Vetëlavdërimi që del nga përroi i gënjeshtrave

Religjion

Vetëlavdërimi që del nga përroi i gënjeshtrave

Nga: Abaz Islami Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:31
Autori

Në një intervistë të Shaqir Fetait, të botuar si përpjekje për ta rekapituluar punën e BFI-së së tij për vitin 2021, veç të tjerash ai do të flasë edhe për “momentin” e hapjes së BFI-së ndaj botës! Përmes një pyetje të porositur e dalur në formatin “U vërejtën disa lëvizje edhe jashtë vendit, ku hapët rrugët e njoftimit dhe të bashkëpunimit me shumë vende fqinje dhe të botës në përgjithësi”, Shaqir Fetai në fakt insiston që të “institucionalizohet” rrena e tij se, deri në instalimin e tij politik në krye të BFI-së gjithçka paska qenë terr e skëterr për BFI-në!

Shaqir Fetai, do të përgjigjet: “E vërtetë. Një ndër synimet e platformës sonë ishte të hapen rrugët e bashkëpunimit me Bashkësitë Islame simotra në Ballkan, pastaj me Turqinë dhe me vendet e botës arabe”!!! Platformë e Shaqir Fetait që të hapë rrugë bashkëpunimi?! A e kupton ky farë bilmesi se çka do të thotë fjala platformë! Çka përfshinë, çka përmbanë brenda vetes një platformë! Po supozojmë se kjo paska qenë “platformë” e tij – për ta nxjerrë nga terri ku qenkësh plandosur ky Institucion! Ishte përjetë në këtë terr, apo errësira e kaploi këto vite? Po ku ishte Shaqir Fetai më herët që nuk e tha asnjë fjalë! A është po ky Shaqir Fetai që, një javë para aksionit të puçit dhe komplotit, publikisht thurri elozhe nga më të palexuarat më herët për personalitetin e atij që e rriti dhe ky në fund ia nguli thikën!

Ky “konstatim” i Shaqir Fetait demantohet fare lehtë dhe pa kurrfarë respekti nga faktet që nuk mund të mohohen as prej tij dhe as prej kurkujt në botë! Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka qenë Institucion lider në vend, në Ballkan e më gjërë! BFI-ja ka qenë e përfshirë në shumë konferenca ndërkombëtare, ka qenë anëtare e shumë konferencave ndërkombëtare; kryetari i saj ka qenë në poste drejtuese të këtyre konferencave ndërkombëtare. Ka qenë kooprative me të gjitha ambasadat dhe faktorët relevantë në vend, por dhe ka qenë e pakompromis në mbrotjen e pozitave, të të drejtave dhe të veprimeve të veta islame! Ka qenë kundërshtarja e denjë e të gjitha pushteteve të cilat kanë ngurruar që të respektojnë të drejtat e këtij Institucioni. BFI-ja ka pasur vendin e merituar në qarqet ndërkombëtare, është mirëpritur e është ndihmuar! Ka pasur vizionin e vet, programin e vet bazuar në një platformë që është zhvilluar mbi shtyllën “pa atdhe nuk ka fe dhe, anasjelltas” (sot Shaqir Fetai e përdor “pa iman s'ka vatan” me qëllim që ta kopjojë “tinëza” plaformën e reisit të vet! 

Kjo BFI ka arritur që të sigurojë qindra kuota për studentët tanë nëpër universitete të ndryshme të qendrave islamike, ka arritur të sigurojë bursa të shumta për studentët tanë, ka arritur të sigurojë fonde të përjetshme për bursa studentëve tanë që dëshirojnë të studiojnë nëpër fakultete të ndryshme nëpër botë e në vend! Nga respekti i madh që ka pasur në botë, ka arritur të sigurojë edhe fonde vjetore (nga institucionet turke) prej një milion euro për shërim të rasteve të rënda që nuk mund të shërohen në vend! Të gjitha këto fakte, që kur u instalua dhunshëm në krye të BFI-së Shaqir Fetai, janë shuar, janë heshtur, janë refuzuar, sepse, Shaqir Fetai duhet ta shënojë “epokën e vet”!

Po çka bëri Shaqir Fetai brenda vitit që e lamë? U vizitua nga 13 ndërkombëtarë të ndryshëm! Realizoi 18 vizita nëpër institucione të ndryshme në vend e në botë (në Sarajevë, përfshirë këtu edhe dy vizita ambasadës së RMV-së në Kroaci (kushëririn e vet), si dhe tri ambasada të tjera të RMV-së  - Sarjevë, Emirate të bashkuara Arabe dhe në Kajro)! Në kuadër të këtyre 18 vizitave janë përfshirë edhe ato që ia ka bërë FSHI-së, Medresesë (!!!) si dhe “Reisul ulema vizito Dr. Bajram ef. Ajetin”)! Ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me të cilën BFI ka marëdhnie tradicionale dhe shumë të forta vëllazërore! Gjithashtu, së fundi, ka realizuar edhe Umren, respektivisht, vizitën vendeve të shenjta, për të gjith “të varurit” dhe bashkëmendimtarët e vet! Shaqir Fetai ka organizuar 36 pritje të “haxhi babave” dhe të meraklinjëve të çajit të rusit, por, ka realizuar edhe 23 takime me funksionarë të vendit, prej të cilave nja 2-3 janë me funskionarë të shtetit dhe të gjitha të tjerat me funksionarë partiakë (të BDI-së)! Ja, këtë “hapje” e ka pasur Shaqir Fetai për vitin 2021!

Kurse, në vitin më të vështirë të BFI-së, më vitin 2015, vit ky kur disa nëpunës të BFI-së u ngritën dhe publikisht kërkuan reforma të thella në BFI, duke e detronizuar këtë institucion për shumë marifetllëqesh që po lëshonin rrënjë e që po krasiteshin edhe nga myftiu-Shaqir Fetai, si dhe duke mos pasur kurrfarë respekti për politikat e mbrapshta që po përkraheshin edhe nga Shaqir Fetai, Bashkësia Islame është vizituar nga dhjetë personalitete botërore si dhe nga ambasadorë të ndyshëm në RMV. Ka realizuar katër vizita jasht vendit, katër pritje të badihavxhive që u pihet çaji në kabinet si dhe ka takuar tri herë funksionarë të shtetit. Nga ana tjetër, ka publikuar 24 punime dhe ka pasur 6 reagime të ashpra drejtuar institucioneve të ndryshme shtetërore. 

Një vit më vonë, pra, më vitin 2016 reisi i atëhershëm në kabinetin e vet pret 12 personalitete dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare, realizon shtatë vizita jasht vendit, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Konferencën Islamike të Shurës Evro-aziatike. Realizon vetëm një takim çaji dhe tri takime me personalitete të jetës politike në vend. Publikon 14 punime, të natyrave të ndryshme! Natyrisht, institucioneve shtetërore i kundërvihet me katër reagime të ashpra.

Nëse analizojmë edhe vitin 2017, atëherë konstatojmë se ky vit i përligj të gjitha ato “vetëlavdërime” të Shaqir Fetait, i cili në mënyrë naive mendon se BFI-ja fillon me të! Më vitin 2017 kabineti i ish-reisit vizitohet 25 herë prej personaiteteve të ndryshëm kombëtar e ndërkombëtar. Po kaq herë, pra, plotë 25 herë ish-reisi realizon takime e vizita të ndryshme nëpër botë. Nëntë herë ka ngritur zërin publikisht kundër padrejtësive qoftë institucionale shtetërore apo kundër lojërav antiislame që janë luajtur në vend. Natyrisht, ka pritur edhe meraklinjë të çajit  (katër sish), kurse ka publikuar 9 punime autoriale. Ka realizuar edhe 7 takime me krerët institucional shtetëror apo partiak!

Peshën, rolin dhe rëndësinë e BFI-së në këtë periudhë historike post-komuniste nuk mund ta fshijë e ta minimizojë askush, madje as Shaqir Fetai i cili edhe mund ta ketë mision! Një njeri i ndershëm, një mysliman i sinqertë, një person i pa hile, një “nëpunës shekullor” i BFI-së, në asnjë mënyrë nuk do të pranonte t’i përgjigjej një pyetje tendencioze pa i reaguar gazetarit duke ia bërë me dije që nuk do të provokohet nga pyetjet e tilla idiotike! Shaqir Fetai rrafall përgjigjet në pyetjen e shpifur “Menjëherë me ardhjen Tuaj,  selia e Bashkësisë Fetare Islame u vërshua nga  vizitorë të vendit dhe nga jashtë. Si e komentoni këtë”! I esulli në tru do të thoshte se vizitat ishin në vazhdën e atyre vizitave tradicionale (nëse jo edhe më pak, sepse Shaqir Fetai nuk pranohet si i zgjedhur por i imponuuar nga qarqet politiko-partiake!) të miqve e të atyreve që kanë respekt për BFI-në e që janë shquar si miq të Institucionit tonë. Me kët pyetje të porositur dhe me përgjigjen tendencioze, ai sikur dëshiron të thotë se, ndonëse i instalur, gjeti përkrahje nga vendi e nga jashtë! Nëse është në këtë logjikë, kjo po që ka kuptim. Por ama nëse ai mendon se me ardhjen e tij u bë kombëtarëzimi dhe ndërkombëtarëzimi i BFI-së, kjo nuk ka kuptim sepse fund e krye është RRENË!

Pa dyshim, nuk ka fuqi që mund ta mohojë një realitet: viti që e lamë pas, për BFI-në shënon një ngjarje më të turpshme që ka mundur t’i ndodhë këtij institucioni: shënon epokën pos-puçit klasik dhe komplotit tradhëtues, dukuri këto që nuk kanë ndodhur në asnjë vit të funksionimit të BFI-së përgjatë historisë së vet mbi gjashtëqindvjeçare! Për herë të parë kemi të mbjellë një “reis” politiko-partiak, rast ky që i zvetënon të gjitha “aktivitetet” të gjitha “sukseset” dhe të gjitha “zhvillimet” islame të këtij Institucioni! Nga viti 2015 e deri më vitin 2020 ish-reisi i Shaqir Fetait nuk ka arritur të realizojë takime me funksionarë shtërorë e pariakë sa ka arritur ky farë “reisi” aktual brenda vitit që e lamë! Nuk i janë dashur për asgjë përveçse të sigurojë përkrahje nga ata që e instaluan në krye të BFI-së dhe mos të ndjehet i braktisur e i tradhëtuar! Ai që tradhëton gjithësesi që një ditë do të tradhëtohet edhe vetë!

Attachments area

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat