Media zvicerane: A po kërcënohet Kosova nga një konflikt i ri

Religjion

Media zvicerane: A po kërcënohet Kosova nga një konflikt i ri

Më: 18 prill 2016 Në ora: 09:56

Një grupacion ushtarësh nga Kosova, në fillim të javës ka publikuar një video për të mobilizuar ithtarë, “për të mbrojtur interesat kombëtare në Veri të Kosovës,”, shkruan në median zvicerane schweizmagazin.ch, që është ndër lajmet më të vizituara, njofton botasot.info.

Lajmi ka të bëjë pas publikimit të një videoje nga veriu, ku Aleanca Kombëtare Shqiptare, kishte dalë me video dhe fotografi, për të thirrur të rinjte shqiptarë për bashkangjitje në luftë.

“U kërkoj luftëtarëve të përgatiten për sulmet e reja, për të mbrojtur interesat tona, Kjo sepse në Veri të Mitrovicës luftojnë shqiptarët autoktonë, ndërsa ish kolegët e tyre, të cilët po udhëheqin Kosovën, e kanë mendjen te mbushja e xhepave me para,” thuhej në kumtesën e AKSH, që pas mediatizimit në mediat serbe, por merr hov edhe te ato ndërkombëtare./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat