Një ngjitje në Majën e Korabit

Reportazhe

Një ngjitje në Majën e Korabit

Nga: Senad Ramaj Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:20
Pamje nga video

Shpesh jam përpjekur për të lexuar ndonjë udhëpërshkrim në gjuhën shqipe apo ndonjë reportazh për vendet tona të bukura por, ato që janë ose janë të pakta, ose përshkruajn përciptaz. Kronikat dhe udhëpërshkrimet si në kohërat e Evliyâ Çelebiut, vështirë që sot dikush do merrte mundimin për të shkruar e aq më pak të përshkruante ngjitjen në majat e bjeshkëve shqiptare. Tekste të tilla gjen më shumë në gjuhë të huaja, ku për lexuesit e atyre vendeve tekstet e tilla janë dedikuar. Ndonjë përshkrim për ngjitje në Majën e Korabit nuk më ka rastisur të lexoj e nëse të tilla ka, atëherë kërkoj falje pa dashur dikë të lëndoj dhe përçmoj. Më kaploj dëshira për të përshkruar ngjitjen në Majën e Korabit kurse ata të cilët janë ngjitur do më japin të drejtë, se është një ngjitje mbresëlënëse dhe e pakrahasueshme.

Kryesisht, vizitoret e huaj i ngjiten Majes së Korabit nga pjesa jug-lindore e Republikës së Maqedonisë. Ndoshta për faktin e organizimit më të mirë dhe informacioneve më të shumta që ekzistojnë për atje. Pershkrimet e bukura dhe për natyrën e rrall përgjat ngjitjes nga ana e Maqedonisë përshkruhet prej tyre si e leht dhe pa vështërsi.

Ngjitjet nga ana e Shqipërisë përshkruhën e me informacione më të pakta dhe të japin përshtypjen se janë të vështira. Pastaj informacione turistike nuk ofrohen nëpër agjencionet turistike dhe as nuk bëhen organizime të ngjitjes në Majën e Korabit. Që do të thotë, ka më shum vizitor të huaj që ngjiten në Majën e Korabit nga pjesa e Maçedonisë, ngase edhe mundësi të bujtinave dhe hoteleve janë më të mëdha sesa nga pjesa e Shqipërisë. Kjo deri dikund është e vërtet por, viteve të fundit kan filluar lëvizjet sado të pakta megjithëatë. kan filluar.

Kohëve të fundit ka vizitor të shumt të huaj të cilët vizitojnë Shqipërinë,kryesisht bregëdetin e saj. Të tillët të cilët kan shpirtin e avanturistëve në kuptimin pozitiv të fjalës, të cilët duan të zbulojnë diçka të re, ata ia mësyejn edhe bjeshkëve dhe majave të alpeve shqipëtare. Ato përkundër vrazhdësisë së tyre janë të bukura, janë tërheqëse, janë mahnitëse. Njëherë të bëjnë për vete dhe të mbërthejn e stë lëshojnë më.

Ata që do të ndajnë mendjen për tu ngjitur në Majën e Korabit, e dijnë se ajo ka një lartësi prej 2764 m. Por jo të gjithë e dinë se është maja më e lartë në këto pjesë të Ballkanit dhe ndodhët rrëz kufirit shqiptaro – maqedon.

Ka 2 mundësi për të shkuar në Korab, një nga Dibra e Vogël duke e mar rugën Peshkopi për në Kukës dhe kthehesh në të djathtë për në fshatin Radomirë, që ndodhët mu tek këmbët e Maleve të Korabit, apo nëse vini nga pjesa veriore e Shqipërisë apo nga Kosova, merrni rrugën Kukës-Peshkopi, duke lënë pas shpine Kukësin dhe në të djthtë aeroportin e Ri të Kukësit, për të vazhduar tutje në drejtim të Peshkopisë.

Diku nga Fshati Bicaj fillon rruga gjarpëruese tipike malore me kthesa të shumta e ngjitje. Në një rrafshinë pas kthesave të shumta, vërehet Kukësi i shtrirë si në pëllëmb të dorës. Rruga me ngjitje dhe zbritje deri tek hidrocentrali është e përshkuar me peisazhe të bukura natyrore.

Një rrugë e tillë është tejet e përshtatëshme për dashamirë të ngasjes së motorëve të kubikëve të ndryshëm të cilët pas autostradës kan nevoj jo për ngasje të shpëjta por, që ngacmon adrenalinën për shkak të rrugës gjarpërore me natyrë mahnitëse.

Kështu kalohet nëpër fshatin Mustafë dhe Kolesjan deri në Skavicë. Deri këtu keni disa bujtina dhe restaurante në të majt dhe në të djathtë të rrugës.

Me të kaluar Kolosjanën, para ju paraqiten vargmalet e Korabit madhështor, ku mund të dallohen ca fshatra. Posa kalohet Skavica, pas në një kthese, ju paraqitet në të majt tabela me mbishkrim, Radomirë. Aty vazhdon rruga leqe e lak e asfaltuar vitin e kaluar, deri në fshatin pitoresk Radomirë. Një fshat i qetë që frymon nën ritmin e Korabit banorët e së cilit merren kryesisht me pak bujqësi dhe më shumë me blegtori. Ajri i freskët dhe mbrëmjeve një puhizë e leht, gjatë kohës verore është një ilaq për shpirt dhe shëndet për ti ikur rrëmujës dinamike në qytete. Ajo me çfarë shquhen këta mëlësor dibran, janë krenaria dhe bujaria e tyrë përkundër një jetë të rëndë e me sakrifica të shumta. Me një gjuhë të butë në dialektin dibran, ju presin dhe ju përcjellin bujarisht.

Viteve të fundit, përveq një xhamie që kishin më parë, ndërtuan edhe një tjetër të re dhe plotësisht me kontributin e tyre vetanak, e cila stolisë qendrën e fshatit me kupolën e saj nga bronza, duke shkëlqyer nën dritën e diellit si ar i kuq dhe e stolisur me dy minare të bardha, majat e së cilave shpojn qiellin e kaltër qiellit dhe duke shkëlqyer me bardhësinë e saj shihet nga të gjitha anët e fshatit që nga larg. Me krenari ju tregojnë vizitorëve se këtë e e kan ndërtuar mërgimtarët e fshatit për fsahtin e tyre.

Pas kryerjes së punëve me qumsht e bylmete, kurse pjesa tjetër pas riteve fetare, takohen mbrëmjeve tek hotel Radomira. Pothuaj se i tërë fshati dhe paria e tyre mblidhen aty dhe ndërrojnë muhabetet e ngjarjeve ditore. Po pate fatin dhe fitove besimin e tyre, ata të shpalosin zemrat e tyre dhe të tregojnë ngjarjet dhe historirat si dhe kontributin e tyre dhënë bashkëkombasëve të tyre në luftën e Kosovës dhe asaj në Maqedoni!

Sado të bukura dhe tërheqëse këto bjeshkët tana, brezat e shumtë të vargmaleve përgjat teritoreve tona, sikur të ishin të predestinuar për të ndar bashkëkombasit mes veti në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, Mal të Zi. Megjithëatë, kurr nuk munguan përpjekjet e këtyre banorëve të këtyre anëve, që tu dalin në ndihmë vëllezërve të tyre përtej këtyre bjeshkëve të Korabit dhe të Sharit. Kur ndodhësh në mesin e tyre, dëgjon historira të ndryshme dhe përjetime sa individuale po aq edhe të përbashkëta. Historira për Fushën e Korabit dhe Fushën e Panagjyrit – me të sotmen panair, të dërgon në botën e shkuar dhe të zgjon imagjinatën nga e kaluara kur banorët e të ri regjioneve, këndej e andej Korabit bashkoheshin e tregtonin mes vete aty. Qe ka edhe varre në fushën e Korabit kjo është afër mendësh, kur ke parasysh madhësinë e asaj fushe që shtrihet nga veriu deri aty ku fillon fusha e panairit me disa kilometra katror. Mbi 35000 kokë bagëti, dele, lopë e kuaj kullosnin në kohërat e shkuara !

Një ditë mëngesi, (aty nga qershori deri në tetor) mund të ngjitesh pa ndonjë vërshtërsi, ne majën e madhe të Korabit nga Fshati Radomirë. Nëse pyet banorët për mundësinë e ngjitjes, do të të thonë se është e gjatë ngjitja nga ana e majt, duke kaluar kështu Fushën e Korabit dhe Fushën e Panairit, për tu futur pastaj në territor të Maqedonisë, duke u kthyer pastaj në të djathtë në drejtim të majës. Por, më e shkurtër është nga ana e djathë, përskaj staneve, duke e pasur në krah të majtë Majën e Korabit.

Shtigjet për në maje tashmë janë të shënuara me shenja kuq-bardh-kuq të cilat lehtësojnë orientimin e vizitorit. Ka dhe shenja të tilla kuq-verdh, që qojnë shtegut tjetër, e të cilat më vonë bashkohen tek Burimi i Ujit. I cili buron nga fundi i një shkëmbi.

Njgitja në mëngjes, në një ditë të kthellët, akoma pa kapërcyer dielli kurrizin e Koreabit, ka lezetin e vet sepse është freskët dhe ecja më e leht. Me të kaluar përrojn e kthjellët kristal dhe të ftoht si akull, kalon përskaj staneve në anën e majt dhe i afrohesh atyre rrëzë shkëmbit për të vazhduar tutje përskaj bregut të përronit gurgullues. Kjo muzikë e ujit gurgullues të shoqëron përeth 1 orë, e po ngrite kokën për të shijuar bukuritë mund të ndodh se habitesh dhe atë pjesë e bënë për 2 orë.

Po more shtegun nga stanet dhe fillon ngjitjen paksa në të djathtë sipas shtegut të shënjuar kuq-bardh-kuq, do vish tek liqeni i thatë, pak më tutje liqeni i deleve dhe krejt në të djathtë ke impiantin e ujit që furnizon qytete dhe posht tij e ke liqenin e kristalt, që është në fund të impiantit. Para vetes… breg pas bregi shtrihen kullosat e pafundme!

Në kohërat e sotme janë reduktuar kopet e deleve dhe nuk ka si në të kaluarën. Në të djathë të vargmaleve, pasi të kalohen lartësit e pishave fillojnë dhe shtrihen majet e shkëmbore e të thepisura. Përtej tyre në të djathtë, ndodhenë kullosat e pafundme në drejtim jugor ku ndodhet edhe Liqeni i gjelbert që shkëlqen si smaragt. Por, ky nuk është qëllimi e as destinacioni. Ne mbajm shtegun e shënuar, duke lënë pas vete torishtat e braktisura dhe duke iu afruar fushës gurore deri tek „Burimi i Ujit“ që ndodhet mu poshtë shkëmbit. Deri këtu hap pas hapi Korabi shpalos gjithë bukurit e veta mahnitëse dhe të jep mundësi të shijosh lloj-llojshmërinë e gjithë koloritit natyror.

tek „Burimi i Ujit“ arrin pas nje ecje të leht prej afro dy deri tri oresh, me kushtë që këtë e ke kaluar një herë dhe nuk habitesh me bukurit e Korabit, se ai di të të magjepsë. Në këtë pikë edhe dielli kapërcen Majën e Korabit nga lindja. Nga aty në ditën me diell, mund të vërehet edhe piramida e metalt, ku është e shënuar lartësia e Korabit dhe siluetat e ndonjë alpinisti që reflekton në maje sikur të ishte milingonë. Ditëve me vranësiara ndodhë edhe të fihet maja. Nga kjo pikë ke afro 30 min. deri 1 orë ngjitje zik-zake deri te kufiri Shqiptaro-Maqedon. Prej aty shtrihet Parku Kombetar i Mavrovës dhe verhet në horizont Liqeni i Mavrovës si dhe stanet dhe kullosat e Dibrës së Madhe. Ngjitja vazhdon nga aty për afro 15-20 min. rrëz kurrizit dhe kufirit në drejtim të Majës së Korabit e cila të tërhjek këmb pas këme, duke ta harruar lodhjen ku futesh pas pak në territorin e Maqedonisë. Prej aty fillon shpalosja e bukurisë së Korabit nga ana tjetër e tij ku kryqëzohen shtigjet e ngjitjes nga ana e Shqipërisë me atë të Maqedonië dhe së bashku përmes në shtegu ngjitës arrinë në Majën e Korabit 2764 m!

Në atë pikë të majës, si në pëllëmb të dorës ke Bjeshkët e Sharit dhe Bjeshkët e Nemura në veri lindje dhe veriperëndim. Dashamirët e bjeshkëve thonë se nga aty kan par dritat e Selanikut netëve të kthjellëta. Këtu të pushton një ndjenjë e papërshkruar gëzimi sepse ndodhësh në pikën, ku për një qast je e vetmia qenje njerëzore në trojet e Shqipërisë që ndodhesh më lartë se të tjerët.

Korabi dinë të jetë edhe i pamëshirshëm ndaj atyre me vullnet të dobët. Ai ua mohon ngjitjen duke u fshehur në mjegull dhe stuhi me rrebesh shiu. Ai ka teket dhe huqet e tij dhe je krenar që të ka mundësuar të ngjitesh tek ai.

Nëse je ngjitur nga njëra anë, do ishte tejet e preferuar të zbresësh nga ana tjetër për të përjetuar bukurit përrallore të bjeshkëve të Korabit. Jo të gjitha bjeshkët dhe majat e tyre e mundësojnë një gjë të tillë. Ky e mundëson një gjë të tillë dhe nëse e bënë këtë një herë, ai të magjeps dhe të bënë për vetre duke ti shpalosur bukuritë e veta secilën herë që i qases.

Image

Korabi radhitet ndër bjeshkët me ngjitje gjysëm të vështirë deri në të vështirë, jo për nga shkallëzimi i rrezikshmëriasë për masat e sigurisë, por për shkak kohëzgjatjes. Të mos keqkuptohemi, pa pak njohuri dhe pregaditje në kuptim të veshmbathjes, nuk preferohet të ngjitesh bjeshkëve. Informacione të tilla gjenë gjithkund në internet. Me rëndësi të informohesh për kohën, meqë në bjeshkë koha ndërron për një qast e sidomos në maja të larta, ku vështirë strehohesh. Bjeshkët kan teket e veta dhe pikërisht për këtë janë tërheqëse. Sot informacionet janë mbi 90 % të sakta në lidhje me kohën.

Zbritjen do ia preferoja secilit në anën tjetër të ngjitjes në mënyrë që shtegtimi ngjitje -zbritje të jenë komplet. Korabi një gjë të tillë e mjundëson mrekullueshëm. Kthehesh deri aty ku u kryqëzuan shtigjet Shqipëri/Maqedoni dhe fillon zbritjen duke lënë pas vete Majën e Korabit dhe duke mar drejtimin tani më të shnuar me shenja në drejtim të veri lindjes, në drejtim të shpatit që duket si rerë e hedhur, luginës përreth përronit.

Ndodhë që në qershor dhe korrik përrojet të kenë uji, ndërsa në gusht përshkak të thatësisë të humbasin nën tokë dhe vëren shtratin e përrojt të tharë apo edhe liqej të tharë. Nuk duhet pasur frikë për uji. Një shishe 1 litërshe apo 2 gjysëm litërshe, mjaftojnë për të ecur shtigjeve të Korabit sepse bjeshkët janë të pasura me uji dhe burime uji të pijshëm. Barinjt ndër shekuj janë përkujdesur për burime dhe kroje, për nevojat e tyre dhe kopeve të tyre, gjë që në kohërat e sotëshme për dashamirët e shtegtimit nëpër bjeshkë pothuajse nuk paraqitet asnjë problem për uji. Duke u kthyer në të majte dhe duke e lënë pas në krah të majt Majën e Korabit dhe shkëmbin me rërë të hedhur, vazhohet kështu në drejtim të veriut dhe arrijmë tek Fusha e Panagjyrit-panairit.

Siqë më tha një banor plak pas shumë vizitave një herë, se aty qenkësh kërkuar thesar ari, sepse sipas një gojëdhënë, një tregtar i paskësh humbur në rrethana të panjohura florinjët që paskësh pas për blerje të bagëtisë, zgjonë habinë dhe kureshtjen e veçant. Kjo mund të mos jetë e vërtet, po mund edhe të jetë legjendë. Se ku i dihet tek legjendat fshihet një gjysëm e vërtete, se nëse aty kishte panair, e duhet te kishte pasur, se për këtë panair flitet edhe në Brod dhe Restelicë të Kosovës e deri tek vendbanimet në Mavrovë atëherë, kjo do të jetë një fakt i vërtet. Në panaire behet tregti, e „bezbeli“ nëse është bërë tregti, në ato kohëra është bërë me flori. Po të shihet ajo fushë , e quajtur Fusha e panairit, është e rrafshët si tepsi buke dhe rrethuar në të gjitha anët si koloseumi i Romës, rreth e qark me uji që furnizohet nga pjesa jugore e humbet nën shkëmbinj në veri për të dal përsëri ai uji në Fushën e Korabit, kushte ideale këto për një panair. Ajo fushë ka një gjelbrim të theksuar të barit ndërsa, bagëtia e mbrojtur rreth e qark nga brigje shkëmbore për të mos ikur, ua ka lehtësuar tregtraëve qëndrimin aty. Atë thesar të humbur, nëse vërtet ka humbuar aty, sa këmbë bagëtish kan shkelur mbi të, e sa bora e ka mbuluar bashk me llumin e krijuar ndër vite, vështirë se mund të gjindet ashtu rastëssiht. Por, nuk duhet thënë kurrës kurr. Ka aparatura, më thotë ai dhe mund të gjindet. Po le i them unë, se po filluan të vijnë nga anë e anës botës dhe fillojn për të lëvruar këtu, smbetet gjë më nga Fusha e Panairi, po frikë se bëhet fushë e arkeologjisë. Ndërsa me vete them, po troja a nuk u zbulua nga këngët e shquara të Homerit të verbër!

Ajo që të mahnit më shumë së kjo gojëdhëna me flori të tregtarit të pasur, është fakti se si u bë aq e rrafsht dhe me aq humus ajo sipërfaqe? Po thjesht do thonë banorët dhe barinjt e atjeshëm, fuqia e Perëndisë e bëri! Unë do shtoja, ai me ndihmën e shrirjes së akullnajave, në një proces dhjetëra mijëra vjeqar. Fusha e Panairit ndodhët në Shipëri, dhe mirë që ndodhët aty, dhe pret që të zbulohet dhe mrekullohet duke joshur me ngadal vendorët dhe të huajt. Sa për thesar të floririt hë për hë është i sigurt, i mbuluar thell me llumë e bari, që shkelin thundrat e bagëtive të imta e të trasha.

Image

Mu në këtë fushë ndodhet një burim uji që buron rrëzë shkëmbinjëve në anë e djatht. Aty barinjët furnizohen me uji e shtegtarët ulën për të ngënë e për të pirë ujin e freskët që të mpinë dhëmbët . Prej Majës së Korabit deri tek panairi i bën më shumë se 1 orë duke pushuar dhe soditur natyrën e bukur. Peisazhet janë mahnitëse. Shtegu vazhdon duke kapërcyer nëpër një shteg shkëmbor me gurë të thepisur, duke iu afruar kështu Fushës së Korabit. Mes këtyre 2 fushave rastësisë të hasësh në tufa të deleve dhe barinjë me qent e tyre që mbrojnë në pika të caktuara, që vetëm ata e dinë si të mbrojnë kopenë, ku kullosin e mrizojnë nën hijën e bjeshkës dhe shkëmbinjëve të thepisur të Korabit, meqë dielli kapërcen Majën e Korabit dhe ndodhet në kahjen e perëndimit, gjë që për dele kjo freski është e mirëseardhur në korrik e gusht.

Pas zbritjes nëpër shteg shkëmbor, para vetës të shpaloset Fusha e Korabit me madhështinë e saj hapsinore në kuptim të plotë të kësaj fjale. Nuk është vendi tani i përshkrimit të ngjarjeve historike nëpër Fushën e Korabit. Ama një duhet potencuar, është hera e parë në historinë e një populli i cili e fortifikon tërë kufirin për mbrojte nga jasht, siqë bënë dikur kinezët kur ngritën murin kinez për tu mbrojtur nga hordhit e barbarëve, ashtu bëri edhe populli shqiptar në një kohë jo të largët, për tu mbrojtur nga sllavët nga të tri anët. Se sa ishte muri kinez efikas për mbrojtje të qytetërimit të tyre, është tem tjetër po aq mund të kishte luajtur efektin edhe tek populli shqipar fortifikimi i tyre. Edhe sot e kësaj dite gjenden sistemet e fortifikatave dhe istikameve mbrojtëse në pikat më të larta të kufirit shqiptar, ku mund të mbroheshe me pak ushtar sipas sistemit të atëhershëm mrojtës. Çdo 300-500 m gjindet brezi i sistemit të mbrojtjes brezui i I, brezi i II brezi i III. Në shkëmbinj, thellë në brendinë e tyre, tunele dhe depo armatimi! Siqë më përmendi njëherë një oficer i lart ushtarak, në kohërat që jetonim atëherë: “atje në lindje dhe përëndim kishin armet bërthamore, thoshte ai, kurse ne sistemin mbrojtës nga to. Ne u munduam dhe bëmë çmos për tu armatosur ashtu si ata, rrespektivisht për tu përpjekur për të ardhur deri të një sistem bërthamor, çoftë të blerë çoftë të vetëkrijuar për vetë- mbrojtje por, nuk ia dolëm dotë,... se nuk na e shiste kush as lëndën e par e as armën e tillë. Prandaj, u përqëndruam për këtë sistem. Për çmimin e mbrojtjes ai i pari i jonë nuk pyeste për çmim. Ku do ishim po ta kishim pasur ...se nuk këndohej kot, 4 milion bukën e ham e 2 milion pushkën e mbajm...! Eh na iku rinia thotë, vajtën në mërgim... mbetem vetëm ne pleqt...” më përplasi në fëtyrë si një rafal automatiku. Eh ! Si tingëllon pikëllueshëm pas pas një tregimi të tillë këna “Moj Fusha e Korabit...”

Një fushë e pafundë Fusha e Korabit, me kullosa e uji të bollshëm. Mbi 35.000 kokë bagëti, të imta e të trasha që mbaheshin në këto anë. Pas gati 1 orë e gjysëm marshim, fillon zbritja zik-zake në drejtim të fashatit Radomirë. Tani më dielli ndodhet përball, sepse merret kahja në drejtim të perëndimit. Zbritja 1 orëshe kërkon ka fundi i këtij shtegtimi një koncentrim. Fillon të ndjehet paksa lodhja në këmbë e trup. Ecja njëri pas tjetrit, në heshtje e me mendje duke rikapitulluar ditën dhe përjetimet. Nga largë vërehen qatit e shtëpive me mure guri, e në mes fshati, xhamia e bukur me 2 minare. Dëxhohet edhe ezani i imamit që të fton për lutje.

Një herë për Festën e Bajramit, rastisëm me një shok të ishim jo si të tjerët atë ditë nëpër shtëpi, ne vendosëm të dalim në bjeshkë dhe pikërisht në Korab. Ndodheshim mbi stane, shtegut për në Majën e Korabit, kur mu në atë qast imami fillon lutjen pikërisht nga ajo xhami. E papërshkrueshme ishte ndjenja kur filloj lutjen e nga zëri i tij kumbonte bjeshka, e shpati vertikal dukej edhe më madhështor, sikur të ishte altar Perëndie, e jehona e ezanit në atë hapësirë të fushës, si në një tempull gjigant, të përshkonte dhe rrënqethte trupin nga kthjelltësira e ezanit. Mbase edhe Pejgamberët kishin përjetime të tilla kur u ftuan nga ëngjëjt e Perëndisë; kur Hazreti Ibrahimi ngriti altarin e flijimit të par dhe u sfidua për të flijuar të birin e tij Isakun; ose kur ku Hazreti Musa u ftua të nga Perëndia të ngjitej në majën e bjeshkës për të pranuar urdhërat e tij për të çliruar popullin e tij izrealit dhe iu dhuroj dhjet urdhërresat; ose Hazreti Isaj, që u ftua në bjeshkë shkretëtire për tu tundosur nga djall; apo së fundmi edhe Hazreti Muhameti a s. që u ftua në një kodër dhe iu kumtua libri i shenjt Kurhani...Të gjithë ata u ftuan në majat e bjeshkëve për të ju kumtuar porosia e dhe për të pranuar porosinë e Perëndisë!

Vetëm para bjeshkës dhe majave të saj, njeriu vëren vehtën se sa i vogël është dhe sa i brishtë si qenje para këture madhështive kolosale natyrore që është. Prej aty , shikon thell në horizont dhe je falënderues që tu mundësua të përjetosh ngjitjen dhe të hipësh ne maje!

Edhe një herë pa zbritur tek stanet, paraqitet larmishmëria e ngjyrave nëpër gurë e shkëmbinj si dhe llojllojshmëria e vegjetacionit. Në anën e djathë përroj rrëmbyes me uji të akullt e parcelat e fushave të ndara me një gardh të improvizuar e mur të thatë guri. Dhe ulesh... e sado i lodhur, në vete ndjen një krenari që ke përjetuar diçka të veçant që shumica nuk e përjetojnë, ngjitesh lart dhe je më afër me natyrën, je më afër me Perëndinë! Dhe kupton pse Naim Frashëri i jonë i shquar, u frymëzua dhe shkrojti kryeveprën e vet BAGËTI E BUJQËSI .

 

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat