Objektet e kultit në shërbim të zotit dhe kombit!

Religjion

Objektet e kultit në shërbim të zotit dhe kombit!

Nga: Nazif Laçi Më: 14 tetor 2020 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Trojet pellazgo-iliro-arbëroro-shqiptare, për fatin e keq janë pushtuar nga shumë armiqë siç janë: Romak, avar, bizantin, sllav, osman e përseri sllavo-ortodoks e grek. Prandaj, këta armiq lanë refleksione negative te popullata autoktone shqiptare, qofshin ato njerëzore, ekonomike, politike, religjioze etj. Njëra ndër plagët më të rënda është shumëllojshmëria e religjioneve ndërshqiptare, atëherë kur mungon vetëdija dhe zgjimi kombëtar, s’do mend se janë konfesionet në shërbim të të huajve si ai katolik, ortodokës, islam e të tjerë.

Armiqtë e të gjitha ngjyrave me mjeshtri e kanë përdor relegjionin si mjet efikas, për interesa të tyre për përçarjen dhe sundimin e shqiptarëve. Kjo dukuri negative është prezente edhe në ditët tona. Kjo e keqe po zhvillohet nëpërmes objekteve të kultit në të tri besimet ndërshqiptare (katolik, ortodoks dhe islam), ku një numër i këtyre prijsëve nuk kanë fare zgjim kombëtar ose janë të shitur për shërbime të huaja.

Nëse shikojmë me vëmendje se kush po gjindet në ballë të këtyre bashkësive fetare dhe shikojmë veprimet e tyre, është për të ardhur keq, sepse ata nuk po i shërbejnë me nder të madhit ZOT dhe interesit të kombit. Kur shikohen Xhamit tona të shumta në shikim të parë ato duken si me qenë në shtetet arabe, apo turke, ngase kanë simbole kombëtare të huaja, në to nuk ka fare elmente të kombit shqiptar, ku, xhemati i tyre është tërësisht i popullit shqiptar.

Edhe lutjet që zhvillohen nëpër xhamit tona, pjesa dërmuese zhillohet në gjuhën arabe e jo shqipe. Citatet (ajetet) Kuranore ilustrohen me shembuj arab e jo shqiptar.. Një gjë e tillë, por më pak e ngarkuar me elemte të huaj qëndron edhe te kishat shqiptare katolike. Gjendja më e rënd qëndron te besimi ortodoks shqiptar. Në ball të bashkësisë fetare ortodokëse shqiptare qëndron një kryegjelat grek, që luan rolin e një agjendi të sigurimit ushtark grek. Ky njeri nuk flet dhe predikon në gjuhën shqipe, por në gjuhën greke. Tërë aktiviteti i tij në kishë dhe vende publike zhvillohet në interes të greqizimit të popullatës shqiptare. Këtë mund ta vreni me pagzimin e emrave të fëmijëve shqiptar me emra grek, me propogandë antishqiptare dhe me ndikime të mëdha në politikë. Janë penguar shumë veprime që kanë ndërmarrë komuniteti për ngritjen e monumeteve, memorialeve kushtuar viktimave të shqiptarëve nga shovenizmi grek gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është për çudi si në kohën e Nolit të madhë është mëvetsëuar kisha ortodose shqiptare në Bostan të Amerikës, kurse tash në mileniumin e tretë kjo bashkësi fetare shqipatare udhëheqet nga një grek. Në këto rrethana mendoj që ndikimi i shtetit duhet të jetë prezentë duke bërë nxjerrjen e ligjin mbi konfesionet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat