Kisha e përvetësuar Shën Pjetrit dhe Palit në Ujëmirë

Religjion

Kisha e përvetësuar Shën Pjetrit dhe Palit në Ujëmirë

Nga: Haxhi Mehmetaj Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:27
Kisha e Ujëmirit (foto dhe dizajn: Dukagjin Mehmetaj)

Gjykuar sipas gurëve të ripërdorur të themeleve, fasadës së jashtme veriore ku hetohet muri i vjetër, kisha është ndërtuar dhe adaptuar mbi themelet dhe muret e një kishe paleokristiane të shekujve IV – VI pas Krishtit. Në publikimet e mëparshme kisha është datuar në periudhën e shekujve XIII- XIV deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI, ndërsa nuk janë venë në pah gjurmët e themeleve dhe të mureve të antikitetit të vonë. Kisha është përvetësuar në fillim të shekullit XX nga popullata serbe dhe ka qenë në përdorim deri para 30 vitesh. Është granatur dhe dëmtuar në Luftën e vitit 1999 nga forcat serbe.

Në fshatin Ujëmirë të  komunës së Klinës, mbi një kodër në veriperëndim të fshatit, më emrin Kodra e Kishës ndodhet kisha mesjetare e Shën Pjetrit dhe Palit. Kisha është ngritur në sheshin më të lartë  të rrethit të tretë të mureve rrethuese të kështjellës së antikitetit të vonë të shekujve IV – VI pas Krishtit. Gjykuar sipas gurëve të ripërdorur të themeleve , fasadës së jashtme veriore ku hetohet muri i vjetër, kisha është ndërtuar dhe adaptuar mbi themelet dhe muret e një kishe paleokristiane të shekujve IV – VI pas Krishtit. Ky mendim përforcohet aq më tepër po të kihet parasysh edhe zbulimi brenda kishës i tri pjesëve të arkitekturës, të përfaqësuara nga një bazamenti i shtyllës, një kapiteli dhe të një fragmenti dekorativ, të punuara nga mermeri.

Kisha është me dimensione 19.70 x 6.20m, më një absidë të rregullt gjysmërrethi në anën lindore. Ajo ka qenë e ndërtuar nga gurët ranor vendor dhe nga gurët e punuar gëlqerorë të periudhës së antikitetit, në përdorim dytësor. Lartësia e mureve të saj arrijnë nga 3.40m deri në 5.50m.  Trashësia e mureve të jashtme anësore arrijnë nga 1.10 deri në 1.20m, ndërsa trashësia e mureve të jashtme nga 0.80 – 1m. Kisha e restauruar dhe me gjasë e ndryshuar në vitet 60 –ta të shek. XX nga ish Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës  të Kosovës, përbëhet prej tri pjesëve, të cilat lidhën më dyer njëra më tjetrën. Muret e kishës kanë qenë të zbukuruar më afreske nga cikli i motiveve biblike në stilin e kishave të bregdetit shqiptar. 

Në publikimet e mëparshme kisha është datuar në periudhën e shekujve XIII- XIV deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI, ndërsa nuk janë venë në pah gjurmët e themeleve dhe të mureve të antikitetit të vonë. Kisha është përvetësuar në fillim të shekullit XX nga popullata serbe dhe ka qenë në përdorim deri para 30 vitesh. Është granatur dhe dëmtuar në Luftën e vitit 1999 nga forcat serbe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat