Nëntë bindjet e Gandit

Religjion

Nëntë bindjet e Gandit

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 22:18
Mahatma Gandi

Data dy tetor 1948 njihet si datë kur njerëzimi humbi mendimtarin indus Mahatma Gandi (Mohandas Karamchand Gandhi – 1869-1948), figurë kjo e shquar historike, e cila i siguroi me mjete paqësore pavarësinë Indisë, njërit nga tri shtetet me popullsi më të madhe në botë.

Disa nga mendimet e tij që kanë inspiruar dhe vazhdojnë të inspirojnë miliona njerëz anekëndë rruzullit edhe sot e kësaj dite.

Për jetën: Jeta ime është mesazhi im.

Për ushtarin: Unë jam ushtar, por jam ushtar i paqes.

Për besimin dhe njerëzinë: Nuk duhet ta humbni besimin në njerëzimin. Humaniteti është oqean. Nëse disa pika ujë të oqeanit janë të ndyera, oqeani nuk ndyhet.

Për mjetet paqësore: Neni i parë i besimit tim është ‘jo – dhuna’. Ky parim është poashtu i fundit në synimet e mija.

Shtatë të këqijat e njerëzimit: Politikë pa parime; pasuri pa punë; kënaqësi pa vetëdije; dituri pa karakter; tregti pa moral; shkencë pa humanitet dhe përpjekje pa sakrificë.

E vërteta: Gabimi nuk shndërrohet në të vërtetën nëse propagohet shumëfish, e as e vërteta nuk shndërrohet në gabim nëse askush se sheh ate. E vërteta qëndron pavarësisht se a ka apo nuk ka mbështetje të publikut. Ajo është e qëndrueshme.

Për lirinë: Jam idhëtar i lirisë sime, prandaj nuk do të bëj asgjë që ta kufizoj tuajën.

Falja: Të dobëtit nuk mund të falin kurr. Falja është virtyt i të fuqishmëve.

Natyra e njeriut: Njeriu është produkt i bindjeve të tij. Cka mendon i tillë bëhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat