Krishtlindjet në kohën e COVID: Rregulla dhe këshilla që mund t’ju “shpëtojnë”

Religjion

Krishtlindjet në kohën e COVID: Rregulla dhe këshilla që mund t’ju “shpëtojnë”

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

I vetmi vend ku nuk ka kufizime anti-COVID është shtëpia. Nuk ka asnjë rregull për vizitat tek të afërmit dhe miqtë siç ishte në festat e vitit 2020, por rekomandimet janë të rëndësishme. Gjithësecili nuk duhet të neglizhojë përdorimin e maskave, distancimin dhe respektimn e rregullave të higjienës që kemi vënë në fokus gjatë këtyre muajve kundër Covid-it. Këtu janë sugjerimet e ekspertëve të shëndetësise për festime me familjen ose miqtë.

Maskë

Nëse është një ngjarje me shumë  njerëz, qoftë edhe në një shtëpi private, ekspertët rekomandojnë të mbani një maskë. Kujdes i njëjtë edhe nëse jeni me njerëz me probleme, të cilët mund të infektohen.

Higjenizimi

Këshillohet që të lani duart shpesh dhe të keni gjithmonë në dispozicion lëngun dezinfektues.

Hapni dritaret

Pavarësisht temperaturave të ulëta, nëse qëndroni në të njëjtën dhomë për një kohë të gjatë, këshillohet që të hapni dritaret të paktën çdo 30 minuta dhe në këtë mënyrë të siguroni një shkëmbim të mirë ajri.

Përqafime

Distanca duhet mbajtur dhe për këtë arsye konsiderohet e nevojshme shmangia e kontakteve të drejtpërdrejta, përqafimeve.

Darkat

Shmangni tavolinat me më shumë se dhjetë persona.

Femijët

Në këtë fazë të pandemisë, fëmijët po sëmuren dhe për këtë arsye ekspertët këshillojnë shmangien e kontaktit veçanërisht me njerëzit që nuk kanë shumë imunitet.

Simptomat

Nëse keni edhe simptomat më të vogla, kollë, ftohje apo dhimbje të fytit, është mirë të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni pjesëmarrjen në ndonjë ngjarje apo festë familjare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat