Arti dhe feja

Religjion

Arti dhe feja

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 qershor 2016 Në ora: 12:15
Ilir Muharremi

Por, betejat fetare patën një ndikim të madh në art. Udhëheqësit e kishës Katolike i nxisnin njerëzit të përdornin imazhet fetare gjatë lutjeve të tyre. Ndërsa, në ato protestante ky lloj arti, vështrohej me mosbesim e konsiderohej si mëkat. Përshembull piktura: Vizioni i Shën Jozefit e krijuar rreth 1638 nga Filipe de Champagne, përfaqëson engjëllin që po i tregon Jozefit se foshnja e gruas së tij është biri i zotit. Sandalet e Jozefit janë të hedhura në dysheme. Vërehet dukshëm që pikturat katolike sjellin episode dramatike nga jeta e shenjtorëve dhe i mësonin njerëzit duke frymëzuar përkushtimin fetar siç kërkonte Kisha, dhe është e qartë se artistët duhet të krijonin imazhe imponuese.

Protestantët ishin të mendimit se njeriu duhet të adhurojë zotin. Ndërsa, Kisha Katolike i nxiste njerëzit të adhuronin shenjtorët. Megjithatë për kishat protestante nuk bëheshin më piktura të mëdha altari, apo ato fetare të përmasave të mëdha, artdashësit protestant vazhdonin t’i blinin kuadrot të vegjël biblikë për t’i vënë në shtëpi, mbi të cilat tregoheshin histori nga Bibla. Në anën tjetër arti Islam nuk i referohet vetëm besimit në “Allah”, por edhe kulturës Islame në përgjithësi.

Ky art adapton elemente sekulare të cilat nuk janë të ndaluara dhe të pranuara nga disa teologë myslimanë. Në pikturë vërehen ndikimet kineze dhe ngecja prapa në pikturë lidhet ngushtë me besimin që synon njëshmërinë e krijuesit, larg idhujve paganë. Edhe pse mendohet që qëndrimi i portreteve të njerëzve në pikturat Islame është rreptësisht i ndaluar nga ligji që njihet si sheriat, prapë se prapë njerëzit dominojnë në të gjitha epokat e artit Islam. Edhe portrete e Muhamedit, të cilësuar si i dërguari i fundit në Islam janë krijuar nga vetë artistët myslimanë dhe këto piktura janë të vitit 1314, 650 vjet pas vdekjes së Muhamedit. Por, përveç portretit të profetit në piktura gjejmë edhe elemente të tjera të cilat nuk kanë bazë në Islam dhe që janë në kundërshtim me ligjin dhe përshkrimet Kuranore.

Por, me të drejtë arti thyen ligjet e fesë dhe feja fare pak mund të shërbejë në art, dhe as që duhet t’i jep bazë artit, nëse përpiqet e zbehë, e bënë impotent dhe e stërvitë për vete. Ajo që u tha më lartë, e që është krijuar nga artistë, vërejmë një fuqi imponuese, ndërsa fuqia e artit është kafshore dhe e kjo fuqi është e vërteta e artit, derisa feja e mënjanon. Nëse e marrim më thellë, nga njëra anë është një vërshim dhe një tepri e lulëzimit të trupit në botën e imazheve, dëshirave, kurse në të tjetrën i nënshtrohet imazheve kafshore, dëshirave të jetës, ndjenjës vitale, apo stimulimit.

Por, e shëmtuara e cila përpiqet ta bëjë artin për vete, mund ta ketë një forcë, kjo forcë është politika ose feja, feja qe më parë, por prapë arti fitoj, politika përpiqet paralel të shoqërohet me artin, por prapë arti e sfidoj. Nuk mund t’i ikim mendimeve të Nietzches se: “Në masën në të cilën komunikohet diçka nga energjia ngadhënjyese e artistit i cili sundon mbi gjërat e shëmtuara, të frikshme, apo e shëmtuara ngjallë tek ne shijen e mizorisë”.

Vërejmë, se bukuria e pa imponuar qëndron jashtë gjitha hierarkive e kjo është e rëndësishme për artistin jo fetar.

Në bukuri ekzistojnë kontraste dhe kjo ngritët më lartë, e shëmtuara kundërshton artin, por arti kështu bëhet më i veçantë. Duhet theksuar se artisti është imoral dhe nuk mund të ketë moral, kufizim, imponim. Artistëve u mungon turpi përballë vetes, si dhe përballë pasionit të madh. Por, ç’rëndësi kanë për artistin mallkimet fetare? Aspak nuk kanë nevojë për këto. Artistët marrin pjesë me gëzim dhe përzemërsi dhe janë mirënjohës të ndijimeve të mprehtësisë, plotësisë dhe forcës së brendshme të tyre, ata kapin atë më të mirën të shpirtit, nuk kanë nevojë për dogma.

A duhet arti të shkoj përtej realitetit dhe ta përdorë realitetin si pakënaqësi? Kemi rastin e Rafaelit i cili ishte mirënjohës i ekzistencës vetëm aty ku nuk u tregua i krishterë, kur kishte klithur mbi ekzistencën e tij. Aspak nuk jam kundër krishterëve e myslimanëve, vetëm duhet distancuar njëherë e përgjithmonë artin me fenë. Me interpretimin moral siç i vërsulet artit, bota bëhet e padurueshme. Feja përpiqej nëpërmjet kësaj mënyre artistike ta sundoj botën ose ta mohojë.

Te njeriu i kopesë apo kolektivi i shurdhër feja gjeti përftimin, avantazhin, avancimin dhe jetën. Jemi të detyruar të pranojmë se konkretisht nuk ka fe në njëjës, ka vetëm në tërësi fesh. Feja është një term tërësisht kolektiv dhe ka të ngjarë që fetë kanë qenë universale në kuptimin që gjithë popujt kanë pasur një fe.

Ndryshimet në mes tyre janë tejet të mëdha, tronditëse, përçmuese, kundërshtuese, ujqër për njëri tjetrin, saqë çdo element i zakonshëm që mund të nxirret, duket i pakuptimtë. Zgjedhja e fesë është e domosdoshme dhe në rrugën që hyjmë, menjëherë paraqitet një përgjithësim i pakuptueshëm, dhe arsyeja është se rritja e rëndësishme e përmbajtjes etike dhe ideale të feve sugjeron procesin e pastrimit që mund të na qoj më tej.

Por, duhet bërë bilancin real të feve në art të cilat janë të rrezikshme dhe shqetësuese: gjithnjë paguhet shtrenjtë dhe në mënyrë të tmerrshme kur fetë nuk duan të qëndrojnë në duart e artistëve dhe filozofëve si mjet disipline dhe edukimi, por veprojnë në thelb duke zotëruar, dhe duan të jenë ato vetë qëllime, por jo mjete pranë mjeteve të tjera.

Në artë përgjithësisht gjatë përdorimit të fesë, apo feja si imponuese dhe vërsulese e pasimit të idesë paraqitet si një forcë maskuese për ta promovuar veten nëpërmjet estetikës, ngaqë estetika ngacmon syrin për ta futur më tej në ligjet absurde, të papërballueshme për këtë ku jetojmë. Nëse arti përpiqet të “sulmojë” fenë përmes karikaturës, atëherë feja duhet ta pranoj. Por fetë u dëshmuan se nuk e pranojnë goditjen artistike, e atëherë përse përpiqen të maskohen brenda artit?! Kemi rastin kur gazeta daneze Jyllands-Posten ka publikuar 12 karikatura të profetit Muhamed. 11 ambasadorë nga vende myslimane kërkuan takim me kryeministrin Anders Fogh Rasmussen.

Ata kërkuan që ai të distancohet nga karikaturat. Kryeministri i kundërshtoj. Çështja zgjon indinjatë ndërmjet myslimanëve në Danimarkë, dhe një delegacion myslimanësh udhëton nga vendi në vend në shumë vende myslimane dhe kërkon dënim ndërkombëtar. Mesazhi ishte i qartë: bota islamike nuk lejon askënd të tallet me figurën e profetit të tyre, pavarësisht pretendimit të lirisë së shprehjes, që ekziston në vendet e konsideruara si demokratike. Arti depërton më tej se liria, andaj, as feja nuk ka drejtë të promovohet me kërkesa imponuese, qofshin figura myslimane, krishtere, protestante budiste.... Artistët janë të lirë të prezantojnë çdo gjë, por nëse feja i kërcënon, të tallen me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat