Teqeja e Gjakovës është vetëm maja e Ajsbergut

Religjion

Teqeja e Gjakovës është vetëm maja e Ajsbergut

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 17 janar 2020 Në ora: 10:24
Teqeja e Gjakovës

Mbishkrimi arab në teqenë e Gjakovës është vetëm Maja e Ajsbergut. Shëmtira të tilla në Dardani e në Shqipëri ka me dhjetëra.

Në kështjellën e Krujës turqit e kanë rindërtuar xhaminë fringo të re, kështu që turistët në vend të kambanave të kishave të kohës së Gjergj Kastriotit, që nuk janë, i pret zëri çjerrës i hoxhës nga altoparlanti. Të huajt vinë të vizitojnë simbolin e rezistencës anti turke, ambientin arbëror të krishterë, ndërsa u del në rrugë simboli i pushtimit turk- xhamia. Sa kisha kishte Kruja, ndërsa nuk i ka sot.  

Në kështjellën e Prezës, Tika turke ka ndërtuar xhami mbi rrënojat e kishës mesjetare të Shën Gjergjit! Keni parë shpërfytyrim më të madh?

Bektashinjtë, një sekt mysliman -iranian që janë mburr për frymën kombëtare, pse e lejuan Tikën turke, myslimanë të sektit armiqësor, t’ua rindërtojnë e shëmtojnë teqenë në Gjakovë?

Pare e madhe ky hy nën dorë, me tha një gjakovar i mirë informuar. Dhe Tika i ka shkel të gjitha institucionet qendrore e lokale, prandaj të gjithë heshtin, që të mos u del turpi në sipërfaqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat