Don Lush Gjergji mori titullin “Monsinjor”

Religjion

Don Lush Gjergji mori titullin “Monsinjor”

Nga: Beqir SINA - New York Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 15:48
Don Lush Gjergji

VATICAN : Don Lush Gjergji njoftohet se mori titullin “Monsinjor”, nga Papa Françesku. Këtë titull ia kumtoi në Katedralen në Prishtinë, delegati i Papës për Kosovën, duke thënë se Monsinjori Lush Gjergji tani i përket të ashtuquajtures familjes Papnore.

“Nuk duam ta shpallin shenjt, sepse ai do të duhej ta lëshoj mënjehrë këtë tokë, por njohim meritat e tij shumta. Ju Momsinjor jeni formuar në shkollën e Shën Terezes”, tha delegati i Papës për Kosovën.

Ndërsa, Monsinjor Lush Gjergji, duke falenderuar për këtë titull, ishte shumë modest, ku ka  thënë se as se ka kërkuar e as merituar këtë titull.
Katedralja Nënë Tereza: Do të kremtohet meshë falënderimi për lumnimin e Martirëve Shqiptarë
 
Ipeshkvia e Kosovës lajmëron të gjithë besimtarët e saj dhe njerëzit vullnet mirë që këtë të diele, 13 nëntor 2016, do të kremtojë Meshën e falënderimit për Lumnimin e 38 Martirëve Shqiptarë, të cilët u shpallën të lumë në Shkodër, më 5 shtator 2016. Mesha do të kremtohet në orën 11:00, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Delegati Apostolik për Kosovë, SH.T. Imzot Juliusz Janusz.

Me këtë rast, Delegati Apostolik Sh. T. Imzot Juliusz Januzs do të shpalle zyrtarisht edhe emërimin e Don Lush Gjergjit, Kapelan i Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që nënkupton titullin Monsinjor.

Në të njëjtën ditë, meshë falënderimi do të kremtohen në të gjitha famullitë e Ipeshkvisë së Kosovës.
Dom Lush Gjergji është edhe një autor shqiptar dhe dijetar i njohur gjerësisht njifet nga e gjithë bota si biograf i librave të të Shejetes Teresa. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të . Ai thotë se bekimi i Zotit është një burim gëzimi për shqiptarët e të gjitha besimeve.

"Ne në Kosovë kemi qenë të përgatitur për këtë ngjarje jo vetëm tani, por për vite. Kjo është një ngjarje e rëndësishme fetare dhe kombëtare, për shkak se për herë të parë një Shejteresh është, një shqiptare, që u kanonizua  nga Kisha Katolike kryesuar nga Francesku me 4 Shtator në Vatikan Shenin e Shen Pjetrit. me një fjalë, të gjithë në Kosovë, Shqipëri, trevat shqiptare e diasporë, kan perjetur këtë ditë me gëzim dhe lumturi, duke falënderuar Perëndinë, kishën, papën, dhe sidomos duke falenderuar familjes Bojaxhiu dhe Nënë tonë Terezën, i cili na ka përfaqësuar në botë me një dinjitet të veçantë, dhe ne do ti thërrasim tani E Shejta Teresa ", ka thene tha Monsinjor Lush Gjergji.

Monsinjor Lush Gjergji thotë se ai mendon se shpejtësia e jashtëzakonshme,e Lumnimit dhe e Shejterimit te saj ishte rezultat i një konsensusi globale: "Ky proces ishte pjesërisht i ngutshëm, sepse jeta e Nënë Terezës dhe aktiviteteve të saj ishin të jashtëzakonshme" eshte shprehur Monsinjor Lush Gjergji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat