Aty ku malli dashuria për Kosovën, tradita dhe pasioni bashkohen në një emër vendlindja ime!

Reportazhe

Aty ku malli dashuria për Kosovën, tradita dhe pasioni bashkohen në një emër vendlindja ime!

Nga: Beqir SINA Më: 31 tetor 2016 Në ora: 09:53
"Stone Castle”

Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi - por tani “Shtëpia e Verës së Mirë - House of Good Wines” - Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj - është një histori suksesi – dhe më e madhja në Ballkan.

Të vizitosh Kosovën, dhe të mos vizitosh memoralin e Adem Jasharit, ose varrin e Presidentit Rugova – do të thotë se nuk ke qenë në Kosovë. Të vizitosh Kosovën dhe trojet shqiptare dhe të mos i promovosh këto vende kaq të bukura – nuk ke parë asgjë!

Por, për ne që vijmë nga Amerika, apo Europa dhe Australia, ka edhe dicka tjetër, nëse të bie rasti dhe ti nuk viziton djersën e mundin e bashkëkombasve të tu, ata që nga kurbeti bënë kaq shumë për vendlindjen e tyre, do të thotë : për mendimin tim se “nuk ke vizituar asgjë!”

Gjithashtu, për ne që vijmë nga SHBA, dhe i njohim mirë këta shqiptarë të Kosovës, kur vijmë në Kosovë, mahnitemi me atë se cfarë investimesh kan bërë disa prej tyre në Kosovë – sidomos mbas clirimit dhe pavarësisë së saj.

Image

Investime të tilla me shuma të mëdha, në Kosovë, pothuajse, shikon në cdo qytet, ku mërgimtarët kosovarë, kan derdhur mundin dhe djersën e tyre, duke bër investime gjigande dhe të suksesshme.

Dhe njëri prej tyre që prej disa vitesh, që e ka bërë të famshme këtë verë edhe në tregun botëror si prodhues - është edhe një prej kompanive më të suksesshme në këtë fushë, është ajo e biznesmenit të shquar shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj - nga Nju Jorku.

Gecaj - pas suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e biznesit, mbas çlirimit të Kosovës - disa vite më parë vendosi të investojë edhe në vendlindje.

Ai është një nga shqiptarët e Kosovës, që unë kësaj radhe zgjodha ta vizitojë, është edhe një nga investimet më të mëdha, që ka një vlerë më shumë se 20 milion dollarë.

Dhe, ajo është Knatina e verës Stone Castle, e Rustem Gecit, të cilën unë do ta quaja edhe “Kulla e Rustem Gecit”.

Image

Pavarësisht, se ai e ka Kullën e tij historike, në Lluk,,kjo është një tjetër “kullë” burrash ku nuk ka ditë dhe darkë, që Rustem Geci , me bujarinë e tij , të mikëpritjes, të mos pres miq, dhe dashamirë , deputet, kryetar partie, komandat të UCK-se, kryeministra, president,ministra, personalitete , veprimtar nga SHBA, Europa, nga e gjithë Kosova , Shqipëria, e trevat shqiptare.

I cili, mbasi e privatizoi këtë industri të famëshme të prodhimit të verës në vitin 2006, e moderrnizoi dhe e bëri këtë Kantinë verë të jetë më e madhja në Ballkan dhe një ndër më të mëdhat në Europë.

Kjo kantinë, e cila me një kohë ishte simbol i prodhimtarisë së verës së vetëadministrimit Jugosllav, i ashtu njohuri ish bodrumi i kohës së ish Jugosllavisë, ndërmarrja “Stone Castle”, ish NBI Rahoveci në Rahovec, ishte themeluar qysh në vitin 1953, ndërkohë që u privatizua dhe njohu një investim që nuk e kishte parë ndonjëher, duke u bërë kështu tanimë simboli i ekonomisë së pas luftës kosovare, më i madhi në Ballkan, dhe një ndër më të mëdhenjët në Europë.

Duke njohur edhe një nga Investimet më galopante të këtij dhjetvjecari prej afro 20 milion dollar , të bëra në këtë dhjetvjecar, të cilat janë kryer në përmirësimin e tekonologjisë , rritjes së kapaciteteve dhe sipërfaqes së vreshtarisë, të gjitha këto sipas standardeve bashkohore të sistemit të punimit, përpunimit, prodhimit dhe furnizimit, janë bërë prej shqiptarit nga Lluka, në SHBA, veprimtarit të njohur dhe “Nderi i Kombit” Rustem Geci dhe fëmijëve të tij.

Image

Kantina e pijeve “Stone Castell” është ndër ato të paktat kantina në Kosovë, Shqipëri e gadishullin e Ballkanit, që po merret me kultivimin e rrushit për më shumë se dy shekuj.

Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi - por tani “Shtëpia e Verës së Mirë - House of Good Ëines” - Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj - është një histori suksesi.

Kjo kantinë, e cila tani është kthyer falë investimit që ka bërë pronari i saj, në një gjigand i kësaj industrie e njohur me produktet e saj edhe në 5 kontinetet, së bashku me evoluimin e industrisë se rrushit dhe të verës në ketë regjion, e cila daton që nga kohët Ilire rreth 2500 vite me pare gje e cila vërtetohet me shumë dëshmi arkeologjike te gjetura ne kete regjion, është bërë lider i prodhimit të verërave me kualitet e cilësi të lart.

‘’Ishte një ëndërr e imja dhe familjes time, që një ditë furtin e punës sime, erdhi t’a ktheja në një investim të till në Kosovë, vendlindjen time, pikërisht për atë të cilën Kulla e Gecajve,babai im dhe gjithë të afërmit e mi, fisi i madh Geci, luftojë e dha gjithëcka për këtë tokë. Aqsa sot edhe unë vet me fëmijët e mi, gjithë veprimtarinë tonë dhe punën tonë, ia kushtuam gjatë këtyre dekadave – jetës tonë dhe një pjesë të tyre edhe Kosovës” na tha me modesti veprimtari i njohur shqiptaro amerikan Rustem Geci i cili tashmë e ka ndarë jetën e tij mes Neë Yorkut dhe Kosovës.

Duke folur për këtë investim të madh në Kosovë, zoti Gecaj, tha se : “Përmes këtij investimi, jo vetëm që kemi ndihmuar në punësimin e qindra njerëzve, (mbasi ne kemi rreth 300 puntorë të rregullt, dhe 700 puntor në kohën e rrushit), por edhe kemi promovuar Kosovën, mbasi vera e kantinës “Stone Castle”, tashmë eksportohet në vendet më të rëndësishme në botë, duke shkuar deri në Malajzi dhe Japoni.

Vreshtaria dhe Verëtaria “Stonecastle Vineyards and ëinery” L.L.C. në Rahovec, është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjët në Ballkan. Kompania “Stonecastle Vineyards and ëiner y “L.L.C. posedon 2200 Hektar tokë bujqësore, nga të cilat 650 hektar janë vreshta aktive. Kapacitetet rezervuese të Verëtarisë janë 300 000 HL, nga të cilat 50 000 HL janë fuqi druri, për verat e cilësisë së lartë.

Ndërkohë, një ndër manaxherët e saj Artur Camaj, na shpjegojë se : “Ndërmarrja “Stone Castle” në Rahovec është privatizuar ne vitin 2006 dhe është pronë e afaristit të suksesshëm amerikan me prejardhje nga Kosova, z. Rrustem Gecaj, i cili pas privatizimit në vitin 2006 ka bërë investime me vlerë mbi 20,000,000 dollar ne tologjine e prodhimit te veres dhe ne vreshtari si rezultat i të cilit kanë krijuar mundesine për prodhimin e rrushit dhe verës te nje cilesie te larte.”

Image

Kompania Stone Castle, shtoi ai sot ka te punësuar mbi 400 punëtore, me eksperta te vreshtarise dhe verarise me kualifikim të lartë dhe eksperiencë të gjatë në prodhimin e rrushit dhe verës, numëri i të cilëve gjatë periudhës sesonale shkon mbi 1000 puntorë sesonal.

“Themelimi i kësaj kantine nga ekspertë të periudhës së ish-Jugosllavisë dhe gjermanë, është bërë duke studiuar tokën, duke studiuar kushtet klimatike të favorshme për ngritjen e vreshtave në këtë rajon. Kështu që lindi kjo kantinë dhe me kualitetin e dëshmuar të cilësisë së verave tona, ne kemi arritur që në vitet ’80-të të eksportojmë në bashkësinë evropiane deri në 50 milionë litra”, - ka thënë për shtypin shqiptar menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.

“Ne si biznes posedojmë rreth 700 hektarë vreshtë aktive. Kemi dy mijë e 200 hektarë tokë, të cilat shpresojmë se do të kthehen në vreshta të gjitha. Prodhimi mesatar vjetor është mbi 12 milionë litra verë. Si kantinë kemi një kapacitet stazhionimi deri në 30 milionë litra verë”, -shton Camaj.

Sipas tij Kantina “Stone Castle” prodhon 18 lloje të ndryshme vere dhe rakie.

“Ne kemi mbi 18 produkte të verës dhe të rakisë. Eksportojmë pothuajse në të gjitha shtetet evropiane, përjashtuar shtete nordike, pasi aty nuk jemi. Eksportojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksportojmë në Turqi, në Nigeri dhe së shpejti shpresojmë që të fillojmë eksportimet edhe në Malajzi dhe Japoni”, -tregon menaxheri Camaj.
Vera e Rahovecit vlerësohet kryesisht për cilësinë dhe pastërtinë e saj. “Vera jonë, sidomos ajo ‘Chardonnay’, vlerësohet shumë në tregun rajonal dhe në atë europian për cilësinë shumë të pastër të këtij varieteti. Kantina jonë ka veçorinë se të gjitha verërat që ne i prodhojmë, i kemi të pakombinuara. Ato janë të pastra 100 për qind, që nga aroma dhe e gjithë struktura”, -ka shpjeguar Camaj.

Kompania Stone Castle, ka primatin në tregun kosova mbi 60% te tregut dhe është prezent në tregun Global me shitje ne: Shqiperi, Serbi, Gjermani, Zvicër, Çeki, Nigeri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërrmarja më e madhe në Ballkan për prodhimin e verërave - Stone Castle nga Rahoveci, Kosovë, në 10 vjetorin njoftojë për dy lajme të mira për publikun, afarizmin e ndërrmarjes dhe ekonominë.

Sipas saj e para është se vera Stone Castle, tash ka fituar standartin e lart të akreditimit në tregun e Shteteve të Bashkuara, duke u çertifikuar simbas çmimit AQSCERT, EN-ISO 22005 - 2015. Standart, që ka të bejë me cilësinë e manaxhimit , standart që përmbush kualitetet në të cilat operon kjo ndërrmarje. Dhe, e dyta, është se Vererat Stone Castle ka nisur eksportet nga Kosova në SHBA, të cilat manaxhmenti i saj dëshiron ti bëjë javore.

Katonieri i parë, ka mëbrritur dhe së shpejti po përgatitet i dyti, dhe kështu ata do të vazhdojnë në kontiunitet duke dërguar verën Stone Castle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për publikun e gjerë që do të donte të bëhen porosi në internet, vizitoni https://lacantinaëines.com/.

Ardhja e vjeshtës përkon dhe me pjekjen e rrushit dhe vjeljen e tij, gjë e cila më pas i hap rrugën përpunimit të rrushit dhe prodhimit së verës, rakisë e të tjera, ku për të pasur sezon të mbarë, vjelja, shndërrohet në një festë për prodhuesit.

Vitin e kaluar dhe sivjet, në Rahovec, qytetin e vreshtarisë dhe verës, u organizua edhe “Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ , ku kantina e famëshme në Rahovec - Kosovë - Stone Castel, ishte një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.

Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi - por tani “Shtëpia e Verës së Mirë - House of Good Wines” - Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj - është një histori suksesi e pikërishtë i një një shqiptaro amerikan nga Kosova, i cili së bashku me familjen e tij jeton në Nju Jork . Veprimtar i njohur i cështjes së Kosovës, në Amerikë, nderuar me titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti I Shqipërisë Bujar Nishani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat