Edhe në Kishën "Zoja e këshillit të mirë", në Klinë nga sot nisi, treditëshi shenjtë i Pashkëve

Religjion

Edhe në Kishën "Zoja e këshillit të mirë", në Klinë nga sot nisi, treditëshi shenjtë i Pashkëve

Nga: Lekë Mrijaj Më: 1 prill 2021 Në ora: 21:17
Kisha

Treditëshi shenjtë i Pashkëve janë ditët më të veçanta në të cilën njerëzit mund të meditojnë, reflektojnë në mënyra të ndryshme, pra qe të lutën e përjetojnë mundimet, vdekjen dhe ringjalljen e Jezuit.

Sikurse në mbarë botën katolike edhe Famullia jonë "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, (pjesë e Dioçezes Prizren-Prishtinë) përmes ritualeve, shërbesave e liturgjive kishtare po i kremtom për shpirtërisht, denjësisht dhe përvujtërisht momentet të kalvarit që kaloi Jezusit i Nazaretit deri në Ringjalljen e Tij të paralajmëruar...

Sot, me 1 prill 2021, në ora 18:00, në kuadër të Enjtes së Madhe, në pjesëmarrjen e besimtarëve të famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë, është celebruar mesha e Enjtes së Madhe të Shenjtë e “Darkës së fundit''. Ne këtë meshë përmes lutjeve, është përkujtuar edhe historiku i themelimit të Eukaristisë Shenjtë.  Meshën në fjalë e kremtoi famullitari i ynë i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë", në Klinë, dom Agim Qerkini i shoqëruar nga ministrantët e kori i Kishës sonë.

Sipas kalendarit zyrtar të Kishës Katolike, e Enjtja e Madhe i dedikohet plotësisht Darkës Mistike që vetë Jezusi e kremtoi me të dymbëdhjetë apostujt e Tij e qe na e dhuron plotësisht vetveten e Tij, përmes Shëlbimit duke na lënë trashëgimi Eukaristinë (themelimin e Kishës) përmes "...Pjetër Shkëmbit"!!

Pas predikimit të Ungjillit të Shenjë, nga ana e dom Agimit, është bërë edhe larja e këmbëve. Rituali i Larjes së Këmbëve, është realizuar në përkujtim kur Jezu Krishti i'u ka larë këmbët 12 apostujve me të cilin dom Agimi, në simbolikë i kishte pazgjedhur dymbëdhjetë pjesëtarë të famullisë (pjesë e së cilës isha i përzgjedhur edhe unë pra për të tretën herë) në simbolikë të apostujve të Jezusit pikërisht në interpretim të porosisë së Jezusit ashtu siç ju kishte thënë apostujve vetë Jezusi qe te jenë gjithmonë me modesti e në shërbim të grigjës, besimtarëve e njeri tjetrit duke thënë: "... bëni këtë në përkujtimin tim".

Image
Kisha

E përgëzoj dhe e falënderoj dom Agimin, për shërbesën, liturgjinë, bekimin dhe uratën e tij profetike. Uroj qe të kemi një treditësh të Shenjt me plotë hire hyjnore. Zoti e bekoftë njerëzimin vullnetmirë mbi tokë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat