikërisht aty në famullinë La Motte të Jurës berneze, ka shërbyer meshtari dhe shkrimtari i njohur shqiptar nga Shkodra, don Lazër Shantoja.

Siq shkruajn burime të ndryshme zyrtare të huaja dhe vendor, shqiptari nga Kosova i cili është edhe misionar i Kishës Katolike Apostolike don Marjan Marku, nga sot, është zgjedhur në Kapitullin e Katedrales të Ipeshkvisë së St. Gallenit, i cili nga sot është bashkëpunëtori më i ngusht i ipeshkvit në kantonin e St. Gallen.

Është meshtari i parë me prejardhje të vendet e huaja dhe shqiptari i parë në përgjithësi që zgjidhet në këtë detyrë të lartë misionarike.

Image

Kapitulli i Katedrales së Ipeshkvisë së St. Gallenit përbëhet nga pesë kanonikë rezidencialë, të cilët veprojnë si këshilltarë dhe bashkëpunëtorë të ipeshkvit në ordinariat ose në qytetin e St.Gallenit dhe nga tetë kanonikë jorezidentë, të cilët veprojnë si famullitar në terren të ipeshkvisë, që me konkret quhen kanonikë ruralë i cili me 6 nëntor kanonikët kanë zgjedhur famullitarin e njësisë pastorale Walensee për kanonik rural dhe tashmë është kompletuar komiteti prej 13 anëtarësh...

Don Marjan Marku, veç vendeve të tjera ( si kapelan në Novosellë - Kosovë nga viti 1988-1993, Austri 1993-1999 ) për mbi dymbëdhjetë vite të tëra pikërisht që nga themelimi i saj nga viti 2009, sherbeu në Littau dhe në Sirnach të Zvicrës ku ishte edhe një themelues i Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës Lindore. Ndërsa
2012-2014, është bërë meshtar i pavarur i një bashkësie famullitare brenda diocezës së St. Gallenit.
Don Marian Marku, është i lindur në vitin 1963, në Binçë të Vitisë. Ai ka studiuar teologjinë në Sarajevë dhe në vitin 1988 ka marrë thirrjen e priftit ( i shuguruar përnjëherë me po në të njëjtën ditë-meshë me
dom Lush Sopin, dom Tomë Karricën, dom Kelmend Spaqin e dom Mato Jakovic, mbi tridhjetë e një vjetë më parë në shenjtëroren e "Zojës së Madhe" në Letnicë të Kosovës).

Marrja e detyrës së don Marjan Markut, për kanonik do të bëhet më 18 Janar 2020 në ora 17:30 në meshën festive në katedralen e St.Gallen-it, meshë e cila do të celebrohet nga ipeshkvi, mons. Markus Büchel.

Vlen të potencohet për të dhe Grigjën në mbarë Dioçezën Prizren-Prishtinē, pikërisht para tre vitesh ishte një ndjenjë e veçantë sepse don Marjan Marku, më 4 shtator 2016, s'bashku me Papa Françeskun mori pjesë në meshën e Shënjtrimit të Shën Nënë Terezës..

Mbrëmë para orëve të mesnatës, ishte don Lekë Oroshi, i cili pak a shumë përmes rrjetit social na bëri me dije permes një postimi për një "Lajm të Mirë" pikërisht të zgjedhjes së don Marjan Markut, si kononik në Kapitullin e Katedrales të Ipeshkvisë së St. Gallenit, duke thënë veq tjerash në postimin e tij: " Lajmi mirë do të vonohët pak... Por është rrugës... Të gjithë do të gëzohemi. Përshëndetje e respekt". publikoj në rrjetin social, don Lekë Oroshi.

Ndërsa krijuesi i mirënjohur shqiptar e teologu, z. Marjan Sebaj, tha se: "Lajm i mrekullueshëm! neve na bënë krenar dhe ngritw emrin e vendbanimit tonw të lashtë, Binçën mbarë Kosovën dhe popullin shqiptarë".

Don Marjan Markut, nga ky publikim përmes gazetës prestigjioze kosovare "Bota Sot" i dëshiroj shëndet dhe mbarësi në detyrën me të re të zgjedhur të kanonikut në Katedralen e Ipeshkvisë së St.Gallenit. Paçi mbarësi e Zoti ju bekoftë me Hiret e Tija i dashtuni don Marjani!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat