Sot, dita e parë e Haxhit. Në Mekë, në mesin e 2 milionë myslimanëve edhe 7 mije shqiptarë

Religjion

Sot, dita e parë e Haxhit. Në Mekë, në mesin e 2 milionë myslimanëve edhe 7 mije shqiptarë

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 17:05
haxhilerë

Mbi 2 milionë  besimtarëve muslimanë nga e gjithë bota sot  kane nisur haxhin në Qabe (Mekë), raportojnë mediat botërore. Mbi dy milionë njerëz nga mbare bota ju janë përgjigjur sivjet haxhit ne Mekka, ne mesin e tyre janë mbi 7000 shqiptarë nga Ballkani dhe diaspora, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Haxhi në Mekë është një nga pesë shtyllat kyqe të islamit që çdo besimtari, si një obligim i çdo mysliman për  të bërë të paktën një herë në jetën e tij në qoftë nëse ai i ka mundësi.

Anëtarët e rijnë te haxhit  do të udhëtojnë në luginën e Mina, disa kilometra në lindje të Mekës, para fillimit të përpjetën e maleve të Arafat, ku nis edhe faza e pare e misionit të vlefshëm te haxhit pesë-ditore.

[haxhxiixhh] Rendi, transporti dhe siguria e tyre është një operacion i madh logjistike qe është nen menaxhimin e Arabisë Saudite. Do përkujtuar se sot një vit ne Mekë ndodhi je tragjedi, rrëmujë nga faktori njeri që mori jete e rreth 2000 pelegrinëve.

Abdelatti Abu Zayan, pelegrin libian 44, thotë se megjithatë i bindur në organizimin e autoriteteve saudite pas ndjekur lutjet e së premtes në Xhaminë e Madhe në Mekë.

“Ishte një ndjenjë e pabesueshme, miliona njerëz erdhën për t’u lutur në xhami dhe ju falën Allahut, gjithçka shkoi mbare”, ka thënë ai për AFP.

Miliona besimtarë myslimanë nga e gjithë bota kanë nisur të lëvizin nga qyteti i shenjtë i Mekës në luginën pranë Mina, për fillimin e haxhit.

Mbi dy milionë njerëz nga mbare bota ju ja përgjigjur sivjet haxhit ne meka, ku ne mesin e tyre janë dhe mbi 7000 shqiptarë nga Ballkani dhe diaspora, njofton “Presheva jonë”

Në mesin e dy milionë myslimanëve, në  Qabe edhe 7 mijë shqiptarë 

Burimet e “Presheva Jonë”  mesojne se sivjet ne vendin e shenjte ne  Qabe (Meke-Medinaa) janë tubuar për te kryer obligimin dhe misonin e tyre paqësor mbi 2 milionë haxhinj te rinj, ku ne  mesin e tyre vetëm shqiptare nga Ballkani janë mbi 7.000. Kjo shifër del nga burimet zyrtare te Tiranes, Prishtines dhe Shkupit nga te cilat vende dje për ne Haxhe janë nisur mbi 3000 shqiptarë, këtu duke mos llogaritur shqiptaret e Lugines së Presheves apo te Janinës.

Kurse, nga Turqia se paku 2000 shqiptare. Këtu s’do harruar se nga diaspora dje për ne Qabe jane nisur mbi 2000 haxhilere, kur vetëm nga Zvicra janë 400 dhe 700 nga Gjermania, 500 nga Franca, 300 nga Austria dhe mbi 500 nga Amerika, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Me fillimin e Haxhit, pelegrinët hyjnë në fazën e ihramit – një gjendje e pastërtisë, në të cilën ata nuk duhet të vënë parfume, nuk duhet të presin thonjtë ose nuk duhet të shkurtojnë flokët apo mjekrat e tyre.

Haxhi kulmon me mbledhjen e besimtarëve në Malin Arafat.

Ky është vendi ku profeti Muhamed ka bërë predikimin e lamtumirës 14 shekuj më parë.

Haxhi është njëra nga pesë shtyllat e Islamit dhe thuhet se çdo mysliman i aftë duhet ta kryejë këtë pelegrinazh një herë në jetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat