Çfarë quhet një “mrekulli”? Ja si vendos Kisha Katolike

Religjion

Çfarë quhet një “mrekulli”? Ja si vendos Kisha Katolike

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 08:34
Ilustrim

Nga Dorian Llywelyn

Albino Luçiano, i njohur më mirë si Papa Gjon Pali I, mbretëroi si papë vetëm 34 ditë,përpara vdekjes së tij të papritur në shtatorin e vitit 1978. Por së shpejti ai do t’i bashkohet listës të papëve të shekullit XX-të, të cilët janë shenjtëruar (kanonizuar) nga Kisha Katolike.

Kjo do të thotë se ata janë futur në listën e njerëzve të deklaruar zyrtarisht si pjesëtarë tëParajsës, dhe u është dhënë titulli “Të Bekuar” ose “Shenjtorë”. Procesi kërkon në vetvete një shqyrtim rigoroz të jetës dhe shenjtërisë së një kandidati, dhe përfshin disa faza që mund të zgjasin vite apo edhe shekuj. Pasi vdes një njeri me reputacion të jashtëzakonshëm, një peshkop mund të hapë një nisë një investigim mbi jetën e tij.

Në këtë fazë, personit mund t’i jepet titulli “Shërbëtor i Zotit”. Ndërkaq kërkohen detaje dhe kryhen hetime të mëtejshme, në mënyrë që ata të njihen si “të lumturuar”, që është faza tjetër e kanonizimit. Hapi i mëtejshëm është lumturimi, kur dikush shpallet “i bekuar”.

Kjo zakonisht kërkon konfirmimi e Vatikanit, se personi bëri një “mrekulli” me ndërmjetësimin e Zotit. Duhen të paktën 2 mrekulli, përpara se një “i lumturuar” të shpallet shenjtor. Në procesin e kanonizimit, një mrekulli i referohet thuajse gjithmonë shërimit spontan dhe të qëndrueshë nga një gjendjeje shëndetësore e rëndë dhe kërcënuese për jetën.

Shërimi duhet që të ketë ndodhur në mënyra që nuk mund të shpjegohen as nga njohuritë shkencore më të përparuara të kohës së sotme, dhe që pasojnë lutjet e personit në fjalë ndaj Zotit. Kështu lumturimi i Papa Gjon Palit I mori dritën jeshile nga shërimi i papritur i një vajze 11-vjeçare në Buenos Aires të Argjentinës, e cila vuante nga inflamacioni i rëndë akut i trurit, epilepsisë së formës më të rëndë dhe shoku septik.

Ajo i ishte afruar asaj që mjekët e konsideronin si vdekja gati e sigurt në vitin 2011, kur  nëna e saj, stafi infermieror dhe një prift, filluan t’i luteshin me dëshpërim ish-papës. Besimi katolik te mrekullitë, është i kahershëm dhe i rrënjosur tek ata që besojnë tek Kisha, ashtuedhe tek jeta dhe vepra e Jezusit të Nazaretit.

Ungjijtë e portretizojnë Jezusin si mësues, por edhe si një mrekullibërës, që në një rast e ktheu ujin në verë, eci mbi ujë, dhe ushqeu një turmë të madhe me një sasi minimale ushqimesh. Por në traditën katolike, mrekullitë përfaqësojnë më shumë sesa shërimin fizik të dikujt.

Ato konfirmojnë atë që predikoi Jezusi:që Perëndia është i gatshëm të ndërhyjë në jetën e njerëzve, dhe mund t’i çlirojë ata nga vuajtjet. Për të krishterët, mrekullitë e Jezusitsugjerojnë fuqishëm se ai është Biri i Perëndisë.

Ato tregojnë atë që Jezusi e quajti “Mbretëria e Zotit”, në të cilën të krishterët shpresojnë të ribashkohen me Perëndinë në një botë të rikthyer në përsosmërinë e saj origjinale. Natyrisht,shumë njerëz mund ta kundërshtojnë origjinën e pretenduar mbinatyrore të ngjarjeve të tilla. Dhe zhvillimi i shkencës mjekësore, nënkupton se disa procese shërimi mund të shpjegohen në fakt si një punë e natyrës, pa pasur nevojë të pretendohet se ka qenë në veprim ndërhyrja hyjnore.

Disa shkrimtarë të krishterë, dhe veçanërisht teologu protestant Rudolf Bultman, i kanë interpretuar mrekullitë e Jezusit si të një kuptimi thjesht simbolik. Kisha Katolike ka pretenduar prej shekujsh se shkenca dhe besimi nuk janë armiq të betuar, por mënyra të ndryshme për të përvetësuar dije, dh që e plotësojnë njëra-tjetrën.

Ky koncept udhëheq edhe investigimet e mrekullive të supozuara, të cilat kryhen nga Kongregacioni i Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve, që ka një staf prej mbi 20 ekspertësh,dhe më shumë se 100 klerikë dhe këshilltarë. Teologët që punojnë në këtë Kongregacion,vlerësojnë të gjitha aspektet e jetës së një kandidati për t’u shenjtëruar.

Këtu përfshihen edhe “Nxitësit e Besimit” (të quajtur nganjëherë “Avokat i Djallit”), roli i të cilit ndryshoi në vitin 1983 nga gjetja e argumenteve kundër kanunizimit, në mbikëqyrjen e procesit. Pastaj është edhe një bord ekspertësh të pavarur shkencorë, që hetojnë mbi një mrekulli të pretenduar.

Ata e fillojnë punën duke kërkuar shpjegime thjesht natyrore, ndërsa rishikojnë historinë mjekësore të personit të shëruar. Procesi i kanonizimit ka pësuar rishikime të vazhdueshme gjatë historisë. Në vitin 2016, Papa Françesku nisi një reformim të mënyrës se si Kisha Katolike i vlerëson mrekullitë, të cilat synojnë ta bëjnë procesin sa më rigoroz dhe mëtransparent.

Grupet katolike që kërkojnë hapjen e një procesi kanonizimi për një person të caktuar, janë edhe ato që e financojnë hetimin. Këtu përfshihen kostot si pagesat për ekspertët mjekësorë, shpenzimet administrative dhe kërkimin.

Por disa raste që kanë qenë të mjegullta, ishin edhe shumë të kushtueshmet, duke arritur deri në qindra mijëra dollarë, shkruan gazetari italian Xhianluixhi Nuci në një libër të shkruar nëvitin 2015.

Një ndër reformat e Françeskut, ishte rregull i ri, sipas të cilit të gjitha pagesat do të kryhen me transferta bankare të gjurmueshme, në mënyrë që grupet të mund të gjurmonin më mirë shpenzimet e Vatikanit. Po ashtu, që një rast kanonizimi të shkojë përpara, duhet që të paktën 2/3 e bordit mjekësor të pohojnë se ngjarja e mrekullueshme, nuk mund të shpjegohet ngashkaqe natyrore.

Më parë, nevojitej vetëm një shumicë e thjeshtë. Synimi i përgjithshëm i këtyre reformave,është mbrojtja e integritetit të procesit të kanunizimit, dhe shmangia e gabimeve apo skandaleve, që do ta diskreditonin Kishën Katolike apo do të mashtronin besimtarët.

Meqë katolikët besojnë se “të bekuarit” dhe shenjtorët janë në Parajsë, dhe ndërmjetësojnë tek Zoti në emër të njerëzve që kërkojnë ndihmën e tyre, çështja e mrekullive është çështje e të qenit të sigurt, se lutjet mund dhe do të dëgjohen. / “The Conversation“ – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat