N'Luginë t'Preshevës, ç'na gjeti
Është çmendur, o krejtë mileti
Na ka mbërthyer, o radikalizmi
Me fytyrë tjetër, myslimanizmi!
Me pantollona të shkurtuara
Dhe vajza të reja, të mbuluara
Po na thonë se është "sevap"
Të gjitha femrat me "hixhabë"!
Dhe hoxhallarët s'po na bindin
Se s'kanë lidhje me radikalizmin
Në trojet tona të shqiptarizmit
S'betohen kundër ekstremizmit!
Ishim mësuar shekuj me radhë
Myslimanët si duhet me u falë
Sepse fenë e kemi nga të parët
Mirë e dijm' si t'falen shqiptarët!
Por na erdhën disa "zotëri"
Që kishin jetuar në Gjermani
Dhe në trojet tona islamin suni
Na rrezikuan drejtimin hanefi!
Anembanë nga kanë studiuar
Hoxhallarët tanë si kanë mësuar
Shumë drejtime të islamit sollën
Përçarje te myslimanët mbollën!
Ata që në Arabi kanë studjuar
Ku veç vehabizmit të lejuar
Asgjë tjetër nuk kanë mësuar
Prandaj, janë duke na sulmuar!
Por hoxhallarë të nderuar
Na islamin drejtë duhet mësuar
Nuk kemi lidhje me vehabizmin
Që kërcënon me ekstremizmin!
Shqiptarët që jetojnë në Ballkan
Që të gjithë nuk janë myslimanë
Prandaj, kujdes duhet treguar
Rreth flamurit të përbashkuar!
Myslimanizmin, në këto troje
Me traditë islame, shekullore
Duhet ruajtur, e duhet mbrojtur
Nga ekstremizmi, pa u ndrojtur!
Ne i përkasim islamit tradicional
Të gjithë myslimanët shqipëtarë
Prandaj, kurrë nuk do të lejojmë
Që askush islamin të na sulmoj!
Të gjithë ne, sa jemi shqiptarët
Me xhelozi i ruajmë nga të parët
Traditat tona fetare ekombëtare
Gjithandej, në trojet shqipëtare!