Shtatë ditë dhe net spanjolle (II)

Reportazhe

Shtatë ditë dhe net spanjolle (II)

Nga: Dibran Demaku Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:47
Spanja

Data në kalendar shënon 15 nëntor,ndërkaq mbi qytetin e Sevilles mbretëron një qiell i kalter dhe pa asnjë re me rreze të ngrohta dielli. Është mëngjes dhe temperatura në termometër shënon 15 gradë. Sipas parashikimit të meteorologëve, na tregon Xhusi, sot në termometer temperatura do të arrijë në 25 gradë. Ditë e bukur si të jetë ditë pranverore,ndërkaq kalendari tregon gjysmën e nëntorit...Shtegëtimi ynë i sotëm do të fillojë nga parku kryesor i qytetit të Sevillës. Xhusi siç duket e ka zgjedhur me qëllim parkun nga do të fillojë shtegëtimi ynë nëpër këtë qytet.

Rrezet e diellit pranveror të nëntorit spanjoll depërtojnë nëpër kurorat e pemëve dhe drunjëve të shumtë dhe kur arrijnë në sytë tanë formojnë pamje magjepëse. Pemët e shumëta frutore si ato të mandarinave,portokalleve,limonëve,fiqëve por edhte të ullinjëve janëende me plotë fruta si dhe me gjethe krejt të gjelberta. Xhusi na tregon se në Spanjë nëpërgjithësi,por në krahinën më jugore të saj në Andaluzi, ku ndodhemi pikërisht ne stina e verës është e gjatë e gjatë. Drunjtë e shumtë si dhe pemët frutore mbushen me gjethe dhe me lule që në fillim të shkurtit. Pastaj gjethet e tyre qëndrojnë nëpër degë si dhe frutat e tyre, gjethet e gjelbërta dhe frutat e pjekura deri në prag të Vitit të ri kalendarik. Rreth e përqark parkut do të shohësh pallate me arkitekturë nga më të ndryshme.

Pothuajse të gjitha pallatet e ngritura rreth e përqark parkut kanë apo mbajnë emra të shteteve të ndryshme të Amerikës latine...Aty do të gjesh pallat të ndërtuar sipas stilit dhe arkitekturës së vendeve të Amerikës latine që nga Kosta Rika e deri tek Kili...Sot ato pallate,shumica e tyre janë objekte kulturoro-historike,por që ndonjëra nga ato përdoret edhe si ambasadë apo konsulatë nga vendi që e ka ngritur...Dikush nga turistët e grupit tonë të ardhur nga Gjermania do t`i bënte një pyetje Xhusit për këto pallate të ngritura nga vendet e Amerikës latine që siç dihet nga historia kanë qenë për kohë të gjatë si koloni të Spanjës se: -"Pallatet e ngritura këtu në Sevilla nga shtetet e Amerikës latine, janë si shenjë falenderimi për Spanjën si ish kolonizatore e atyre endeve, apo janë ndërtuar nga spanjollë të shpërngulur nga Spanja nëato vende pas zbulimit të Amerikës, të cilët mund t`i kenë ngritur ato në shenjë nderimi dhe respekti për ish atdheun e tyre?!"...Xhusi me nje buzëqeshje të çiltër që e karakterizonte atë si femër apo thjeshtë si qenie njerëzore,pa e prishur fare terezinë do të ia kthente pergjigjen atij qe e kishte shtruar me ze te larte qe ta degjonim të gjithëne sa ishim aty:-"Të them të drejtën një pyetje të tillë nuk ma ka bërë deri me sot asnjeri nga turistët.

Dhe kam kaq vite qe kam pritur e percjellur shumë turistë gjermanfolës,pasiqe ky unë i pres dhe i përcjell turistët gjermanfolës,pasi siç ua kam thënë edhe më parë unë jam e lindur nga një nënë italiane,nga një baba spanjoll,ndërkaq meqë kam lindur në Gjermani veten e ndjejë germane...Por,jam shumë krenare për atdheun e babait tim-Spanjën në të cilën tash jetoj e punoj.

Sa i përket asaj pyetje,unë momentalisht nuk di të japë një përgjigje,por do të pyes e do t`u tregojënë një nga ditët sa do të jemi bashkë. Mbase janëqë të dyjat:Vendeteamerikës latine mund t`i kenë ngritur këto pallate si falenderim të vendit tim-Spanjës jo si kolonizatore,por si përhapëse e civilizimit në ato vende,e ndoshta mund të jetë edhe ai varianti tjetër që ish spanjollë tëshpërngulur nga Spanja në ato vende,të kenë ngritur pallatet në fjalë si shenjë dashurie për ish atdheun e tyre,Spanjën...Sido që të jetë,qyteti i Sevillës në veçanti dhe Spanja në përgjithësi i ruan këto objekte apo pallate si diçka me shumë vlerë kulturoro-historike..." 

Pothuajse ne çdo qytet të Spanjës sheshi kryesor mban emrin:"Plaza de Espanja-apo sheshi Spanja.Sheshi Spanja ne qytetin e Sevilles mbase është sheshi më i bukurdhe më madhështor i këtij lloji në krejt Spanjën.I ndërtuar në vitin e largët 1929, me rastin e një Panairi nderkombëtar të detarise,arkitekti i tij është kujdesur që kjo vepër arti dhe kulture t`u qëndrojë shekujve dhe si e tillë të numërohet edhe si krenaria e qytetit të Sevillës në veçanti poashtu edhe si krenaria e Spanjës në përgjithësi.

Është projektuar në atë mënyrë që të ketë formën e një njeriu i cili i hapë krahët kur u uron mirëseardhje mysafirëve që kanë ardhur në konakun e tij.Është një shesh madhështor përpara ndërtesës poashtu madhështore e përbërë nga tri kulla të larta:Kulla me e madhe gjendet mu në mes ndërkaq dy të tjerat ndodhen njëra në krahun e djathtë dhe tjetra në krahun e majtë të lidhura me murin e ndertesave qe të gjitha e bëjnë një tërësi.Një tërësi madhështore të cilës do të ia kishte zili çdo arkitekt i kohës së sotme.

Xhusi si zakonisht flet e flet me pietet për këtë vepër arti e kulture.Ajo thotë se Spanja ka pasur fat që nuk ka marrë pjese në luftën e dytë botërore dhe fal këtij fakti ka mbetur e paprekur nga bombardimet e mundshme.Ajo tregon se Spanja ka pasur një luftë qytetare në vitet 1936-1939, e cila e ka demtuarvendin,por që në krahasim që do të mumd të pësonte po të ishte pjesëmarrëse e luftës së dytë botërore,dëmet ishin si të thuash minore.

Kur e dëgjoj Xhusin të fliste kështu më shkon mendja tek të gjithë ato brigada internacionale që kanë marrë pjesë në Luftën e Spanjës që Xhusi e quan luftë qytetare. Më shkuan në mend emrat e atyre luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në atë luftë. Disa nga ata kanë rënë në Luftën e Spanjës dhe ne i kemi nderuar me çmimin:Hero i popullit.Në ato momente seç m`u kujtua ajo kënga e njohur:"Hasta la vista Anita ime e dashur/hasta la vista u pafshim përsëri/ hasta la vista o trima luftëtarë/ Spanja do t`u thurë ju himne në kitarë?!" Dhe Spanja jo që u kishte kënduar himne me kitarë luftëtarëve tanë, por as që dinte se ata kanë marrë pjesë në atë luftë! Së paku kështu do të më thonte Xhusi kur do ta pyesja vetëm për vetëm se a kishte mësuar në histori për emrat e Asim Vokshit dhe të Xhemail Kadës që kishin luftuar dhe kishin rënë për lirinë e Spanjës?! Ajo do të thoshte se nuk kishte mësuar kurrë në historinë e Spanjës për ata emra që i thoja unë,përkundrazi ajo do të shtonte se nëse ata kishin shkuar të luftonin në Spanjë kishim bërë gabim...

Pasditen e 15 nëntorit,nën rrezet e ngrohta të diellit do ta kalonim nëpër qender të Sevillës,njëri nga qytetet më karakteristike të Spanjës. Në Sevilla do të takosh arkitekturën e vjetër të shekujve si dhe atë më të renë, të inkorporuar aq bukur si në asnjë qytet tjetër. Kisha lexuar diku se nëse e ke vizituar Spanjën dhe nuk e ke parë Sevillën, nuk ke parë asgjë. Dhe për këtë thënie do të bindesha kur atë pasdite të këndshme nëntori do të shihnim e preknim qendrën e Sevillës. Përveç arkitekturës mahnitëse të shekujve këtu do të mbetesh i kënaqur edhe me ushqimin karakteristik spanjoll që do ta gjesh gjithandej qendres së qytetit nëpër restorantet e lokalet e shumta ushqimore. Në Sevilla do të dëgjosh edhe këngët më të bukura spanjolle të kënduara nën tingujt e kitares...

vijon 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat