Kisha Katolike Shqiptare "Nëna e këshillit të mirë " në Klinë, mbajti meshë për nder të Mërkurës së Përhime - Bota Sot
Kisha Katolike Shqiptare "Nëna e këshillit të mirë " në Klinë, mbajti meshë për nder të Mërkurës së Përhime

Religjion

E enjte, 15 nëntor 2018

Kisha Katolike Shqiptare "Nëna e këshillit të mirë " në Klinë, mbajti meshë për nder të Mërkurës së Përhime

Nga: Lekë Mrijaj Më: 1 mars 2017 Në ora: 19:34
Mesha, Klinë

Dita e sotme e shënuar në kalendarin biblik është dita e parë e ecjes drejt Kreshmëve, nga sot ne filluam të përgatitemi për ardhjen e Pashkëve, nëpërmjet një ecjeje të gjatë shpirtërore prej 7 javësh apo 40 ditësh ( pa numruar të dielat ), deri në të enjten e madhe para “Darkës së Zotit”, ku gjatë kësaj kohe lidhjeje veshjët e meshtarëve gjatë celebrimit të eukaristisë deri në mbrëmjën e vonshme të shtunës së 15. Prillit, 2017, janë me petkun ngjyrë Vjollcë, ndërsa Altari është pa zbukurime lulesh dhe nuk këndohet Lavdi, as Aleluja. Krezhmet ndahën në dy periudha: katër të dielat, që në liturgjin krishtëre njihën me emrin ‘të Dielat e Krezhmëve’ dhe dy javët e fundit, “Koha e Mundimeve”, në të cilën vendin kryesor e zë “Java e Madhe” që do të thotë se janë periudha ku ne përkujtojmë mundimet e Krishtit dhe përgatitemi shpirtërisht për të kremtuar ngjalljen e Tij, nëpër të cilin vetë Jezusi, na mundëson që ta ringjallim jetën tonë, ndërgjegjën tonë të brëndshme.

Nevojat e tona shpirtërore i ngrisin dhe mundohëmi me gjithë zemër që sa më mirë t´i përshtatemi Zotit, të thellohemi në brëndesi më këtë mister të mundimeve të Tij, me ecje shpirtërore ripërtërirjeje, kthimi dhe pajtimi drejt lirisë që është Krishti, i cili ashtu si përherë edhe sot na fton t’i jetojmë Krezhmët spiritualisht duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtij realiteti dhe tërisht të ecemi si Jezusi në: thjeshtësi e vigjilencë, dëgjesë e lutje, agjërim e kthim, përkujtim të pagëzimit, bamirësi dhe bashkëndarje. Andaj le të jetë kjo kohë e kreshmeve si ditë kthimi…  dhe të e pranojmë me gjithë zemër Jezusin dhe kuptimi i thellë i kthimit tonë pranë zemrës së Jezusit - rruga në të cilën duhet të ecim të gjithë, duke e lënë Krishtin të na udhëheqë dhe të na ndriçojë në dritën e e Tij, pra le të jetë kjo kohë, kohë, agjerimi dhe kthimi, të kthehemi rrënjësisht kah Zoti, Hyji i ynë në Krishtin, sepse me të vertetë është ashtu edhe siq ua tha apostujve: “Unë Jam, Udha, Jeta dhe e Verteta”, pikërisht Ai, është i dashur, i butë e edhe i mëshirshëm, i durueshëm e shumë i dhimbshëm është Shpetimi dhe vetëm ne Të, të mbështetemi, që nga sot,  e perjetë e motë dhe le të jetë Primat kryesor i zemrave tona.

Sot, më 1 mars 2017, njëashtu sikurse mbarë dioçezat krishtere në botë e tokat e katedralëve në trojët e arbërit, edhe kisha katolike "NËNA E KËSHILLIT TË MIR? " në Klinë, mbajti meshë për nder të Mërkurës së Përhime, meshë e celebruar nga dekani i dekanatit të Pejës – famullitari d. Lenc Sopi. Në mesazhin e e tij të sotëm të Krezhmëve, d. Lenci për besimtarët pjesmarrës të eukaristisë së sotme ofroi thirrjen ungjillore për të jetuar të bashkuar në këtë kohë të Krezhmeve, ai duke ju referuar ungjillit të sotem bëri thirrje që të e dëgjojmë, meditojmë dhe ndjekim Fjalën e Zotit, Fjalë që na përtërin jetën tonë, na nxit e motivon në të gjitha pikpamjët andaj shtoj duke thënë se t’i ndryshojmë zemrat tona për të mirë, pra të fillojmë nga ky çast, t’i kthejmë zemrat tona perjetësisht ndaj vëllezërve tanë me nevoja të ndryshme ashtu siq na porositi Jezusi në ungjillin e Tij të sotëm. E për ta përcaktuar edhe më mirë natyrën e lajmëtarit të vërtetë të Fjalës së Zotit, d. Lenci nënvizoi duke thënë se Krezhma pergjithësisht sjell një lajm të mirë, kjo kohë hiri e shpëtimi është shënuar në ungjillin e sotëm nga tre veçori themelore kishtare: Lëmosha, Lutja dhe Agjërimi. Tema që i bashkon këto tre praktika është fshehtësia: “lëmosha jote të jetë e fshehtë”, dhe “mos ta dijë e djathta çfarë jep e majta” , lutja në fshehtësi dhe agjërimi, andaj fare në fund d. Lenci, uroj të gjithë besimtarët me fjalën, Paçi Hire e Kreshme të shenjta!

Pas perfundimit të meshës shënjte menjiherë meshtarët e famullisë sonë d. Lenc Sopi e d. Kolë Thaqi, filluan me dy formulat rituale kishtare, pikërisht ata bënë pluhuritjën me hi mbi kokë, që simbolizon shenjën pëndeses dhe pastrimit ( hiri që është nxjerrë nga djegia e degëve të Ullirit të dielën e Larit të një viti më parë ) duke u thënë : “Kujtohu se pluhur je e në pluhur do të kthehesh”( është deklarata se fati ynë mbi këte tokë është vdekja, pasoja e mëkatit, por duhet të besojmë patjetër në mëshirën e Hyjit për të na shpëtuar nga vdekja e amshuar ), dhe “Kthehu dhe besoji Ungjillit” (që do të thotë se ne gjithnjë jemi të ftuar të rrëfejmë se jemi mëkatarë, të luftojmë kundër mëkatit, dhe të vihemi në udhë në rrugën e Jezu Krishtit, t’i besojmë vetëm Fjalës së Tij).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test