Shtatë ditë pushimi në kulmin e botës!

Reportazhe

Shtatë ditë pushimi në kulmin e botës!

Nga: Dibran Demaku Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:27
Duabi

Këtij shkrimi mbase më mirë do t‘i shkonte titulli „shtatë ditë pushimi në mesin e botës“, por ne qëllimisht e pagëzuam me titull tjetër. Nëse malet e Himalajeve janë kulmi i botës të krijuara nga vetë natyra-nënë, këtu në Emiratet e bashkuara arabe, dhe pikërisht në qytetin e mrekullueshëm të Dubait, nendja dhe dora njerëzore e ka krijuar „kulmin e botës“ që e ka emrin: Burj Khalifa! Por jo vetëm kaq: Në „qyteti e ëndrrave“ siç mund të quhet ndryshe dhe me të drejtë Dubaji,mendja dhe dora njerëzore ka krijuar edhe Objekte të tjera që për turistët dhe jo vetëm janë një atraksion i vërtetë!

Por të shkojmë radhazi: kur im bir më tha se ka ndërmend që për mua(autorin e këtij shkrimi dhe nënës së tij, që është ime shoqe do të bënte një prenotim për një pushim shtatë ditorë, në fillim më dukej sikur të ishte një shaka e bukur!(Im bir kohë më parë kishte qenë në Dubai, dhe i fascinuar me atë që kishte parë e përjetuar, dëshironte që edhe ne prindërit e tij t’a preknim ëndrrën e quajtur-Dubaj!

Propozimin i birit tonë, ne prindërit e tij, siç e ceka në rreshtat e mësipërm, në fillim do t’a merrnim si shaka të tijën, sepse e dinim që më parë se pushimi një pushim i tillë në Dubai, kërkonte një shumë të konsiseruar lekësh! Por kur mësuam se një pushim njëjavorë, për dy persona kushtonte njëmijë(1000 euro) që në përkthim do të thonte sa dy bileta avioni shkuarje-ardhje Gjermani-Kosovë, u pajtuam që ta bënim këtë udhëtim dhe pushim në Dubai, apo në „kulmin e botës“ siç e pagëzuam këtë shkrim! Që pushimi të ishte edhe më i këndshëm, ftuam edhe të njohurit tanë(Ganiun dhe Ganimetën) nga Holanda, dhe kështu së bashku fluturuam nga aeroporti i Hamburgut drejtë aeroportit të Dubait. Pas një fluturimi gjashtorësh, në mëngjesin e hareshëm të 13 qershorit „zbarkuam në Dubai! “Qyteti u dritave“ siç mund të quhej Dubai, në atë mëngjes të herëshëm, apo ndryshe edhe qyteti që nuk fle kurrë, na priti me gjithë shkëlqimin e dritave ylberore! Temperatura në termometër shënonte 38 gradë, që për ne që vinim nga veriu i Europës ishte e pazakonshme dhe vështirë e përballueshme! Lamë avionin dhe shpejtë e shpejtë morëm autobusin që do të na dërgonte në hotel.

Meqë siç u cek edhe më lartë, ne në hotel kishim arritur në orët e para të mëngjesit, pas një gjumi pak orësh, ishim ngritur që t’a shihnim dhe t’a preknim ëndrrën e quajtur: Dubai!

Në restorantin e hotelit do të na priste një shujtë mëngjesi me të gjitha të mirat që ka dhënë zoti apo natyra (lexonie si të doni).Këtë të dhënë e ceka me qëllim, sepse mua autorit të këtij shkrimi më ka rastisur që në hotelet e bregdetit shqiptar, edhe përkundër një pagese enorme për kushtet shqiptare, mëngjesin t’a kenë servuar me pak djathë dhe në vend të çajit apo kafesë, t’a kanë ofruar një gjysmë gote lëngë pemësh?!(E di se për këtë konstatim „patriotët “do të më kryqëzojnë, por...).

Në hotelin dhjetë katesh ku jemi vendosur, në kulm të tij ndodhet pishina për freskim. Dhe meqë bën vapë e papërballueshme, deshëm s’deshëm do të ngjitemi në „kulm“ të hotelit që të freskohemi në ujin e pishinës, në mënyrë që pas orës dymbëdhjetë, të ikim në plazh me autobusin i cili është po në çmimin e përgjithshëm dhe ne për shërbimin e tij (dërgimi në plazh dhe kthim) gjatë shtatë ditëve nuk do të shpenzojmë asnjë lekë! Dhe jo vetëm kaq, por autobusi është i prenotuar për të gjithë pushuesit e hotelit, që në dy termine ditore t’i bartë nga hoteli në qendër ku ndodhet Burj Khalifa e famëshme, dhe anasjelltas pa paguar asnjë lekë! Dhe ti që ke ardhur si turist në Dubaj mund të dalësh tek Burj Khalifa, sa herë të duash dhe kur të dush?!Vetëm duhet të kesh kujdes nga vapa përvëluese që dominon në këto ditë vere, mbi Dubaj dhe mbi krejt territorin e Emirateve të bashkuara arabe.

Që në mëngjesin e ditës së dytë të qëndrimit tonë në Dubaj(Ganiu) insiston që të dalim në qendër, aty ku Burj Khalifa e famshëm shpon e përqafon qiellin. Ne të tjerët deshëm s`deshëm duhet t`i bindemi dëshirës së Ganiut dhe me autobusin e parë(të orës 10,30) nisemi për në destinacionin e dëshiruar. Udhëtojmë vetëm dhjetë minuta me autobus, dhe në horizont duket Burj Khalifa e famëshme, e cila pas Kulles Aifel të Parisit është atraksioni më i rëndësishëm për turistët nga e gjithë bota. Udhëtojmë vetë edhe pesë minuta me autobus dhe zbresim m`u tek këmbët e Burj Khalifës.Bën shumë nxehtë(mbi 40 celsius), megjithatë i gjithë vendi është i mbushur me turistë.Në hymje lexojmë lajmërimin që kush dëshiron të ngjitet në katin e njëqind e dyzetë e tetë të Burj Khalifës(dhe nga atje të vrojtojë qytetin duhet të paguaj shtatëdhjetë(70) euro! Çmimi na duket i lartë dhe vendosim që të shohim e prekim vetëm nga poshtë Burj Khalifën e famshëm. Sapo kemi hyrë në ambientet e mbyllura(aty ku temperatura është normale(diku tek njëzetë e pesë gradëshi) falë aparateve klimatike, na del përpara një akuarium gjigant(vendasit thonë se është më i madhi i llojit të vetë në gjithë planetin! Për dashamirët e gjallesave nënujore, një atraksion i vërtetë. Aty do të shohësh pothuajse të gjitha gjallesat e botës nënujore. Përveç këtij atraksioni të rrallë dhe në përmasa gjigante, do të shohësh lokale të ndryshme, në të cilat mund të blesh gjithçka që ka prodhuar natyra por edhe mendja e dora njerëzore! I vetmi hendikep i gjithë kësaj është se këtu çmimet janë pothuajse astronomike.

Kemi lënë ambientet e mbyllura dhe me klimë normale dhe kemi dalur në ambiente të hapura ku dielli si të thuash dheg e pjek. Në këto ambiente shihen vetëm pak turistë(ata më të vendosurit që edhen nën diellin përvëlues duan që të shohin e prekin Burj Khalifen e famshme dhe të gjithë arkitekturën moderne rreth saj. Dikush të gjithë këtë atraksion të mendjes dhe dorës njerëzore, mund ta ketë përjetuar nga fotot e shumta, por tjetër ndjenjë përjeton, kur ato i sheh dhe i prek nga afër. E gjitha të duket si një ëndërr apo përrallë e bukur. Nuk dijmë, dhe nuk e mësojmë dot se cilët ishin emrat e projektueseve të të gjithë kësaj, por kjo mbase është pak e rëndësishme. Ganiu(me telefonin e tij) bën qindra apo mbase edhe mijëra foto, nga ambiente dhe kënde të ndryshme! Kur dielli na ka "rënë në kokë", ulemi dhe freskohemi me ca pije freskuese tek lokali i famshëm amerikan "Tim Hortons" aty rrëzë këmbëve të Burj Khalifës.

Në mbrëmjen e ditës së tretë (sërish me insistimin e Ganiut) marrim një taksi dhe ia mësyjmë vendit të quajtur "Palmë".Ganiu (që jeton në Holandë) i thotë taksistit se arkitekti i "Palmës" ishte apo edhe është Holandez! Taksisti(ynë i sotëm) është nga indian dhe vjen nga India në një çast i kthehet Ganiut dhe me buzëqeshje i thotë: Mbase,siç thua ti arkitekti i Palmës qenka Holandez, por kjo ka pak rëndësi. I rëndësishëm është fakti që ai në ujë të detit ka bërë një mrekulli: Ka ngrit një qytet ku sot jetojnë njerëzit si në përralla. Taksisti aq sa di dhe mundet na flet për shumë ndërtesa shumëkatëshe të cilat ne  i shohim nga xhamat e taksisë me drita shumëngjyrëshe. Ai(taksisti) edhepse e di që nga fillimi destinacionin tonë (që kur u nisëm nga hoteli na tha se udhëtimi me taksi zgjatë diku dyzet(40) minuta, nuk heziton të ndalet dhe të na tregojë për ato pjesë të qytetit, që janë atraktive për turistët! Kështu bëri edhe kur u ndal para hotelit të famshëm në përmasa planetare(atij hotelit që i ngjanë një varke, apo anije të ngritur në një cep të saj! Hotelit me emrin Burj Al Arab,për të cilin thuhet se është me shtatë yje( i vetmi si i tillë deri më tash në botë) dhe siç mësuam nga taksisti ,për të hyrë në ambientet e tij duhet që më parë ta porosisësh një drekë apo një darkë( e cila drekë apo darkë kushton sa një pagë mujore e tij do të thotë e taksistit e që është barazi me treqind euro!(Sa për informim mbase këtu në Dubaj shihet dhe preket më së miriai dallimi e madh në mes të të pasurve dhe të varfërve të kësaj bote. Këtu mund ta shesh dhe ta prekësh edhe shkëlqimin, por edhe mjerimin( të themi kushtimisht njerëzor).Këtu jetojnë njerëz që nuk ia dinë skajin pasurisë së tyre, dhe njerëz që mezi e mbyllin muajin me treqind euro!

Ditën e katërt të qëndrimit tonë në Dudaj dalim sërish në plazh. Nuk marrim shtretër pushimi dhe as çadra, sepse na duken të jenë shumë të shtrenjëta. Çmimet janë të para vendore(Drs),por që të shndërruara me euro, tregojnë se për dy shtretër dhe një çadër, për një ditë duhet të paguash pesëdhjetë(euro).Bën shumë nxehtë. Temperatura ka arritur diku tek shkalla e dyzetë e tretë(43) e celziusit dhe nuk gjejmë fresk as në hijet e Palmave e as në ujin e detit përvëlues. Edhe më përvëlues është uji me të cilin duam tà largojmë kripen detit nga lëkura. Në pikun e vapës ikim e strehohemi tek lokali kinez i cili është i ngjitur me plazhin. Një kafe apo një lëng është i barabartë me gjashtë(6) euro, por deshe s`deshe do të marrësh diçka. Pronari kinez është shumë i afërt me klientët dhe kujdeset që ato që porosisim të na vijnë në tavolinë në kohë rekorde. Këtu mësojmë se që të tre kamerierët që na shërbejnë janë nga vende të ndryshme të botës. Ibrahimi është nga Egjipti, Tatjana është nga Kazakstani, ndërkaq kamerieri iu tretë që nuk ia mësuam dot emrin ishte nga Bangladeshi.(Edhe këtu vërehet ai dallimi i madh në mes të të pasurit(që këtu është kinez) dhe të varfërve(kameriereve) nga vende të ndryshme afrikane e aziatike. Edhe kamerierët merrnin një pagë mujore afro treqind (300) eurosh, me të cilat duhet të mbanin vetën e tyre dhe të familjeve mijëra kolometërshe larg në vendet prej nga vinin).

Mbrëmjen e pestë(tash me insistimin e Ganimetës) marrim taksinë(taksisti këtë herë ishte nga Bangladeshi) dhe nisemi drejt pjesës së qytetit ku ndodhej dhe shitej Ari! Pas një udhëtimi dhjetë minutash me taksi, arrijmë në pjesën, ku ruhet dhe tregtohet pasuria e Dubajit, Ari. Lokale ari të panumërta, mbase ua kalojnë edhe lokaleve turke të Kapali Çarshisë së Stambollit. Hyjmë nëpër lokale të ndryshme ari vetëm sa për të shuar kërshërinë, sepse për të blerë diçka duhej të kishe mijëra euro, apo një kartelë të vlershme krediti.

Dhe kështu, ikën shtatë ditët e pushimit në kulmin e botës...

Do t`u mbetesha borxh lexuesve(atyre të paktëve)sepse në këtë kohë shumë pak të interesuar lexojnë gazetat apo portalet e tyre) sikur të mos e përmendja se në Dubai është projektuar(siç shihet në njërën nga fotot) edhe maketi i një ndërtese të lartë njëmijë e treqind(1300) metra që pritet të ndërtohet në vitet në vijim! Përveq kësaj ndoshta janë me interes edhe ca të dhëna statistikore për vetë Dubain dhe Emiratet e bashkuara arabe. Emiratet e bashkuara arabe kanë qenë koloni e Britanisë së madhe apo Mbretërisë së bashkuar. Kanë fituar Pavarësinë me 02 dhjetor të vitit 1971.Kanë një sipërfaqe prej 93 kilometrash katrorë me një popullsi prej 9,200.000 banorësh. Kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe është Abu Dhabi. Emiratet e Bashkuara arabe e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tonë(Kosovës) dhe kanë vendosur misione diplomatike. Nëse ndonjëri nga qytetarët e Kosovës e viziton këtë vend, poqese ka ndonjë problem mund t`i drejtohet Ambasadës së Kosovës me seli në Abu Dhabi.

Abu Dhabin, nuk e vizituam këtë herë ,duke shpresuar se njeh vizitë të tillë do tà bëjmë njëherë tjetër.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat