Ms.Lush Gjergji mbajti Meshë Shqip për Komunitetin Shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit, Virxhinia

Religjion

Ms.Lush Gjergji mbajti Meshë Shqip për Komunitetin Shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit, Virxhinia

Nga: Nga Beqir SINA- Sterling Virginia Më: 9 maj 2022 Në ora: 19:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtunën, më 7 maj, në prag të festës së Nënës, një grup i shqiptarve nga  Komuniteti Shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit, Virxhinia, priti në qytetin Sterling universitetin “Devine Mercy University” Imzot Lush Gjergji - priftin katolik të Kosovës, biografi shqiptar i Shën Nënë Terezës, i cili mbajti një meshë në gjuhën shqipe dhe një ligjeratë, ku foli me këtë rast edhe për jetën e tij - prift katolik i dedikuar i tërë Fesë dhe Kombit. 

Mesha dhe pritja në Universitetin i Mëshirës Hyjnore në Sterling, Virxhinia u bashkëshoqërua nga Fr. Charles Sikorsky, LC, president i Universitetit. 

Mons.Lush Gjergji, duke vijuar me predikimin e tij në këtë meshë, foli për virtytin e dashurisë dhe mesazhin e Nënë Terezës në kohët tona, duke përkujtuar me këtë rast 25 vjetorin e shkuarjes në amshim të, të Shejtës Nëna Terezes. 

Po ashtu, gjatë fjalës dhe këtij predikimi, ai i theksoi rolin e familjes dhe veçanërisht rolin e Nënës, ku ndër të tjera, Ms. Lush Gjergji tha se “një familje e kompletuar është ajo e tre brezave, me prindër gjyshërit dhe fëmijët”. 

Mbas kësaj meshe organizatori i kësaj pritje, rezervojë një bisedë të gjatë me pjestarët e komunitetit shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit, në Virxhinia, ndërkohë që disa prej tyre bënë disa pyetje interesante që ngjallën kurreshtje te pjesëmarrsit. 

Njëra nga pyetjet ishte për rreziqet e botës së zhvilluar në kohën e sotme(globaliste) ku në përgjigje,  Mons.Lush Gjergji, tha se “rreziqet më të mëdha të kësaj bote e ashtuquajtur Globaliste,  janë pesë diktatorë të shoqërisë perëndimore mund të përmblidhen si: 

1) Materializmi, 2) Konsumerizmi, 3) Hedonizmi 4) Relativizmi, 5) Ateizmi praktik.”

Merita Bajraktari, e cila e moderojë dhe ishte përkujdesur me shumë vullnet e dëshirë për këtë pritje, me Mons.Lush Gjergji, meshën në gjuhën Shqipe, dhe predikimin si dhe festimin e Ditës së Nënës, e pyeti atë se çfarë përfitojnë njerëzit nga ngjarje të tilla, ndërsa, Mons.Lush Gjergji, në përgjigje tha : “sepse këto janë ajo që quhet ushqimi shpirtëror dhe fizik janë njësoj të rëndësishëm dhe se komuniteti ynë pavarësisht nga tradita e besimit i gëzohet me të njejtat ndjenja shpirtërore dhe ngjarjeve të tilla.”

Në fund të ligjeratës në njërin prej ambjeteve të tepullit të dijes, universitetit “Devine Mercy University” në Virginia, Monsignor Lush Gjergji, dhurojë në shenjë respekti, Komunitetit Shqiptar në Dioqezën e Arlingtonit, Virxhinia, dy librat e fundit të tij nga kolazhi me shtatëmbëdhjet librave që ai ka shkruar deri tani, librat : “I hold the Albanian people in my heart" Conversations with Mother Teresa" - “Shën Jeronimi ilir”.

Grupi vallëtarve djem dhe vajza të këtij komuniteti - kishte përgatitur edhe një perfomancë me valle nga trevat shqiptare.

Ky ishte takimi I fundit I turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,- Detroit, New York, dhe Virginia, i Mons.Lush Gjergji, biografi më i njohur shqiptar i Nanë Terezës, në 25 vjetori i ndarjes nga jeta të Shën Terezes, ku ai pati rastin të promovojë edhe dy librat e tij,("I hold the Albanian people in my heart" Conversations with Mother Teresa" dhe atë “Shën Jeronimi ilir”). 

Në këto veprimtari Ms. Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i Prishtinës-Prizrenit, Kosovë, ishte i shoqëruar nga veprimtari i njohur komunitetit shqiptar në Amerikë  Marash Nucullaj - Kryetar i Degës së Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane në Detroit -Michigan.

Librat : “I hold the Albanian people in my heart" Conversations with Mother Teresa" - “Shën Jeronimi ilir”

"I hold the Albanian people in my heart" Conversations with Mother Teresa" i autorit Don Lush Gjergji, është përkthim nga gjuha shqipe i librit "E kam në zemër popullim tem shqiptar", po ashtu botimi i Dirtës, që është i përbërë nga intervistat, vizitat e Nënë Terezës në Kosovë, vizitat e saja me shqiptarët e amerikës.... i ilustruar me fotografi origjinale dhe të pabotuara deri më tash. 

Botimi është bërë me një bashkëpunim me Sh. B. "ILIRIA" New York City. Përkthimi nga z. Avni Spahiu. 

Librin mund ta gjeni nga e hëna, në Rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë dhe në librarinë "Alphabet J&M" që gjendet nën shkallët e Katedrales, kurse shumë shpjet edhe në librarit e qytetit në Prishtinë. 

“Shën Jeronimi ilir” është një ndër kolosët e mëdhenj fetar, shpirtëror, kulturor, biblik, patristik, që e pranojnë dhe nderojnë jo vetëm të gjithë të krishterët, por mbarë njerëzimi, si  shenjt dhe dijetar të madh,  një ndër doktorët dhe etërit e Kishës më të spikatur të kohës së tij, “egregius doctor Ecclesiae”  – doktor i shkëlqyeshëm i Kishës, së bashku me Shën Ambrozin (330-297) dhe Shën Augustinin (354-430). Ai ishte njeri i dijes dhe kulturës, por edhe i studimit, uratës, pendesës, jetës së rreptë asketike, duke luftuar kundër mëkatit, veseve, epsheve, pothuaj gjithnjë në kërkim të përsosmërisë dhe shenjtërisë.

Këto arsye, por edhe shumë të tjera, sidomos sivjet në 1600 – vjetorin e vdekjes së tij,  ai vjen tek ne dhe ndër ne me shumë porosi dhe aktualitete, si njeri i Provanisë dhe historisë tonë të lashtë  martire dhe biblike, “vegël” e Zotit, për t’ia dhënë mbarë njerëzimit Biblën, nëpërmjet “Vulgatës”, përthimit të shkëlqyeshëm në gjuhën latine, me shekuj si burim jete dhe frymëzimi për fe, traditë, kulturë dhe qytetërim evropian dhe botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat