Tridhjetë e një-vjetorit i pajtimit të 124 familjeve të Verrat e Llukë në komunën e Deçanit

Reportazhe

Tridhjetë e një-vjetorit i pajtimit të 124 familjeve të Verrat e Llukë në komunën e Deçanit

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 12:13
Tridhjetë e një-vjetorit i pajtimit të 124 familjeve të Verrat e Llukë në komunën e Deçanit

Ata që e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit mbeten heronjtë të cilët i ngritën përmendoren e historisë sonë para qytetareve dhe të botës shqiptare. Me fitoreve tona kombëtare të cilave nuk ka mundur t’ua ndalë hovin asnjë  forcat armiqësore të  çfarëdo ngjyre ka qenë dhe është. Pra çdo kush duhet ta  dinë së  burgjet shtëpiake të shqiptaret i rrënoj burrëri dhe trimërinë e burrave të kombit, e me këtë aksion rreth pajtimeve të gjaqeve me të cilat bota u bind se shqiptarët janë popull i civilizuar...

Fshati Llukë e Epërme në komunën e Deçanit është një nga shtyllat e forta të historisë në botën shqiptare, vendi me i shenjtë e lavdisë së shkruar të historisë  kombëtare, ku trimat shqiptarë që nga vitit 1878 e deri me 1910  këtu  dhanë kushtrimin dhe e lidhen Besën e Madhe Shqiptare për fillimin e luftës çlirimtare kundër pushtuesve otomanë dhe për mbrojtjen e tokave stërgjyshore nga grabitqarët serbë dhe malazias të përkrahur nga “nëna” Rusi. Ky lokalitet  në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosova me trojet e veta kombëtare  në gjirin e vet ka rritur burra të kombit të rezistencës, inteligjencës shqiptare të cilët gjatë historisë kanë dhënë kontribut të madh në rezistencën të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve stërgjyshore nga pushtuesit shekullorë dhe për eliminimin e të gjitha të zezave ngado që na vinin  ne shqiptarëve.

Katër kuvende historike të mbajtur te Verrat e Llukës i dhanë kahet dhe premisat për liri, dinjitet kombëtar, ku secili prej tyre solli nga një kryengritje kundër forcave pushtuese turke, serbe dhe malazeze, ku u dha të kuptojnë fuqive të mëdha së shqiptarët dinë të mbrojnë dinjitetin e vet, kur ai shkelet dhe nëpërkëmbet nga ata që pushtojnë dhe masakrojnë një popull të vogël dhe të pafajshëm, e këto ishin forcat barbare serbe dhe përkrahësit e tyre anekënd Evropës ?! ...                                                                 

Në këtë traditë janë edhe gjurmët e fshatit Llukë të Epërm të komunës së Deçanit, e cila është një nga shpatullat me të forta të historisë sonë, vendi më i shenjtë i lavdisë historike e kombëtare të shkruar mu te Verrat e fshatit Llukë të Epërme para njëqind e dhjetë vjetëve, kur trimat shqiptarë dhanë kushtrimin dhe lidhën besën për luftë çlirimtare kundër pushtuesit otoman, por edhe për mbrojtje nga rrebeshet e armiqve të tjerë.

Kuvendi te Verrat e Llukës së Epërm ndjek vargun kuvendeve siç ishin Kuvendi i Arbrit dhe i Lezhës, si dhe Kuvendi për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës, të cilët me iniciativën e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve nisi faljen e parë të gjaqeve në fshatin Lumbardhë të komunës së Deçanit, në krye me studiuesin e folklorit tonë të njohur dhe të nderuar, tani të ndjerin profesor Anton Çetën, ku me një maj të vitit 1990 te Verrat e fshatit Llukë të Epërme, të komunës së Deçanit, dorën e pajtimit e shtrinë njëqind e njëzet e katër familje të Kosovës. Kuvendi Kombëtar te Verrat e Llukës përherë pati karakter pajtimi dhe ngjeshje të radhëve për t’i dalë zot këtij populli që po lëngonte nën thundrën turke dhe serbe.

Në vitin 1910 aty u pritën krerët më të njohur të fiseve dhe të krahinave shqiptare, ku në mesin e tyre ishin edhe këngëtarët nga të gjitha viset shqiptare, të cilët krijonin një atmosferë festive para së të shpalleshin faljet e gjaqeve dhe vendimet e tjera të Kuvendit. Me Një Maj të vitit 1990, te Verrat e Llukës së Epërm në komunën e Deçanit u tubuan mbi gjysmë milioni njerëz, të cilët atëbotë ishin të gatshëm të flijojnë jetën para tytave dhe tankeve të piromanëve serbo çetnikë.  

Dorën në zemër mbajtja e kuvendeve te Verrat e Llukës në vitet 1903, 1910 dhe 1990 kanë një rëndësi të veçantë historike dhe mbarëkombëtare. Në Kuvendin te Verrat e fshatit Llukë të Epërme të komunës së Deçanit shqiptarët vendosën që t’i kundërshtojnë reformat e sulltanit. Ky kuvend dhe jehonën që bëri për mobilizimin e shqiptarëve në rezistencë e ka fiksuar mirë kënga popullore:

“ U mblodh Kosova bitevi                                                                     

Bajraktarë dhe holi                                                                        

 Në Llukë të Epërm                                                                                 

N’ Breg të Llukës përpjekjen e ka bë

Krejt Shqiptaria besë ka lidhë”

Në këtë manifestim të madh popullor, si tridhjetë vjetëve, edhe një herë, duhet spikatur madhështia e njeriut tonë, i cili di ta zotërojë ndjenjën e urtësisë, burrërisë dhe bashkimit. Për ta qëndisur historinë e re fshati Llukë e Epërm më Një Maj në Kosovën e lirë dhe të pavarur ishte fletë e hapur e historisë sonë në të cilën hyri populli shqiptar dhe me fjalë burrash edhe një herë dëshmoi se është i denjë për të ecur krah për krah me botën e civilizuar dhe demokratike, sepse edhe Kosova e lirë e demokratike është pjesë e një civilizimi të pranuar, të dëshmuar në thellësi të shekujve të kaluar. Shqiptarët në këto troje nuk janë ardhacakë, por autoktonë.                                    

Burgjet shtëpiake në Kosovë i rrënoi burrëria dhe trimëria e burrave të kombit shqiptarë

Pseudoshkencëtarët serbë në shkrimet e tyre në shekullin e fundit vazhdimisht shkruan se shqiptarët e Kosovës janë popull ardhacak, por këto trillime dhe shpifje të pabaza nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Ne shqiptaret kemi qenë ata që gjithmonë me të drejtë vazhdimisht kërkuam formimin e shtetit të lirë demokratik, për të cilin shumë bij dhe bija të këtyre trojeve stërgjyshore dhe të këtij populli në njëqind e tridhjetë e dy vitet e fundit, dhe më parë, dhanë jetën për një Kosovë të lirë. Andaj me gjakun e dëshmorëve tanë si shtet i pavarur me hapa të sigurt po marshojmë drejt botës së qytetëruar...                            

Andaj, të gjithë ata, të cilët e shtrinë dhe do ta shtrijnë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit, janë heronjtë tanë të cilët e ngritën dhe do ta ngrinin përmendore historisë, sepse fitoret tona nuk ka mundur dhe nuk do të munden t’i ndalë as koha, as armiqtë e çfarëdo ngjyre që kanë qenë dhe do të jenë. Pra burgjet shtëpiake në Kosovë i rrënoi burrëria dhe trimëria e burrave të mëdhenj të kombit shqiptarë. Pra, ka ardhur koha – na thanë shumë bashkëbisedues që shqiptarët në mënyrë të organizuara dhe unike, t’i dalin në pritë të keqes e cila është e pranishme në Kosovë...

“ Kur e ngrehu fjalën Antoni plak                                                          

 Lindi pajtimi s’ka më gjak                                                                       

 Kur e ngrehu fjalën Anton Çeta                                                          

U fal gjaku u zgjat jeta”...

Në manifestimin e madh popullor që u mbajt të Verrat e Llukës me një respekt të madh u përkujtuan të gjithë ata që nuk janë fizikisht në mesin tonë. Puna e madhe e shumë profesorëve, e studenteve, e intelektualeve dhe e të tjerëve ishin dhe mbetën pjesë e aksionit të madh popullor për pajtimin e gjaqeve. Andej, sot pas dy dekadave shumë pjesëmarrës të këtij manifestimi dërguan falënderime të shumta në adresë të gjithë atyre që kontribuuan dhe po kontribuojnë në kurorëzimin e aksionit të faljes së gjaqeve.

Pra, aksioni për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës ishte një mrekulli shqiptare për pajtim, për tolerancë dhe për bashkim kombëtar. Në të gjitha kuvendet në Kosovë dhe në Shqipëri burrat e kombit falën gjakun për hir të lirisë, të vendit dhe të popullit. Të gjithë bashkëbiseduesit tanë dërguan falënderime të përzemërta në adresë të gjithë atyre që punuan dhe e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve: përjetësisht qofshin të nderuar!

Qytetaret nga anët e ndryshme të Kosovës kërkojnë ndërtimin e një shoqërie të re në bazë të parimeve të lirisë, të paqes, të demokracisë, të sundimit të ligjit, të barazisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut e të pajtimeve ndëretnike. Prioriteti ynë është integrimi evropian i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Për realizimin e parashikimeve tona kërkohet që në Kosovë më në fund të mbizotërojë uniteti i plotë i të gjithëve, pa marrë parasysh përcaktimeve partiake, fetare.

Image
Tridhjetë e një-vjetorit i pajtimit të 124 familjeve të Verrat e Llukë në komunën e Deçanit
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat