Për atdheun kombin e kombëtaren… - Bota Sot
Për atdheun kombin e kombëtaren…

Religjion

E martë, 16 tetor 2018

Për atdheun kombin e kombëtaren…

Nga: Dibran Demaku Më: 21 gusht 2017 Në ora: 15:01
Mulla Xhevat Kryeziu, Kreshnik Demaku dhe autori, Dibran Demaku

Emrin e Mulla Xhevat Kryeziut e kisha dëgjuar para shumë vitesh.E kisha dëgjuar,por nuk e kisha takuar.

Mulla Xhevat Kryeziu, apo ndryshe hoxha i Bubavecit të Malishevës,në pranverën e herëshme të vitit 1990,ishte bërë i njohur në përmasa kombëtare.Mulla Xhevati,në atë pranverë të hershme të vitit të kthesës historike,ishte bërëi njohur dhe i dashur në përmasa kombëtare,sepse i ishte bashkuar Aksionit kombëtar të pajtimit.Emri i tij në ato ditë të aksionit të madh,shkëlqente pothuajse i barabartë me emrin e Anton Çettës së njohur.

Krah për krah Anton Çettës,do të hapëronte edhe Mulla Xhevati,që aksioni të kishte sukses të plotë.Të gjithë atyre që kanë memorie më të zhvilluar do të ju kujtohet Dita e Bajramit në atë pranverë të 1990(nuk di nëse ishte e bajramit të madh apo të vogël),por ç`rëndësi ka kjo para së vërtetës historike,kur mulla Xhevati atë ditë Festën fetare e kishte kthyer në Festë kombëtare!Në atë ditë në Bubavecin e Mulla Xhevatit kishin ardhur hiq më pak se treqind mijë shqiptarë nga Kosova dhe pjesë të tjera të etnikumit shqiptarë,që atëherë ende ndodheshin nën juridiksionin e Jugosllavisë.

Dhe siç e donte rendi,në tubimin në fjalë do të fliste edhe mulla Xhevati,i cili në mes tjerash do të thoshte dhe atë të njohurën:“Se feja e shqiptarit është shqiptaria…“dhe pikërisht kjo fjalë e tij do të ndikonte tek ata që ende luhateshin nëse do të duhej të falnin…,që te bindeshin se ishte pikërisht ajo dita kur duhej shtrirë dorën e pajtimit!...Vetëm tubimi tjetër tek Verrat e Llukës( që do të mbahej një javë më pas) do të ia kalonte atij të Bubavecit,për nga numri i pjesëmarrësve!...

Sido që të jetë Tubimi i Bubavecit ka hyrë në historinë tonë kombëtare,në të cilin Festa fetare e Bajramit u kthye në Festë kombëtare! Dhe e tëra kjo fal Mulla Xhavat Kryeziut dhe punës së tij,me të cilën  Mulla Xhevati i ka ngritë përmendoren vetës së tij,në të gjallë të tij!...

Mulla Xhevat Kryeziun apo ndryshe hoxhën e Bubavecit,do ta takoja këtë verë,në një pasdite të bukur korriku.Për këtë takim dhe njohje me mulla Xhevatin do të mund ta falenderoja kushëririn tim mulla Kreshnik Demakun,i cili edhe ishte angazhuar që ne të takoheshim dhe të njiheshim…Pas përshëndetjes së zakonshme,mulla Xhevati do të na merrte në makinën e tij dhe pas udhëtimit një gjysëm oresh ned të tre do të ndaleshim në një restoran në rrjedhën të Drinit të bardhë,jo fort larg Klinës.Do të flisnim më mulla Xhevatin pothuajse për të gjitha rrjedhat e jetës së shqiptarëve,kudo ku ata ndodhen!

Përverq kësaj do të flisnim edhe për vitet e nëntëdhjeta,për Aksionin e madh kombëtar të pajtimeve.Mulla Xhevati do të fliste pak dhe vetëm nese e pyesje.Dhe për çdo gjë që fliste,do të fliste në mënyrë krejt të qetë,të sinqertë dhe bindëse.Ti që rrije dhe e shikoje kishe dëshirë ta dëgjoje kur fliste.Bashkëbiseduesit apo bashkëdegjuesit,si të doni,dëshironim që të dëgjonim gjithçka nga ai sepse fjala i kishte hije!...

Në një rast,pasi do të mendohej pak,dhe pasi të lëvizte nga karriga,që të largohej nga ca rreze të diellit të asaj dite korriku,do të shtonte:“Për atdheun,kombin e kombëtaren duhet falur arën…duhet falur tokën…duhet falur kokën!...Çdo njeri,cilido qoftë ai,cilës do besim fetar që t`i takojë,së pari duhet ta dijë dhe ta tregojë se cilit komb i takon!...Gjithmonë dhe në rend të parë është dhe duhet të jetë kombi…e tek pastaj përkatësia fetare!...

Unë kam udhëtuar shumë.Dhe ngado kam shkuar,me njerëzit që jam takuar,ata gjithmonë në fillim pasi janë prezentuar kanë treguar se cilit komb i takojnë e tek pastaj në bisedë e sipër kanë treguar edhe përkatësinë e tyre fetare!...Secili individ apo grupacion të çmon ty nga ana kombëtare,sepse në këtë mënyrë je i veqantë!...Më habisin zëra të njerëzve të ndryshëm,edhe të kolegëve të mijë, kur me të huajtë mundihen të njihen në baza fetare!...

Unë personalisht i dua dhe i çmoj krejt njerëzit e botës,të çfardo kombi a feje qofshin!...Por…do të tregohesha i padenjë edhe si praktikues i besimit islam nëse do të deklarohesha se para vëllezërve të mijë shqiptarë,qofshin ata të krishterë apo ortodoks, i dua vllezërit e besimit islam?!...Për mua,si praktikues i besimit islam,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe Nëna Tereze,janë vellau im dhe motra ime,anipse ata të dy i takonin një feje tjetër!...

Ata të dy kishin gjak shqiptari,ashtu siç kam edhe unë,dhe gjaku ujë nuk bëhet!“...Kur e përfundoi fjalinë e fundit u ndal pak dhe mori frymë thellë dhe shikoi nga perendimi i diellit…Një buzëqeshje e hollë ia ndriti fytyrën…“Do të doja që të rrinim e të flisnim edhe më gjatë,por siç e shihni dielli po fshihet pas bjeshkëve,shenjë kjo se dita po përfundon!...“

U ngritëm.Mulla Xhevat Kryeziu,hoxha i Bubavecit,përveq si kombëtarë u tregua edhe bujar:I pagoi të gjitha shpenzimet e ushqimit dhe të pijeve!...Kur ne kushërinjtë kundërshtuam ai shtoi:“Zoti ka edhe ditë të tjera!...Besoj se  do të shihemi sërish dhe atëherë u mbetët ju kushërinjëve se nga do ta degdisni mulla Xhevatin!...“

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test