Eksterritorialiteti i tempujve religjioz – politizim i religjionit

Religjion

Eksterritorialiteti i tempujve religjioz – politizim i religjionit

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:54
Prof. Dr. Zija Lleshi

Eksterritorialiteti si e drejtë për t'u njohur si në territore të shtetit të vet, në një shtet të huaj, zakonisht ka të bëjë me Ambasadat, përfaqësuesit diplomatik, legatat, anijet etj. të ndonjë shteti, që gëzojnë eksterritorialitet në shtetin tjetër. Por ata/ato kurrsesi nuk mund të krahasohen me tempujt religjioz që, kudo që gjinden, u takojnë të gjithëve nga cilido shtet, pa pasur nevojë për eksterritorialitet, këndej apo andej vijës territoriale kufitare, pavarësisht nga kombi apo rasa. Tempulli religjioz, kudo që ai gjendet, është i të gjithëve që i përkasin atij religjioni. Madje është i hapët edhe për të tjerët të religjioneve tjera që shprehin interesim. Përpos këtij aspekti religjioz, eksterritorialiteti i tempujve religjioz është i dëmshëm edhe nga aspekti sociopolik për faktin se në fillimin e tij është hap i parë i ekspansionizmit religjioz, me tendencë që mandej të kalojë në ekspanzionizenizëm nacional e shtetëror me kufijtë e gatshëm, të planifikuar, të programuar e të përgatitur më parë.

Besimtarët konsiderohen në mes veti vëllezër brenda të njëjtit religjion. Eksterritorialiteti i tempujve religjioz vendos vija izoluese e vija shtesë ndarëse dhe vija të eksluzivitetit për disa besimtarë të të njëjtit religjion dhe ekstradon nga tempulli religjioz ata individ, edhe pse po të njëjtit religjion, të cilët për nga veçoria e tyre nuk i takojnë veçorisë nacionale në të cilën është bazuar dhe është favorizuar ai eksterritorialitet. Ai bënë ndarjen dhe copëton tërësinë religjioze të njerëzve në “Ne” dhe në “Ata”, e cila është në kundërshtim fondamental me idenë universale të religjionit, respektimin e barazisë të të gjithëve brenda tij, qasjen e lirë tempullit fetar në çdo moment pa pengesa e barriera dhe lutjën e përbashkët Zotit, shënimin e festave të shenjta dhe aktivitete tjera shpirtërore brenda tempullit në mënyrë kolektive.

Kështu që nëpërmjet atij eksterritorialiteti ftesa për pjesëmarrje e lutje kolektive në tempull për ritet fetare bëhet e penguar me kufizime të shumta. Besimi është diçka e shenjët. Ai kërkon shenjtëri në sjellje, shenjtëri në lëvizje të lirë, shenjtëri në komunikim, shenjtëri kudo dhe shenjtëri për çka do dhe nga të gjithë. Eksterritorialiteti vendos barriera, vendos kontroll hyrje/dalje territoriale, me viza apo pa viza, vendos dyshime, vendos pabesi etj., etj., për të tjerët (për “Ata”), gjëra pra që janë në kundërshtim të thellë me qasjen e lirë të tempullit që duhet ta disponojnë të gjithë besimtarët në çdo kohë, të të njëjtit religjion apo (Bujrëm!)edhe të religjioneve tjera.

Eksterritorialiteti i tempullit religjioz pra bënë ndarje të vëllezërve që i takojnë të njëjtit religjion. Bëhet predikues i kundërt me atë që predikon religjioni,  dhe kundërshtari më i rreptë i idesë kryesore të vetë atij religjioni për përhapjen dhe shtrirjen e tij pa barriera anë e përtej çdo kufiri ndarës. E ndarjen, sigurisht, nuk e ka thonë  Zoti. Këto janë argumente mjaftë bindëse të cilat idenë e eksterritorialitetit të tempujve religjioz e shpërfaqin si irracionale, tendencioze,  politike dhe primitive. Si i tillë eksterritorialiteti i tempullit religjioz është i papranueshëm si për Zotin ashtu edhe për besimtarin.

Ngjarja negative dhe e dëmshme e vitit 2004 me djegien e kishave ortodokse serbe në Kosovë, duke i dhënw nga të tjerët karakter ekskluziv politik kosovar, nuk mund të jetë arsye dhe nuk bënë të trajtohet si e izoluar vetëm në relacion me Kosovën, por duhet të trajtohet në kompleksin e përgjithshëm edhe të djegieve të shumta të mëhershme të tempujve religjioz mysliman edhe jashtë Kosovës, në Bosne e Hercegovinë, ku jetojnë myslimanët, dhe si reaksion e hakmarrje për ato djegieje të panumërta nga Serbia. Ajo ngjarje ka qenë manipulim me ndjenjat e ekstremistëve e shpikje kriminalo - politike e reaksionit politik serbomadh  e programuar si një ndërmarrje e përbashkët e ekstremistëve religjioz serbë e shqiptarë për nxitje, konfrontim e  përçarje në mes dy kombeve – formulë e moçme shekullore e serbomëdhenjve – përpjeke që nëpërmjet ekstremistëve fetarë dhe veprimeve të ndyta e të dënueshme të tyre të njollosin politikën e drejtë të Kosovës, posaçërisht e me mllef pas çlirimit Kosovës dhe disfatës serbomadhe, përpjekje për keqpërdorim dhe instrumentalizim të shenjtërisë së religjionit për qëllime politike të ndyta ekspansioniste territoriale serbomadhe.


Shqiptarët në një periudhë të gjatë historike shumëshekullore kanë dëshmuar tepër bindeshim e pandërprerë të kundërtën, dhe se kanë respekt dhe nderojnë  si dhe mbrojnë vendosmërisht tempujt religjioz katolik dhe ortodoks, nga respekti për lirinë e përcaktimit religjioz të njerëzve, sepse edhe vetë shqiptarët kanë përcaktim të lirë, dhe sot, përpos myslimaneve, kanë edhe katolik dhe ortodoks në gjirin e vetë, si dy gjymtyrë të të njëjtin trup. Dëmtimi i njerëz gjymtyrë të trupit bëhet kancer për tërë trupin. Të gjithë shqiptarët, i madh dhe i vogël, çdo nxënës fillorist dhe shkollarë tjerë, këtë thjeshtësi e mësojnë që në fëmijëri, në familje, në shkollë, kudo, dhe këtë e dijnë si një e një që bëjnë dy. Kushdo i huaj që mundohet të bëjë përçarje në atë aspekt e të luajë në atë letër, ndeshët me mallkimin e njeriut dhe të Zotit, me dështimin e sigurt dhe dënimin e merituar institucional. 

Kuptohet se asnjë qeveri e Kosovës, e pra as Qeveria Kurti II, kurrë nuk mund ta pranojë eksterritorializimin e tempujëve religjioz, as si koncept dhe teori, e as si veprim dhe praktikë, sepse me atë do të bëhej përgjegjëse dhe fajtore për politizimin e religjionit, veprim plotësisht i papranueshëm, i ndaluar dhe i dënuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat