Nga Drakula tek Elvis Presley: Njerëzit e famshëm të varrosur me sendet e tyre të çmuara - Bota Sot
Nga Drakula tek Elvis Presley: Njerëzit e famshëm të varrosur me sendet e tyre të çmuara

Reportazhe

E diel, 21 tetor 2018

Nga Drakula tek Elvis Presley: Njerëzit e famshëm të varrosur me sendet e tyre të çmuara

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 21:42
Elvis Presley

“S’do marrësh asgjë me vete në varr, po gëzoji sa je gjallë”, është një shprehje që njerëzit zakonisht e përdorin në biseda të lira e joformale. Por personazhet e mëposhtme, jo vetëm u janë gëzuar sendeve të tyre të dashura e të çmuara sa kanë qenë gjallë, por madje i kanë marrë edhe me vete në varr.

Rekordin e mban faraoni i Egjiptit, Tutankhami, i cili me vete në varr ka marrë një thesar të tërë. I mësuar të jetonte në bollëk e luks, ai dëshironte të prehej po njësoj. Gjatë gërmimeve në varrin e tij janë gjetur shumë objekte prej floriri, sende të ndryshme kozmetike, për të cilat egjiptianët e lashtë kanë qenë mjaft të famshëm.

Sir Walter Raleigh, i varrosur me llullën e tij të preferuar dhe një kuti me duhan

Poeti, historiani, eksploruesi britanik, i cili vdiq më 1618, specifikonte në testamentin e tij: “Do të doja që çdo konsumues duhani në vend të ishte i ftuar në funeralin tim”. Gjithashtu ai la udhëzime specifike që arkivoli i tij të rrethohej nga kutitë e tij të purove “Havana”. Aq i pasionuar pas duhanit ishte ai, saqë më vonë një markë duhani mori emrin e tij.

Elizabeth Rossetti, e varrosur me dorëshkrimin e poemave të bashkëshortit të saj, Dante Rosseti

I dëshpëruar nga vdekja e bashkëshortes së tij të dashur, e cila mund të ketë qenë vetëvrasje, poeti urdhëroi që një dorëshkrim i poemave të tij të varrosej bashkë me të. Ajo çka është më interesante, është fakti se tetë vjet më vonë, ai “u pendua” dhe e hapi varrin për të marrë sërish dorëshkrimin.

Billi i Egër, i varrosur me pushkën e tij

James Butler Hickok, një figurë legjendare amerikane e periudhës së luftës civile në SHBA, ishte i njohur si ligjvënës dhe armëmbajtës. Ai u vra më 1876 gjatë një loje pokeri dhe sipas dëshirës së tij të mëparshme e varrosën me pushkën e tij të preferuar. Kur ai vdiq, kishte gjithsej 117 armë gjahu.

Sandra Ilene West, e varrosur brenda makinës së saj “Ferrari”

920x920

Sandra Ilene West ishte një prej vajzave të pasura të shoqërisë së lartë amerikane. E ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare në vitin 1977, ajo kishte kërkuar që të varrosej në “Ferrarin” e saj blu. E veshur me fustanin e saj të preferuar të natës ajo u varros së bashkë me makinën e saj, të cilën mesa duket nuk dëshironte ta linte pas.

Rudolph Valentino, i varrosur me një byzylyk skllevërish

Aktori i famshëm italian, i cili është i njohur në mbarë botën me rolin e tij në filmin “Sheiku” mbante gjithnjë një byzylyk që ia kishte dhuruar bashkëshortja e tij, Natasha. Edhe pse studioja e tij s’ishte dakord dhe shtypi shpesh herë e bënte qesharak për këtë veprim, ai nuk e vriste mendjen. Madje ai insistoi dhe në shtratin e tij të vdekjes, në vitin 1926, që ta varrosnin po me atë byzylyk.

Tutankham, i varrosur me thesaret e tij

Faraoni i famshëm i Egjiptit i ka marrë thesaret me vete në varr. Ndër qindra objektet e gjetura në varrin e tij bëjnë pjesë: një maskë prej floriri që mbulonte kokën e tij, një poç kozmetik, qindra figura prej floriri, një karrige e vogël fëmijësh abanozi e zbukuruar me fildish, fara bimësh, zbukurime për veshët dhe për qafën, sandale, harqe, shigjeta etj.

Harry Flamburis, i varrosur me motorin e tij

Lideri i grupit të motoristëve të njohur “Engjëjt e Ferrit” do të varrosej në vitin 1977 së bashku me motorin e tij. Pjesëtarët e grupit u shprehën, kur varrosën liderin e tyre të vrarë se zakonisht ata nuk i varrosnin motorët e tyre. Por sipas tyre ai ishte një motor i veçantë dhe askush përveç Flamburis nuk meritonte të ulej mbi të.

Elvis Presley, i varrosur me një unazë diamanti

Mbreti i muzikës Rok&Roll, u nda nga jeta në vitin 1977. Ceremonia e varrimit ishte njësoj si ajo e një mbreti. Ai mori me vete dhe një unazë prej diamanti me dhëmbëza që lëshonin ndriçim, ku ishin gdhendur shkronjat TCB, frazë kjo që, sipas miqve të tij’ do të thoshte “Take Care of Business” (Kujdesu për biznesin).

Humphrey Bogart, i varrosur me një bilbil prej floriri

Aktori legjendar i filmit “Casablanca” mori me vetë në varr në vitin 1957 një bilbil prej floriri, ku ishin gdhendur fjalët: “Nëse ke nevojë për diçka, vetëm fishkëlle”. Kjo ishte fraza e famshme e filmit “To have and have not”, ku ai u dashurua me protagonisten dhe bashkëshorten e tij të ardhshme, Lauren Bacall.

Bela Lugosi (Drakula), i varrosur me kostumin e Drakulas

1000509261001_1709795472001_bela-lugosi

Aktori hungarez personifikohet me personazhin që e ka bërë të famshëm, Drakulën. Dëshira e fundit e tij ishte që ai të vishej me kostumin e Drakulës që e kishte veshur aq shpesh në filmat e tij. Një prej miqve të tij tha gjatë funeralit: “E kam parë aq shpesh Bela-n në një arkivol saqë po më duket pamje e zakonshme”./ TO

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test