Ritualet e reja okulte botërore

Religjion

Ritualet e reja okulte botërore

Nga: Av. Faik Miftari Më: 31 korrik 2021 Në ora: 20:08
Faik Miftari

1. Mbajtja e maskave

Kriza e koronavirusit ka prodhuar një ritual gjigant nga fillimi gjer në fund, i ndarë në 4 rituale, çdo ritual e ka qëllimin e veçantë, të fillimit të transformimit të botës dhe njeriut në rendin e ri global. Këto katër rituale të reja të lidhura në mes vete përbëjnë ceremoninë solemne të inicimit të ritualit okult: mbajtja rituale e maskave, larja rituale e duarve, largimi ritual social dhe mbyllja(lockdowni) ritual.

Gjatë hulumtimit të këtyre 4 ritualeve, vihet re se çdo njëri prej këtyre ritualeve është pjesë e lojës së përbërë të projektuar që në mënyrë simbolike të transformojë njeriun në pozitën e re të tij në rendin e ri global, rendin i cili refuzon religjionet (besimet) në Zotin-Krijuesin fuqiplotë dhe vendos njeriun nën kontrollin global të elitës botërore.

Të gjitha shtetet e botës i detyrojnë qytetarët e vet të mbajnë maska për të mbyllur gojën, gjoja për të ndihmuar për të parandaluar koronavirusin edhe pse ekspertët mjekësor dhe shkencëtar tjerë kanë deklaruar haptas se mbajtja e maskave nuk ka ndonjë efekt të veçantë parandalues kundër korona virusit.

Në shumë shtetet e botës qeveritarët përpiqen të dënojnë qytetarët të cilët nuk i përmbahen këtij rituali të ri dhe shtrohet pyetja pse është e rëndësishme që të gjithë njerëzit të marrin pjesë në këtë ritual të madh botëror, të mbajnë maska bile edhe në të gjitha kishat, xhamitë dhe sinagogat.

Përgjigja është: maskimi tradicionalisht ka luajtur rol të rëndësishëm në ritualet okulte. Përveç tjerash, mbajtja e maskës mbi gojë është shenja e nënshtrimit dhe bindjes, në vend të Zotit- Krijuesit fuqiplotë, elitës së rendit të ri global. Sipas Enciklopedisë Britanike mbajtja e maskës përkufizohet si:”formë e maskimit apo mbulimit e cila vehet mbi fytyrë që të fshihet identiteti i personit, ndërsa me vetitë e saja formohet qenie tjetër”.

Rituali i maskimit është dizajnuar në atë mënyrë që të ndryshojë renditja e hierarkisë të cilin e ka vendosur Zoti. Në hierarkinë e Zotit- Krijuesit Fuqiplotë njeriu është përfaqësuesi sovran në sipërfaqen e tokës. Detyra e njeriut në Tokë është që të flas dhe të përcjell urdhrat e Zotit familjarëve, miqve, të afërmve, shokëve, kolegëve, etj. Për të këtë gojën e ka të zbuluar, nuk vendos maskat, nuk është i maskuar kur falënderon dhe madhëron Zotin e tij, Krijuesin Fuqiplotë.

Mbajtja e maskave është simbol okult i cili tregon se njeriu është i nënshtruar dikujt tjetër në vend të Zotit - Krijuesit fuqiplotë.

Nën ndikimit e këtij rituali të ri okult, me gojë të mbuluar me maskë, njeriu nuk është person si përpara që ka qenë, si përfaqësues i Zotit në sipërfaqe të tokës. Njeriu është degraduar dhe vendosur në pozitën e një subjekti të bindur, të dëgjueshëm. Në mënyrë simbolike njeriu shndërrohet në rob në rendin e ri botëror. Ky është roli i ri i njeriut, identiteti i ri i njeriut, i njeriut me maskë në gojë, i cili vetëm duhet të dëgjojë dhe zbatojë urdhrat, të jetë i nënshtruar dhe i dëgjueshëm.

Mbajtja e maskës thjeshtë është pjesë e ritualit iniciues i cili shfrytëzohet si sinjal vizual dhe psikologjik të pëlqimit të njeriut dhe mos kundërshtimit të njeriut për detyrën e re të dizajnuar në rendin e ri global. Mbajtja e maskës sinjalizon pëlqimin e njeriut që të pranojë pozitën e re nënshtruese në rendin e ri botëror.

Kur njeriu në mënyrë të bindshme vendos maskën në gojë, ai pranon se fjala e tij më nuk ka kurrfarë qëllimi dhe rëndësie në jetën e tij. Qëllimi i vetëm tani e tutje do të jetë bindja dhe dëgjueshmëria e verbër ndaj fjalëve dhe urdhrave të elitës së rendit të ri global. Ata prej njeriut krijojnë rolin e ri, duke i sajuar pozitën nënshtruese . Elita e rendit të ri global përpiqet të ze vendin e Zotit-Krijuesit Fuqiplotë në jetën e njeriut dhe ta shndërrojë atë në subjekt të bindshëm. Elita bëhet autoriteti suprem i njeriut në vend të Zotit-Krijuesit Fuqiplotë.

Si përfundim, njerëzit duke pranuar këtë skenar si të pashmangshëm, akoma besojnë se Zoti është i detyruar që të shpëtojë njerëzimin, edhe pas pranimit të këtij skenari të programuar. E vërteta është se Zoti-Krijuesi fuqiplotë pret nga njeriu që të arsyetojë veten e tij se është i denjë për ekzistencë ashtu që me besim të plotë ndaj Zotit, të kundërshtojë planet e elitës botërore të cilët duan të sjellin apokalipsën-shkatërrimin e qenies njerëzore humane dhe transformimin në qenie njerëzore trans-humane.

Ky është çasti i fundit për shoqërinë njerëzore, “to be or not to be - të jesh apo mos të jesh”, a do të përcaktohet njeriu në anën e të mirës apo të keqes. Nuk ka pozitë neutrale, nuk ka kompromis, nuk ka kohë për shtyrje eventuale. Njeriu duhet të veprojë dhe të përcaktohet . Ky është çasti vendimtar. A do të vazhdojë njeriu të besojë Zotin si Krijues i vetëm Fuqiplotë, apo do t’i nënshtrohet të keqes që të jetë qenie trans-humane dhe rob i dëgjueshëm i elitës në rendin e ri global. Varësisht prej përcaktimit të njeriut në këto çaste vendimtare nëpër të cilin kalon, do të vjen edhe shpëtimi nga Zoti Fuqiplotë, i cili kur urdhëron ”kun fe jekun-bëhu dhe bëhet”, atëherë njeriu do të shpëtojë varësisht prej përcaktimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat