Besimtarë bektashinj, gëzuar 7 gushtin

Religjion

Besimtarë bektashinj, gëzuar 7 gushtin

Nga: Azgan Haklaj Më: 8 gusht 2020 Në ora: 12:50
Azgan Haklaj

U ngjitëm dje në Malin e Shenjtë të Shkelzenit me Kryegjyshin Botërorë Edmond Brahimaj, për të kujtuar  misionarin, Sari Salltikun.

Në këtë amfiteatër natyrorë, në sofrën e perëndive, ku rrinë orët e shqiptarisë, "Nderi i Kombit" Dervish Luzha e Rexhep Beli shtrenguam duart me qindra besimtarë bektashinjë dhe u lutëm sëbashku për ngadhënjimin e jetës mbi vdekjën, mbi antiKrishtin, covidin 19-të, ideuar nga mendjet satanike të darvinëve të rinjë, të cilët po kërcënojnë njerëzimin me këtë luftë biologjike.

Pritëm me kënaqësi Kryegjyshin Botërorë në kullat e haklajve në odën e Ag Rrustem Haklajt, të bërë vetë prej tij.

Po kush ishte Ag' Rrustemi?!

Ishte i biri i Rrustem Sadrisë "Deshmor' i Atdheut", kushëri i "deshmorëve të Atdheut" Man Arif Haklaj dhe Zmajl Plak Haklaj, stërnip i Shpend Zeqir Haklajt, veprimtarit të shquar të çeshtjes kombëtare për disa dekada, i cili ishte plagosur në Betejën homerike në Shtimje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me hordhitë otomane, me dt 21 prill të vitit 1881.

Shpend Zeqiri sëbashku me të bijtë dhe vëllain e tij Groshin u shquan në kryengritjen e vitit 1910-të, kundër xhonturqëve.

Në luftërat spartane të Gashit, në kodrat e haklajve mbeti në fushën e nderit Man Arifi, nipi i Shpendit

Shpend Zeqiri, për kontributin e tij të shquar në shërbim të Atdheut është nderuar me "Medaljen e Trimërisë".

Ai ka qenë kryetar i "Islihatit",  komisonit të pajtimit për Rrafshitn e Dukagjinit.

Stërnipi i tij, mjeshtëri i madh i drurit dhe i gurit Ag' Rrustemi ishte një artist universal që i tejkalonte permasat kombëtare.

Instrumentisti i talentuar, i papërseritshëm e bënte vetë bilbilin, fyellin, lahutën, çiftelinë, sharkinë, violinën, mandolinën dhe u binte të gjithave në mënyrë të përsosur.

Kaq i talentuar ishte sa arrinte të krjonte tinguj brilantë  me gjithçka që kishte në dorë.

Me magjinë e tingujve të veglave të tij luanin në Luginën e Gashit, zanat e shtojzovallet, orët e maleve.

Fluturonin shpatat e kreshnikëve të Jutbinës, Mujit dhe Halilit mbi kokat e krajlive serbe. 

Fluturonte topuzi i Gjergj Elez Alisë mbi bajlozët e detit. Mahniteshin vetë perenditë.

Tingujt e lahutës së Ag' Rrustemit kanë jetësuar Eposin e Kreshnikëve.

Ai dinte përmendesh të gjitha vargjet e Lahutës së Malësisë.

Ishte njëri prej themeluesve kryesorë të Ansamblit Dardania.

Ky Ansambël, shtylla vertebrale e të cilit ishte Aga sëbashku me familjen e tij ka fituar disa çmime kombëtare e ndërkombëtare. 

Ag' Rrustemi ka gdhendur në dru ballinën e Muzeumit të Qytetit të Bajram Currit.

Populli e ka pagëzuar prej shumë dekadash "Mjeshtri Ynë".

Me veprën e tij shumë dimensionale krenohet Familja Haklaj, Gashi i Gurit, Tropoja, Malsia e Gjakovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat