Bëjini martirë të kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë klerikët patriotë shqiptarë

Religjion

Bëjini martirë të kishës ortodokse autoqefale të Shqipërisë klerikët patriotë shqiptarë

Nga: Pirro Prifti Më: 9 prill 2021 Në ora: 10:01
Pirro Prifti

Drejtuar kishës ortodokse  autoqefale të Shqipërisë - k.o.a.sh. Drejtuar fortlumturisë së tij - Anastas

Në kuadrin e një shteti laik për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar shqiptar dhe për  të  kujtuar klerikët patriot ortodokse shqiptarë, ne, Intelektualët Ortodokse të Tiranës nëpërmjet Grupit Intelektual Ortodoks të Tiranës i propozojmë  Kishës Ortodoksë

Autoqefale të Shqipërisë, të marr në konsideratë  bërjen ``Dëshmorë-Martirë``  të Kishës sonë  Ortodokse Autoqefale tw Shqipërisë, dhe vendosjen e tyre në  Kalendarin ortodoksë të K.O.A.SH.,- gjashte klerikëve të cilët kanë qenë edhe Kryepeshkopët e Shtetit Shqiptar të  cilët kanë drejtuar KOASH që nga themelimi i kësaj Kishe deri në ditët e sotme si dhe të katër  klerikëve të tjerë ortodoksë shqiptarë.    

Këta janë:

-Fan Stilian Noli (Mavromati)-

 `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Parë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (21/11/1923-1924) i cili e bëri Krishtin të flasë shqip, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar

-Kryepeshkopi Vissarion Joan Xhuvani –

`Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Dytë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1924-1937) i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar

-Kryeppeshkopi Kristofor -

(Kristofor (?) Kissi) - `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Tretë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1937-1948), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar

- Kryepshkop Paisi-

(Pashko (?) Vodica)- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Katërt i

Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1949-1966), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar

- Kryepeshkopi Damian -

(Dhimiter (?) Kokoneshi )- `Dëshmor` i KOASH, si Kryepeshkopi i Pestë i

Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë (1966-1967), i cili Ruajti me vendosmëri Autoqefalinë, dhe të vendoset në kalendarin orthodox në një datë të caktuar.

B.. Klerikëve ortodoksë dhe Patriotëve ortodoksë, që dhanë kontribut në forcimin e Autoqefalisë së Kishës ortodoksë të Shqipërisë, dhe të vendosen në kalendarin orthodox në një datë të caktuar.

-Kostandin Kristoforidhi –Dëshmor I Koash

-Papa Kristo Negovani -Deshmor I Koash

-Mihal Grameno -Deshmor I Koash

-At Stath Melani -Deshmor I Koash

Jemi të hapur edhe për vlerësime të tjera nga K.O.A.SH., dhe për përmirësimin e teknikaliteteve sipas kërkesave të Ortodoksisë.

Ky propozim bëhet në kuadrin e respektimit të drejtuesve të Komunitetit tonë Orthodoks dhe në kuadër të respektimit të këtyre Martirëve të Shqipërisë të cilët u përpoqën, punuan, dhe sfiduan regjimet në fuqi për të ruajtur dhe prosperuar Komunitetin tonë orthodoks  shqiptar, identitetin dhe traditat tona të jashtëzakonshme e të lashta duke ruajtur besimin e krishterë.

Grupi i intelektualeve ortodoksë të Tiranës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat