Kur’ani nuk e lejon terrorizmin

Religjion

Kur’ani nuk e lejon terrorizmin

Nga: Rexhep Torte Më: 3 shtator 2021 Në ora: 12:14
Rexhep Torte

Në asnjë fjalë të Kur’anit Famëlartë dhe të udhëzimeve të Profetit Muhamed, nuk flitet pë terrorizëm, vrasje dhe dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm.

Shfrenimin, terrorizmin, vrasjet dhe dhunën ndaj njerëzve të pafajshëm po e promovojnë dhe praktikojnë sekte të ndryshme nëpërmjet logos gjoja islamike, vetëm për pëfitime individuale, fisnore dhe klanore.

Kur’ani Famëlartë dhe udhëzimet e Profetit Muhamed tashmë 14 shekuj qëndrojnë të palëkundur dhe të pandryshuar, në shërbim të paqes, mëshirës, fisnikërisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kur’ani dhe udhëzimet e Profetit Muhamed nuk janë të kufizuara dhe nuk bazohen në kombe, raca apo ngjyrë të njerëzve.

Kur’ani dhe udhëzimet e Profetit Muhamed kanë dimension mbarë njerëzor të mbështetur fuqimisht në paqen, mëshirën, fisnikërinë, drejtësinë, respektin dhe solidaritetin human njerëzor.

Në botë ekziston një numër i madh i kombeve, dhe po aqë i madh është edhe numri i besimeve fetare, por asnjëri nuk mund të krahasohet me Kur’anin dhe udhëzimet e Profetit Muhamed në të mirë të myslimanëve të devotshëm dhe në të mirë të njerëzimit.

All-ahu i Madhërishëm, Kur’ani famëlartë dhe udhëzimet e Profetit Muhamed, janë mbështetësit më të drejtë dhe më të sinqertë, për secilin njeri në botë, i cili dëshiron të jetojë i lirë, dinjitoz, i lumtur dhe pa i hy në hak askujt.

Kur’ani Famëlartë është shpallja e fundit e shenjtë hyjnore e shpallur nga All-llahu i Madhërishëm për mbarë njerëzimin, dhe Profeti Muhamed tw cilit i wshtw shpallur Kur’ani Famwlartw është profeti i fundit.

Postulatet e Kur’anit janë, që All-llhu i Madhërishëm, është krijijuesi i tokës, i universit, i detërave dhe i gjallesave në përgjithësi, duke filluar që nga njeriu, kafshët, shpendët, insektet, bimët, bota ujore peshqit dhe tërësia e saj.

Lexuesit, besimtarët dhe studjuesit e Kur’anit Famëlartë, në këtë libër të shenjtë gjejnë vetëm udhëzime dhe këshilla për respekt, drejtësi, mëshirë, paqe dhe solidaritet mbarë njerëzor për punë të mira e të dobishme.

Në Kur’anin Famëlartë dhe në udhëzimet e Profetit Muhamed, nuk mund të gjesh asnjë udhëzim të dëmshëm për individin, familjen, shoqërine dhe mbarë njerëzimin.

Libri i Ebu’l A’la El-Mewludi me titull “Parimet Islame” i botuar nga “Furkan”- Shkup, spjegon në mënyrë të qartë se kush duhet ta konsiderojë veten mysliman i devotshëm në kuptimin e plotë të fjalës.

Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë thotë, “ Sot përsosa për ju fenë t’uaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe”.

Mënyra më e mirë e falenderimit ndaj All-llahut të Madhërishëm për këtë dhuratë të madhe është, të jemi besimtarë të sinqertë të Profetit Muhamed, të cilit iu zbrit Kur’ani Famëlartë dhe i cili na udhëzoi të bëhemi myslimanë me tërë vetçdijen dhe zemrën tonë.

Të jesh mysliman nuk ka të bëjë me kombin, apo racën, siç është francezi, anglezi apo gjermani. Çdo person qoftë ai brahman, apo anglez, person i bardhë, i verdhë apo i zi, me pranimin e Fesë Islame integrohet në mënyrë të barabartë në bashkësinë myslimane.

Ndërsa secili person edhe pse është i lindur në shtëpi myslimane, nëse e mohon Fenë Islame, konsiderohet i larguar nga bashkësia myslimane.

Kuptimi i pranimit të Fesë Islame shprehet vetëm me pranimin e vetëdijshëm të asaj që ka mësuar dhe vepruar Profeti Muhamed, si dhe me zbatimin e saj në jetën tonë të përditshme. Kush nuk vepron kështu nuk është dhe nuk mund të quhet mysliman.

Feja Islame në radhë të parë do të thotë dituri, e pastaj zbatim të kësaj diturie në jetë. Njeriu nuk mund të jetë vetëm mysliman turk, arab, shqiptar apo boshnjak, që don të thotë se njeriu nuk mund të jetë mysliman i lindur, por myslimani duhet të jetë i pajisur me dituri.

Myslimani duhet ta dëshmojë me dituri dhe kuptim të plotë besimin në All-llahun Një dhe në udhëzimet e Profetit Muhamed, se si mund të konsiderohet mysliman.

Nuk mund të konsiderohet mysliman një person, vetëm se është lindur në familje myslimane, ose pse veshet me rroba myslimanësh, se prezentohet me emër myslimani, apo edhe nëse e quan veten mysliman, por qe nuk posedon dituri.

Njeriu mund të jetë mysliman me plotë kuptimin e fjalës nëse e di se çka porosit Feja Islame dhe nëse e dëshmon me vetëdije të plotë besimin në të.

Dallimi ndërmjet myslimanit dhe mohuesit nuk qëndron në veshmbathje, por dallimi i vërtetë qëndron në diturinë që e posedojnë ata të dy.

Mysliman i vërtetë është ai i cili e din lidhjen e ndërsjellë me All-llahun e Madhërishëm, dhe që e din cila rrugë është e drejtë dhe cila mënyrë e jetës është në pajtim me dëshirën e All-llahut të Madhërishëm.

Myslimani i vërtetë dhe i devotshëm duhet ta ketë kuptuar mirë se afërsia dhe largësia nga mëshira e Allahut të Madhërishëm të cilin e falenderon dhe lëvdon , varet nga dituria e tij për Të. dhe nëse nuk posedon dituri të vërtetë , edhe dashuri të vërtetë ndaj besimit Islam, ai person nuk mund të quhet mysliman.

Dituria e pakët nuk sjell dobi, sepse përherë ekziston rreziku për ta humbur Islamin, këtë dhuratë të Allahut të Madhërishëm.

Një person që nuk din ta bëjë dallimin e vërtetë ndërmjet Islamit he mëkatit , si edhe mospërputhjen e Islamit me shirkun (të bërit shok All-llahut) , i ngjan atij që ndjek gjurmët në terr, duke devijuar nga rruga, e duke mos qenë i vetëdijshëm për këtë devijim të tij nga rruga e drejtë.

Në këtë situatë mund të bëhet pre e djallit, i cili do ta mashtrojë se gjoja do t’ia tregojë rrugën e drejtë, por në të vërtetë djalli do ta largojë nga rruga e drejtë dhe e vërtetë.

Kjo tregon se rreziku më i madh që i kanoset myslimanit është mosnjohja e mësimeve të Fesë Islame dhe mosnjohja e udhëzimeve dhe e këshillave të Profetit Muhamed.

Por, nese besimtari është i bekuar me dritën e diturisë, do të jetë në gjendje ta sheh rrugën e qartë të Fesë Islame në çdo hap të jetës së tij , dhe do të largohet nga rrugët e gabuara, nga mëkati, shirku ( bërjes shok All-llahut) dhe të bestytnive, të cilat e çojnë drejt lajthitjes.

Nga kjo dituri varet ekzistenca e juaj si myslimanë dhe e fëmijëve t’uaj si myslimanë.

Çdo mysliman duhet të posedojë aqë dituri sa të jetë i aftë ta kuptojë thelbin e e mësimit Kur’anor dhe qëllimin e shpalljes së tij, duhet të jetë i aftë ta kuptojë thirrjen e Profetit Muhamed me të cilën ai ka ardhur në këtë botë.

Myslimani duhet të ketë aqë dituri sa të njihet me mënyrën e veçantë të jetës , të cilën All-llahu ua ka përcaktuar myslimnëve. Nëse e doni Fenë Islame nuk është e vështirë të ndani një orë në ditë për lexim dhe mësim fetar.

Dallimi ndërmjet myslimanit dhe mohuesit

Edhe mohuesi është bir i Profetit Adem sikurse edhe myslimani, është qenie njerëzore sikurse edhe myslimani, ka duar, këmbë e veshë si edhe myslimani. E thith të njejtin ajër që e thith edhe myslimani, e pin ujin e njejtë, banon në të njejtën tokë ku banon edhe myslimani. I njejti All-llah që i krijoi myslimanët, i krijoi edhe mohuesit.

Përse myslimani e fiton Xhenetin, ndërsa mohuesi hudhet në Xhehenem.

Ky dallim i madh nuk del nga fakti se ju quheni Abdulllah e ai quhet Vilijam, ose ju jeni bërë sunet e ai jo, ose pse ju e hani mishin e ai jo.

All-llahu, i cili i krijoi të gjitha qeniet njerëzore dhe i cili i ushqen të gjithë , është e pamundur të bëjë dallim mes krijesave të Tij, mbi baza aqë të vogla, dhe njërin rob të Tij ta çojë në Xhenet e tjetrin në Xhehenëm.

Dallimi i vërtetë ndërmjet këtyre dy njerëzve është për shkak të Fesë Islame dhe mëkatit.

Besim i myslimanit do të thotë t’i nështrohesh All-llahut, ndërsa mëkat është të mos i nënshtrohesh All-llahut .

Ai që e pranon All-llahun u nënshtrohet urdhërave të Tij , frikësohet nga pasojat e mosdëgjimit, kurse personi mohues bie në një shkallë më të ulët, sepse nuk e pranon All-llahun dhe nuk i zbaton urdhërat e Tij. Ky është dallimi dhe shkaku pse All-llahu është i kënaqur me myslimanët , kurse i hidhëruar me mohuesit.

Kjo tregon se ekzistojnë dy gjëra që e dallojnë myslimanin nga mohuesi. Njëra është dituria , kurse tjeta është veprimi.

Në radhë të parë njeriu duhet ta dijë se kush është Zoti i tij, cilat janë urdhërat e Tij, cila është mënyra për të përcjellë dëshirat e Tij. Cilat vepra i përqejnë dhe me cilat vepra nuk ëhtë i kënaqur Zoti i Madhërishëm.

Kur t’i mësojë këto gjëra, njeriu duhet t’i bëhet rob All-llahut, të veprojë ashtu siç ka urdhëruar All-llahu, e jo siç dëshiron epshi i tij.

Myslimani duhet ta vlerësojë atë vepër që e ka vlerësuar All-llahu. Nëse myslimani sheh dëm në ndonjë veprim që All-llahu ka urdhëruar të veprohet, myslimani medoemos duhet të veprojë edhe pse duke vepruar në atë veprim mund ta sjell në rrezik pasurinë dhe jetën e tij.

Përkundrazi nëse në një veprim sheh fitim të madh, kurse All-llahu kryerjen e këtij veprimi e ka ndaluar, myslimani nuk guxon t’i afrohet këtij veprimi edhe pse mund t’ia sljell pasurinë e tërë botës.

Kjo është dituria dhe veprimi i myslimanit, me të cilat myslimani bëhet rob i vërtetë i All-llahut, me të cilat Ai e bekon dhe i ofron nder dhe fisnikëri.

Përkundrazi mohuesi, pasi që nuk ka dituri vepron si rob i padegjueshëm i All-llahut dhe më këtë largohet nga mëshira e tij.

Kjo tregon se Feja Islame nuk është afërsi për nga raca ose për nga familja, ose për nga vëllazëria . Feja Islame, te fëmijët nuk trashigohet vetevetiu nga prindërt.

Nuk është rast i njejtë sikur te amerikani i pasur, pasurinë e të cilit e trashigon i biri, si dhe fakti se, edhe pse nuk ka dituri e vepër, ai zë vend në shoqëri mu për atë shkak se është i biri i pasanikut.

Për këtë flet qartë Kur’ani: ”S’ka dyshin se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur nga të këqiat”. Kjo do të thotë se kush ka dituri dhe kush i përulet më tepër All-llahut ka vlerë më të madhe tek Ai, pa dallim a është i pasur apo i varfër.

Përse myslimanët sot janë të poshtëruar ?

Ju si myslimanë jeni të bindur e All-llahu myslimanët i shikon me sy të mëshirës, mirëpo hapni sytë mirë dhe shikoni a është e pranishme ndër ju mëshira e Tij.

Çdo të ndodh në jetën e përtejme do të shihni atje, mirëpo duhet të shohim çka ka ndodhur këtu në këtë jetë.

Sot në ato vende ku nuk ka shumë myslimanë të devotshëm, pushteti është në duart e mohuesve. Në duart e tyre janë kokat t’uaja , të cilat i lëvizin nga kanë dëshirë, myslimanët që nuk i janë përulur askujt pos All-llahut, e tash po u përulen qenieve njerëzore. Gabimi qëndron tek ju, që do të thotë se nuk jeni myslimanë në plot kuptimin e fjalës, nuk jeni nga robrit e dëgjueshëm të All-llahut .

All-llahu e ka zbritur Kur’anin për ta lexuar dhe për ta mësuar mënyrën e adhurimit të All-llahut. i cili e ka dërguar Profetin Muhamed për t’u udhëzuar e këshilluar se si të bëheni myslimanë.

All-llahu ju tregoi rrugën, në të cilën mund të fitoni nder dhe fisnikëri në këtë jetë dhe në jetën e përtejme.

Nëse nuk keni fituar dituri nga Kur’ani dhe nga jeta e profetit Muhamed, dhe nëse nuk e përcjellni rrugën e vërtetë, rrugën që ju tregoi All-llahu përmes Profetit Muhamed si mund të beheni myslimanë që e meritojnë shpërblimin e Tij.

Dallimi ndërmjet myslimanit dhe mohuesit është në dituri dhe në veprime. Mohuesi nuk lexon Kur’an dhe nuk di se ç’shkruan në të. Edhe myslimani nëse nuk lexon Kur’an dhe nuk din se ç’shkruhet në të , përse të quhet mysliman? Mohuesi nuk e din udhëzimin e Profetit Muhamed dhe cilën rrugë duhet pasuar. Mohuesi e pason epshin e tij në vend që të pasojë rrugën e All-llahut. Nëse edhe myslimani është kokëfortë dhe e pason epshin e tij dhe idenë e tij, e nuk i dëgjon urdhëtrar e All-llahut dhe bëhet rob i dëshirave të tij shtazarake, atëherë me çfarë të drejte e quan veten mysliman. Mohuesi nuk bën dallim ndërmjet hallallit dhe haramit, e merr çdo send që është tërheqës dhe i dobishem sipas mendimit të tij.

Nëse myslimani vepron siç vepron mohuesi , atëherë ku qëndron dallimi ndërmjet tyre.?

E dimë që All-llahu e ka mallkuar gënjeshtarin, e ka shpallur qartë se Xhehenemi është vendbanim i atyre që marrin e japin ryshfet, se ata që japin e marrin kamatë janë njerëzit më të padrejtë, se ai që përgojon është sikur ai që e han mishin e vëllait të vet të vdekur, si dhe ka shpallur se ata që jetojnë jetë amorale, luksoze e të shfrenuar i pret dënim i madh, megjithëatë me veprojmë sikurse veprojnë mohuesit, sikur në zemrat tona nk ekziston frika ndaj All-llahut.

Ky është shkaku që nuk jemi të shpërblyer nga All-llahu, jemi myslimanë vetëm me emër, kurse me veprime jemi të njejtë si mohuesit.

Kjo tregon se torturat dhe malltretimet që i pësojmë janë rezultat i padrejtësisë s’onë ndaj mirësisë së dhuruar- Islamit, nga ana e All-llahut.

Prandaj myslimanët nuk duhet ta humbin shpresën, por duhet të vetëdijësohen, të kthjellohen dhe ta kuptojnë vlerën dhe rëndësinë e mirësisë së All-ahut që na e ka dhuruar Kur’anin dhe Profetin Muhamed me udhëzimet e tij.

Çdo mysliman duhet me doemos ta dijë çka na mëson Kur’ani, cilin sistem e ka pasuar Profeti Muhamed , ç’është Islami dhe cilat janë veprimet që e ndajnë Islamin nga mekati. Pa këtë dituri askush nuk mund të behet mysliman.

Qëndrimi ynë ndaj Kur’anit

Kur’ani i është shpallur njerëzimit për ta lexuar, për ta kuptuar he për të punuar e verpruar sipas tij, dhe me ndihmën e tij ta përforcojnë në tokë një bashkësi që do të jetojë me pëlqim dhe me ligjin e All-llahut.

Kur jetuan myslimanët në pajtim me ligjine All-llahut , All-llhu u mundësoi që të bëhen imamë dhe të parët e tërë botës.

Mirëpo sot dobia e Kur’anit është e kufizuar. Sot myslimanët nuk kërkojnë në Kur’anin udhërrëfyesin për problemet e përditshme të jetës së tyre, nuk kërkojnë këshilla për besimin e tyre, për veprimet e tyre, nuk pyesin se si të punojnë, si të fitojnë miq e si të sillen ndaj armiqve, cilat janë të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat tona, ç’është për neve e vërtetë dhe ç’është gënjeshtër, cilin duhet respektuar dhe cilin nuk duhet respektuar, kë e kemi mik e kë e kemi armik, ku qëndron nderi, mirëqenia dhe fitorja e ku qëndron turpi, fatkeqsia e humbja?

Myslimanët mësimin dhe njohjen e të gjitha këtyre gjërave, nuk e bëjnë nga Kur’ani dhe nga udhëzimet e Profetit Muhamed, por këto i mësojnë nga mohuesit, politeistët, nga njerëzit e humbur dhe vetjakë, duke i pasuar dhe përcjelllë në jetën e tyre. Kjo sot po ndodh në shumë vende ku jetojnë myslimanët.

Kur’ani është burimi i të mirës më të madhe. Ai është i gatshëm t’u japë çka të doni dhe sa të mira të dëshironi. Me rëndësi është që të lexohet, të kuptohet dhe të pasohet Kur’ani.

Fjala e All-llahut nuk i është shpallur njeriut për ta futur në fatkeqësi, në mjerim e vuajtje.

Kur’ani është burim i mëshirës, bamirësisë dhe i fatmirësisësë njerëzimit, e jo i fatkeqësisë e mjerimit.

Çdo mysliman dhe fëmijë i çdo myslimani duhet ta dijë domethenien e të quajturit mysliman, përgjegjesitë që i ka myslimani, kufijtë e Fesë Islami brenda të clëve duhet të jetë myslimani, kundërvajtjet që e nxjerrin nga Feja Islame, dhe pse ai edhe më tej veten e quan mysliman.

Feja Islame do të thotë nënshtrim dhe dëgjueshmëri All-llahut . T’a lësh lirinë e pavarësinë tënde për nder të All-llahut është Islam. T’i dorëzohesh autoritetit dhe pushtetit suprem të All-llahut është Islam. Ai që ia beson jetën e vet All-llahut është mysliman, kurse ai që çështjet jetësore i mban në duart e veta apo ia beson tjetërkujt, nuk është mysliman.

Me rëndësi është të pasohen vetëm Kur’ani dhe udhëzimet Profetit Muhamed në çdo problem njerëzor.

Mysliman është vetëm ai person që i hedh poshtë dëshirat e veta personale, traditat botërore, dhe këshillat e kujtdo qofshin, pos atyre nga All-llahu.

Ai që në çdo çast kërkon këshilla në librin e All-ahut dhe në udhëzimet e Profetit Muhamed, për të mësuar se çka duhet vepruar e çka nuk duhet vepruar, dhe pranon pa hamnedje çdo udhëzim, i cili e udhëzon në të mirë, dhe e hudhën poshtë çdo veprim që është në kundërshtim me të, dhe atë për shkak se ia ka besuar plotësisht vetvetën All-llahut, e ky nënshtrim e dorëzim nën mbikëqyrjen e All-lllahut, do të thotë të jesh mysliman.

Detyra e myslimanit

Detyra e myslimanit është që çdo çështje ta vlerësojë në dritën e Kur’anit dhe të udhëzimeve të Pofetit Muhamed.

Është në kunbdërshtim me parinet Islame nëse veten e quan mysliman, ndërsa e respekton mendimn e dikujt tjetër, traditat botërore ose fjalët e e veprat e dikujt, dhe jo Kur’anin dhe udhëzimet e Ptrofetit Muhamed.

Personin që nuk dëshiron të jetë mysliman nuk mund ta detyrosh me dhunë që të bëhet mysliman. Secili është i lirë ta zgjedhën cilën do fe, e të quhet me cilindo emër që dëshiron.

Mirëpo nëse dikush e quan veten mysliman mund të jetë mysliman derisa është në kufijtë e Fesë Islame. Ligji Fesë Islame është të pranohet shpallja e All-llahut dhe udhëzimet e Profetit Muhamed si masë e së vërtetës dhe e drejtësisë, si edhe të konsiderohet e gabueshme dhe e shëmtueshme çdo gjë që është në kundërhtim me të. Kush vepron brenda këtyre kufijve është mysliman, e kush i kalon këto kufij është i përjashtuar nga Feja Islame.

Njeriu bëhet mysliman me thënien e shprehjes La ilahe il-lall-llah Muhammeden-Resulull-llah (Nuk ka Zot tjetër pos All-llahut, Muhamedi është Pejngamber i All-llahut).

Me shprehjen e këtyre fjalëve njeriu pëson ndryshime të rëndësishme, dhe prej mohuesit bëhet mysliman. Më parë ka qenë i papastër e tash është i pastër. Më parë ka qenë i hidhëruar All-llahu, e tash është i dashuri i tij. Më parë ishte përcaktuar për Xhehenem e tash iu hapën dyert e Xhenetit. Ata që e shprehin ketë thënie bashkohen në një bashkësi, ndëra ata që e refuzojnë këtë mësim, i takojnë bashkësisë tjetër.

Detyra jonë është t’u përlulemi urdhërave të All-llahut dhe t’a respektojmë ligjin e Tij. Dëshmitarët e All-llahut flasin vetëm drejt. Sundimtarët e kësaj bote mund të bëjnë padrejtësi, mirëpo All-llahu i Madhërishëm nuk është sundimtar që bën padrejtësi.

Myslimani pasi me vetëdije të plotë e pranon All-llahun, e pranon edhe Profetin Muhamed , përmes të cilit All-llahu e e ka shpallur Kur’anin Famëlartë, i cili na udhëzon cilën rrugë duhet pasuar për të arritur kënaqësinë e tij, si edhe nga cila rrugë duhet të largohemi për të ikur nga hidhërimi i tij. Me këtë jeni bërë vëlla i myslimanëve, keni siguruar të drejtën për ndihmë nga të gjithë myslimanët , të cilët e japin Zekatin dhe të cilët kanë përgjegjësi për mbrojtjen t’uaj. Por nëse e shkelni besën e dhënë keni bërë veprën më të ligë në botë.

Zekati është një nga pesë shtyllat e Fesë Islame. Zekat don të thotë detyrim i secilit mysliman të devotshëm që nga vlera pasurisë së tij luajtshme dhe të paluajtshme, si edhe nga paratë dhe stolitë e arit që i posedon, për çdo vit të paguajë 2,5 përqind të vlerës, me përjashtim të asaj pjese të pasurisë të cilën e ka vënë në shërbim të zhvillimit të biznesit të tij.

Zekati përdoret për t’i ndihmuar njerëzit e varfër, skamnorët, njerëzit në nevojë dhe për zhvillimin e ekonomisë shtetërore, realizimin e projekteve zhvillimore shtetërore, zhvillimin e infrastrukturës, hapjen e fabrikave dhe kriminin e vendeve të reja të punës.

Kjo natyrisht vlen për një shtet të organizuar mbi bazat e mirfillta Islame.

Zekati nuk mund të realizohet në shtetet me shoqëri dhe udhëheqësi të korruptuar.

Kur ju e pranoni All-llahun si Udhëheqës t’uajin, , kjo do të thotë se jeta , çdo pjesë e trupi t’uaj, , toka e kafshët që u shërbejnë , të mirat dhe pasuria nga e cila jetoni , çdo send , qoftë edhe më i vogël, nuk është pronë e juaja, por janë pronë e All-llahut, dhe se të gjitha këto të mira u janë dhënë në besë, dhe se duhet t’i shfrytëzoni në pajtim me udhëzimet e Tij. Dhe nuk guxoni asgjë të bëni në kundërshtim me ligjin e Tij.

Tërë gjithësinë e ka krijuar All-llahu dhe ekzistenca e saj varet nga mëshira e Tij, kjo është e vërteta absolute. Zoti është fuqi gjigante në tokë e në qiell. Besimi i juaj ndaj All-llahut duhet të dalë nga zemra , dhe t’i largojë nga zemra të gjitha besimet e tjera që i kundërshtojnë kësaj, dhe asnjë vepër e juaja nuk duhet të jetë në kundërshtim me bësimin t’uaj.

Besimi në All-llahun i ngjan një druri me rrënjë të përforcuara fortë në tokë dhe me degë të shpërndara nëpër qiell duke bërë fryte vetëm me urdhërin e All-llahut.

Njerëzit që e kundërshtojnë dhe nuk e respektojnë Ligjin e All-llahut asnjëherë më parë nuk kanë përparuar dhe as tash nuk po përparojnë.

Mos i vlerësoni njerëzit duke parë pasurinë e tyre, sendet luksoze dhe shkëlqimin e jashtëm . Depërtoni në brendësinë e tyre dhe do të shikoni se sa qetësi shqiptërore kanë ata.

Ata janë të ngarkuar me shkëlqimin e luksit , por në shpirtërat e tyre gjenden furra djegëse, të cilat asnjëherë nuk u japin qetësi. Mosrespektimi i Ligjit të All-llahut i shndëron shtëpitë e tyre në Xhehenem.

Shikoni mediat dhe shfletoni gazetat, dhe do të dhihni e do të bindeni sa të shpeshta janë depresionet, vrasjet dhe vetëvrasjet, shkurorëzimet, ulja e natalitetit, sëmundjet venerike, që po e shkatërrojnë jetën e miliona njerëzve.

Bëhen luftëra të tmerrshme për t’ia marë bukën prej goje njëri tjetrit. Njerëzit i ka kapluar zilia, lakmia, shpirtligësia dhe armiqësia duke ua ka bërë të hidhur jetën.

Bota e All-llahut asnjëherë nuk mund të jetë e keqe.

Qëllimi final i jetës së mohuesit është të jetojë e të dëfrehet në këtë botë, duke u larguar nga mëshira e All-llahut edhe në jetën e përtejme.

Qëllimi final i jetës së myslimanit është që me veprat e tij t’i afrohet mëshirës së All-llahut, të jetë i kënaqur me të, e të jetë i shpërblyer në jetën e përtejme.

Kjo jetë toka është përpunuese e jetës së përtejme. Kjo jetë dhe jeta e përtejme nuk janë dy çështje të ndara, por janë proces i lidhur, fillimi i të cilit është kjo jetë , kurse fundi është jeta e përtejme.

Marrëdhënia mes tyte është sikur marrëdhënia e tokës së punuar dhe e frytit të saj.

Njeriu është i dërguar në këtë botë për të bërë përgatitje për vete, me mundin dhe punën e zellshme të tij, dhe kjo detyrë për ta kryer i është dhënë prej lindjes e gjer në vdekje.

Këtë e argumentojnë Kur’ani Famëlartë dhe udhëzimet e Profetit Muhamed. Këto dy burime kryesore të islamit tregojnë se suksesi ose mossuksesi i njeriut në jetën pas vdekjes dhe mbarimi i tij i mirë, ose i keq është rezultat i diturisë së tij dhe faktit se sa të drejta kanë qenë puna dhe veprimet e tij në këtë jetë.

Nëse nuk ka dallim ndërmjet diturisë dhe veprimeve të myslimanit dhe mohuesit në këtë jetë, nuk mund të ketë dallim edhe në pozitat e fundit të këtyre dy lloje njerëzish edhe në jetën e përtejmë. Asesi nuk është e mundur që dituria dhe veprimet e një personi mysliman të devotshëm, të jenë të njejtë me ato të mohuesit. Myslimani në jetën e pëtejme nuk mund ta ketë asesi fatin e njejtë me atë të mohuesit.

Myslimani i devotshëm duhet të jetë i përkushtuar që të jetë vetëm rob i All-llahut dhe se në këtë jetë duhet të veprojë, vetëm në pëlqim të ligjit të All-llahut.

Myslimani i devotshëm duhet të jetë i përkushtuar edhe në besimin e Profetit Muhamed duke i pasuar udhëzimet dhe këshillat e tij.

Nëse besoni se një ditë do të vdisni, se pas vdekjes ekziston një jetë tjetër, të cilën do të duhet ta mbani vetëm me ato fryte që i keni mbjellë në këtë jetë para se ta lëshoni, është e pamundur që të lajthitni nga rruga e All-llahut të Madhërishëm dhe e Profetit Muhamed.

Këto janë sqarimet, mesazhet dhe udhëzimet që dalin nga ky libër që duhet t’i dijë çdo mysliman i devotshëm, për ta kuptuar dhe për të vepruar sipas Kur’anit dhe udhëzimeve të Profetit Muhamed në të mirë të njerëzimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat