E thotë ky hoxhë: Gruaja dhe burri janë të barabartë në Islam

Religjion

E thotë ky hoxhë: Gruaja dhe burri janë të barabartë në Islam

Më: 3 maj 2021 Në ora: 06:31
Hoxhë Enis Rama

Hoxhë Enis Rama foli për të drejtat e gruas dhe të burrit në fenë Islame.

Ai ka thënë se Islami është shumë komod karshi gruas.

“Tema e gruas fatkeqësisht është e bastarduar skajshmërisht, jo vetëm tek ne por historikisht është keqpërdorur nga qarqet e caktuara për ta njollosur islamin”.

“Islami ka folur me shekuj për gruan që i takon trashëgimia kur hala njerëzit nuk i kanë trajtuar siç duhet….”, u shpreh ai.

Tutje ka treguar se sipas islamit gruaja me burrë është e barabartë, mirëpo edhe barazia duhet ditur mbi çfarë baze ndërtohet.

“Nëse barazia mes dy gjinive ndërtohet mbi atë që ty të takon kjo, mua kjo, pa shikuar a është e drejtë. Këtë barazi unë nuk e pranoj, është e pabarabartë. Nëse barazia ndërtohet mbi bazën e drejtësisë dhe marrjes në konsideratë dallimet ndërgjinore, kjo po. Kjo është që islami e synon”, tha ai.

“Pa Ajshen, gruan e Muhamedit, nuk ka fe”, theksoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat