Ramazani filloi, a po agjeron ndonjë lojtar i Kombëtares!?

Religjion

Ramazani filloi, a po agjeron ndonjë lojtar i Kombëtares!?

Më: 7 qershor 2016 Në ora: 00:49
ilustrim

Sot është dita e parë e agjërimit të Ramazanit dhe të gjithë besimtarët mysliman po agjërojnë.

Edhe në kombëtaren shqiptare ka shumë lojtar që janë bësimtar të devostshëm por siç raporton gazetari i Top Channel që po qendron pranë ekipit asnjë lojtar i kombëtres nuk po agjëron.

Ka qenë stafi teknik që nuk ka lejuar asnjë futbollist që të agjëroj duke ditur që ndeshja me Zvicrën do të luhet në datën 11 Qershor në orën 15:00 të drekës ku temperaturat do të ejnë të larta dhe agjërimi do të ishe një pengesë e madhe fizike për lojtarët.

“Stafi teknik nuk ka konfirmuar se ndonjëri prej lojtarëve ka filluar agjërimin në ditën e hënë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por nga komunikimet që kam patur nuk do të ketë agjërues në mesin e lojtarëve të ekipit tonë”, njoftoi nga Lannioni, Endi Tufa.

Gjatë grumbullimit, mbrojtësi Mërgim Mavraj, nuk pranoi që të mbarte fanellë që reklamonin alkool, ndërsa pas këtij episodi filloi edhe diskutimi mbi agjërimin, por tani konfirmohet se as Mavraj nuk është duke agjëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat