Nata e Kadrit, nata ku Kur’ani zbriti në Tokë, e rëndësishme sa 1000 muaj

Religjion

Nata e Kadrit, nata ku Kur’ani zbriti në Tokë, e rëndësishme sa 1000 muaj

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:19
Ilustrim

Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në Tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas predikuesve fetarë, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit xheleshanuhu në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se Allahu xh.sh ia ka kushtuar një kaptinë të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë Natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, e cila tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadr, 1-5).

Zoti Fuqiplotë i zbriti Muhammedit a.s Ajetet e para të Kur’anit famëlartë derisa ai qëndronte në shpellën Hira, e cila ishte e vendosur në periferi të Mekës së bekuar.

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Porosia e këtyre Ajeteve të Kur’anit famëlartë i ishte drejtuar Muhamedit a.s, mirëpo kjo porosi ishte universale dhe kishte të bëjë me banorët e Mekës si dhe mbarë njerëzimin, ngase jo rastësisht Allahu xh.sh, Muhamedin a.s e dërgoi si mëshirë për tërë njerëzimin.

Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përditshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshe me një periudhë jetësore në këtë botë.

Në këtë natë të madhërishme, me urdhrin e Zotit xh.sh zbresin Engjëjt dhe Xhibrili me lutje në mesin e besimtarëve për të parë gjendjen dhe situatën e tyre

Pse quhet “Nata e Kadrit” ?

Fjala “Kadr” ka kuptimin e nderimit ose respektimit, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të veçorive të saj. Po ashtu edhe besimtari i cili qëndron zgjuar, duke i bërë Ibadet Allahut xh.sh gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

Kuptimi tjetër i kësaj fjale është shtrëngim pasi në këtë natë të madhërishme bota shtrëngohet nga numri i madh i engjëjve që zbresin në këtë natë”. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin vijues.

Çfarë ndodh në këtë natë?

Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin vijues. Në këtë natë përcaktohet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, kush do të nderohet e kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehennem. Përcaktohet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria, përcaktohet se kush do ta kryejë Haxhin atë vit e kush jo, përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër etj.

Si duhet ta kalojnë muslimanët Natën e Kadrit?

Duke pasur parasysh se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit e në veçanti në pjesën e fundit, e cila kurorëzohet me faljen dhe shpëtimin e besimtarëve nga zjarri i xhehennemit, në këtë natë më tepër duhet të jemi të përkushtuar  në lutje, teube dhe istigfar, sa më tepër të përmendim Zotin me dhikër, të dërgojmë salavat Muhammedit a.s, të ndihmojmë familjen, të varfrit dhe nevojtarët me sadaka, të ruajmë gjymtyrët tona nga mëkatet dhe veprat e liga, të lexojmë Kur’an dhe të falemi sa më shumë me xhemat nëpër xhami, si dhe të falim namaz të natës sa më tepër nëpër shtëpitë tona.

Muhammedi a,s me një Hadith totë:

Kush qëndron (duke u falur) Natën e Kadrit, me besim dhe në pritje të (shpërblimit të Zotit), i falen çfarë kanë kaluar nga mëkatet e tij.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat