Analiza e Financial Times për Maqedoninë

Religjion

Analiza e Financial Times për Maqedoninë

Nga: Fitim Dika Më: 14 prill 2016 Në ora: 22:47

Mijëra protestues kanë dalur rrugëve të Shkupit, të enjten, për ditën e tretë radhazi, pasi kundërshtojnë vendimin e faljes të presidentit Gjorgje Ivanov, të gjithë atyre personave të infiltruar në skandalet e përgjimeve.

Disa mijëra opozitarë kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit përpara zyrave të tij, ndërsa një kontra protestë është zhvilluar disa metra më larg nga mbështetësit e partisë në pushtet ku bën pjesë edhe Ivanov.

Forcat e rendit janë në mes të protestuesve duke u përpjekur për të ruajtur rendin dhe qetësinë, që të mërkurën eskaloi me thyerjen e xhamave të zyrës së presidentit. Protestuesit gjithashtu thyen xhamat edhe të Ministrisë së Drejtësisë, me pasojë u arrestuan 13 persona.

Presidenti i Maqedonisë kërkoi falje për 57 politikanë dhe personalitete të zhytyra në skandalet e përgjimit, mes tyre edhe për ish kryeministrin Nikola Grujevski, kryeopozitarin Zoran Zaev, që njëherësh edhe publikoi shumicën e përgjimeve.

Zgjedhjet e parapara për 5 qershor vihen në pikëpyetje edhe sipas komisionerit Johanes Hahn, ndërsa ambasada amerikane e ka qortuar Ivanovin se po ndërhyn në punët e sistemit të drejtësisë.

Kriza e thellë politike ka filluar prej publikimit të bombave në shkurt 2015, ndërsa me nënshkrimin e marrëveshjes në qershor 2015, palët ranë dakort për zgjedhje në 24 prill, që në fakt u shtynë për 5 qershor. Kjo për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Përkundër faljes së presidentit, Prokuroria Speciale ka thënë të enjten se ajo do vijojë me punë dhe shqyrtimin e lëndëve penale.

Por të irrituar nga vendimi presidencial, studentët kanë okupuar edhe fakultetin e drejtësisë në Shkup, ndërsa opozita i ka mbështetur ata duke u thënë të jenë të qetë.

Një grup prej 70 organizatave jo-qeveritare i kanë çuar një letër presidentit për vendimin. Rreth 37 deputetë opozitarë kanë kërkuar nga kryeparlamentari për të filluar një seancë për zhbllokimin e vendimit të presidentit, por kryeparlamentari refuzoi me pretekstin se parlamenti është shpërndarë.

Opozita maqedonase ka bërë ftesë për bojkot të zgjedhjeve në 5 qershor./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat