Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë

Religjion

Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë

Nga: Gjon Keka Më: 23 prill 2021 Në ora: 10:37
Gjon Keka

Dita e Shën. Gjergjit është ditë feste pranverore, e cila nënkupton daljen nga dimri i ftoftë në pranverën me lule dhe diell, poashtu ka kuptimin edhe të mposhtjes së dragoit të dimrit sipas mitologjisë. Ndërsa i vetmi që arriti ta mposhtë atë ishte Shën Gjergji.

Shën Gjergji te ne si popull është festuar gjithmonë ,kur unë isha i vogël ne e festonim si fëmijë atë dhe ishte një nga festat më të bukura të pranverës.

Emri i shën Gjergjit te ne si popull është trashëguar brez pas brezi, dhe jo rastësisht edhe Gjergj Kastrioti mbante atë emër të një martiri të madh. Madje shumë kronist dhe historian europian e cilësojnë Gjergj Kastriotin si Shën Gjergji i mesjetës i cili mposhti armikun e madh të asaj kohe.

Ajo që është e rëndësishme të nënvizohet këtu është se pikërisht dita e festës së Shën Gjergjit tradicionalisht i bie me Ditën e festës botërore të Librit, një mishërim ideal i shpirtit të një martiri me atë të një shkrimtari, shkencëtari, poeti etj.

Gëzuar dita e Shën Gjergjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat