Një festë e artë në kulturën kombëtare, nëpër Alpet Shqiptare

Reportazhe

Një festë e artë në kulturën kombëtare, nëpër Alpet Shqiptare

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 3 gusht 2016 Në ora: 10:44
Foto nga vendi ngjarjes

Në këtë manifestime pati pjesëmarrës nga mbarë Malësia e Gjakovës, Kosova, nga vende të tjera të Shqipërisë,nga e gjithë trojet të banuara me shqiptar si dhe mërgimtarë nga vendet e ndryeshme të europës gjerë në Australin e largët. Nderuan më pjesëmarrjen e tyre Deputet e Kuvendit të Shqipërisë, Z. Sheferedin Shehu dhe Zj. Mimoza Hajdarmataj, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Rexhep Boja, Z. Rrustem Gecaj nga Kosova, “Nderi i Kombit”, etje.

Festë e dinjitetëshme në Bjeshkët e Malësisë së Gjakovës në Sylbicën e Alpeve Shqiptare mblodhi nga të gjitha trojet shqiptare krijues,artist,qytetare,njerëz te jetes politike si dhe mërgimtar shqiptar nga europa e gjerë në Australin e largët atje ku ka shqiptarë mërgimtar,në këtë festë aqë madheshtore.Festë e Bjeshkëve tëMalësisë së Gjakovës,një festë e artë në kulturen kombetare.Tani më edhe Bjeshkët e Tropojes organizuan festen tradicionale e kulturore për ta festuar së bashku me vëllezerit e tyre të gjakut andej e këndej kufirit shqiptaro-shqiptar.Ishte madheshti dhe një simbolik e fuqishme e bashkëpunimit të organizimit të këtij manifestimi për afrimin dhe këmbimin e përvojave dhe forcimin e hallkave që përpara kishte munguar për një shekull që ishim të ndarë.

Tani tokat e zaptuara të arberit nga gjakataret sundues po bashkohen,një ditë do ta përjetojm dhe dota festojm Bashkimin e Shqipërisë natyrale siç e përjetuam pas 17 vjetesh më parë kur Dardanija e legjendarit dhe kolosit dr.Ibrahim Rugova iu bashkua tokës së ndarë një shekull më parë Shqiperisë nën, me ndihmen e djemëve dhe vajzave tona të radhitura në ushtrin e shenjët të komandantit legjendar Adem Jasharit me UÇK-në e bekuar e shporren hordhin gjakatare sllave nga toka e arberit me miqet tanë ndërkombetar me aleatin tonë Ameriken dhe sot vëlau me vëllaun feston e manifeston së bashku.

Ashtu sikurse edhe ishte paralajmëruar se nga Bashkia Tropojë në bashkëpunim më Shoqatën Mbarëkombëtarë “Bytyçi” dhe komunitetin Bytyças qe veron në bjeshkë, por edhe faktor të tjerë kontribuues, sivjet për herë të parë si një festë e tillë u themelua “Festa e Bjeshkëve të Malësisë së Gjakovës” i cili manifestim u mbajtë  dhe pati si vende pritje njërën nga bjeshkët më të mira të këtyre trevave, siç është Sylbica e Bytyçit, alpet e Shqipërisë. 

Në këtë manifestime pati pjesëmarrës nga mbarë Malësia e Gjakovës, Kosova, nga vende të tjera të Shqipërisë,nga e gjithë trojet të banuara me shqiptar si dhe mërgimtarë nga vendet e ndryeshme të europës gjerë në Australin e largët. Nderuan më pjesëmarrjen e tyre Deputet e Kuvendit të Shqipërisë, Z. Sheferedin Shehu dhe Zj. Mimoza Hajdarmataj, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri Z. Rexhep Boja, Z. Rrustem Gecaj nga Kosova, “Nderi i Kombit”, etje.

Për të marrë pjesë në këtë manifestim kishte ndikuar ne menyre te ndjeshme edhe njoftimi i përgjegjshëm qe kishte bërë Shoqata Mbarëkombëtarë “Bytyçi” dhe më këtë rastë aty ishin pjesëmarrës të gjithë bjeshkatarët bytyças qe verojnë në Bjeshkën e Sylbicës, Bytyçasit dhe Berishasit nga Njesia Administyrative Bytyç, ata nga qyteti i B. Currit, Tirana, Durrësi, Prishtina, etje.

Pas fjalës së rastit të mbajtur nga Kryetari i Bashkisë Tropojë, përshëndeten me radhe ne emër të Shoqatës Mbarëkombëtarë Bytyçi, Kryetari i sajë Z. Agron Isa Gjedia, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Z. Sheferedin Shehu, Deputetja Bytyçaase nga Kuvendi i Shqipërisë, Zj. Mimoza Hajdarmataj, për te kaluar sipas radhës në ekzekutimin e një programi të pasur artistik me këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova, valle të kërcyera nga valltar dhe valltarë virtuozë, etje.

Image
Foto nga aktiviteti në Alpet Shqiptare

Ne atë program artistik i cili u ekzekutua në një vende epiko-legjendarë, spikati këngëtari i traditës epiko-legjendarë Rrustem Hoxha, i cili përmes joneve të këngëve të tija asjerçe dhe tradicionale të Malësisë së Gjakovës, mbushi kumbueshëm dhe jehueshëm hapësirat e pamata të Bjeshkës së Sylbicës së Bytyçit duke bërë të mundur qe ato të përplaseshin më shpatin e Gusanit dhe Gjerovicës dhe nga aty për të u’a kthyer më jehonë majave të tjera qe e rrethojnë Sylbicën.

Por me atë rastë u vu re dukshëm se edhe tradita e mirë e Malësisë së Gjakovës është duke u ruajtur dhe trashëguar kur krahas të gjithë atyre artistësh vendas e Kosova sheh në skenën e logut të bjeshkës këngëtarin e ri nga Gashi, djalin e Miftar Çeles i cili edhe në këtë fazë e kishte përvetësuar më së miri atë traditë dhe linte për të shpresuar dukshëm për sa i përket përsosjes së talentit të tije artistikë në këtë lëmi.

Në fund të veprimtarive u vizitua edhe panairi i hapur enkas për këtë ditë lidhur me gatimeve tradicionalë të Malësisë së Gjakovës të cilat ishin garuar me shumë art dhe shijë nga femrat bytyçase të cilat gjendeshin prejë kohësh më verim në këtë bjeshkë. 

Kjo ditë e hareshme shërbeu edhe si një pikë kontakti e njohje ne mesë shumë pjesëmarrësve, por edhe shmalljë me njëritjetrin në mesë të gjithë atyre pjesëmarrësve qe nuk ishin parë në mes veti prej shumë dhe shumë vitesh.

Me ketë raste u mundësua pjesëmarrja edhe e atyre “veteraneve” të Sylbicës ku binin në sy tre vëllezër Miftar, Rexhep dhe Halil Ukë Hajdarmataj me bashkëshortët dhe njerëzit e tjerë të familjeve të tyre të cilët kanë ditur dhe kanë mujtur ta ruajnë për gjatë gjithë jetës vëllazërinë me njëritjetrin, por edhe të tjerë të cilët prej vitesh nuk e kishin shkelur tokën e sajë, dhe kjo ditë ishte ditë shmëlljë dhe malli nostalgjikë për vitet qe kishin kaluar në këto rudina më bashkëvendës qe janë dha të shumtë nga ata qe nuk janë më në këtë jetë. 

Fakti qe vendi pritës ishte në Sylbicën e Byryçit e shtojë përgjegjësinë e të gjithë bytyçasve ngado qe atë erdhën, për të manifestuar vlerat tradicionalë të pritjes dhe mirëpritjes, duke pasqyruar imazh dhe duke dhënë mesazhin se sojnia e Bytyçit dhe e Bytyçasve rron dhe do të rrojë duke u pasuar nder shekuj.

Në fund të gjithë u ndanë me njëri-tjetrin më urimin qe për të mira dhe në gëzime u bashkofshim me njëri-tjetrin dhe përsërit edhe vitin e ardhshin në këtë festë dhe këtë rudinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat