Shtatë ditë dhe net spanjolle (IV)

Reportazhe

Shtatë ditë dhe net spanjolle (IV)

Nga: Dibran Demaku Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 12:20
Al hambra

Të vizitosh Soanjën dhe mos t`i shikosh dhe përjetosh vallet dhe këngët spanjolle,mund të thuhetse nuk ke shijuar e përjetuar asgje. Hoteli në të cilin u vendosëm mbrëmë, me 16 nëtor,dhe në të cilin do të qëndrojmë edhe dy netet në vazhdim,kishte përgatitur një befasi të këndshme për grupin tonë turistik.

Pas një darke të shijshme,në një sallë hoteli të destinuar për evenimente të tilla kishte organizuar një mbrënje me këngë e valle spanjolle. Nëse këtë eveniment shumë të këndshëm e kishte bërë hoteli apo organizatori i turit turistik, ne nuk e mësuam asnjëherë, dhe thënë të drejtën as që na interesoi fare. Ajo që na interesoi gjatë dhe pas këtij evenimenti të këndshëm dhe të paharruar kulturor ishte se mbrëmja na kaloi në një atmosfere të këndshme, për të mos thënë madhështore.

Gjatë atyre orëve sa do të zgjaste ai eveniment kultutor shumë nga anëtarët e grupit tonë turistik(ata që dinin të vallëzonin) do të vallëzonin të njohurën valle spanjolle në përmasa planetare të famshmen "Flamengo" si dhe valle të tjera spanjolle të cilat me ritmin e tyre fantastik të bëjnë të lodhesh fizikisht, por që të kënaqin shpirtërisht. Mbrëmja nën tingujt e këngëve dhe valleve spanjolle vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes, apo deri në orët e herëshme të mëngjesit të ditës në vazhdim dhe grupi ynë turistik kaloi një mbrëmje të paharrueshme.Të nesërmen puthuajse të gjithë anëtarët e grupit tonë turistik do t`i fërkonin sytë,sepse kishin fjetur vetëm pak orë...

Destinacioni ynë i sotëm është qyteti Granada, për të cilin para se të mbërrinim në të, gjatë dy orëve e gjysëm me autobus,do të na fliste pa u ndalë asnjë moment shoqëruesja jonë tashmë e njohur Xhusi. Ajo do të fliste e fliste për qytetin Granada dhe historinë e tij. Do të fliste si të thuash për qytetin në qytet-Al hambra, i cili për turistët e tërë botës ishte një atraksion i vërtetë...Kemi arritur në qytetin Granada dhe destinavioni ynë i parë është qyteti në qytet-Al hambra.Al hambra,qyteti në qytet të Granadas, siç na tregon Xhusi do të ishte qyteti i fundit spanjoll i cili në shekullin e pesëmbëdhjetë do të binte në duart e civilizimit kristian.

Meqë qyteti në qytet-Al hambra,para se të binte në duartë e civilizimit kristian,kishte qenë pothuajse qendra kryesore e cibilizimit islam,pas pushtimit,apo siç do të shprehej Xhusi në gjuhën gjermane"nah der eroberung", pushtuesit nën ethet e fitores kishin filluar ta shkatrronin këtë qytet të rëndësishëm të civilizimit islam. Për fatin e tij të mirë,dhe për fatin e turistëve të sotëm që këtu vijnë nga tërë planeti, sepse Granada në përgjithësi dhe Al hambra në veçanti është vendi apo qyteti spanjoll më i frekuentuar nga turistët e planetit,kishte shpëtuar nga shkatërrimi fal një njeriu të vetëm,që në atë kohë ishte si të thuash njeriu numër dy në Spanjë për nga popllariteti dhe autoriteti.

E ai njeri me aq popullaritet dhe autoritet numër dy në Spanjën e asaj kohe ishte kush tjetër pos të njohurit personalitet me përmasa planetare-Kristofor Kolombo. Qyteti në qytet-Al hambra kishte rënë në duar të "pushtuesëve" të civilizimit kristian pikërisht në vitin 1492, kur Kristofor Kolombo ishte në udhëtimin e tij, që në histori njihet si udhëtim për zbulimin e Amerikës, por që ai, pra Kristofor Kolombo,nuk e kishte ditur se kishte zbuluar një kontinent të ri!

Kristofor Kolombo do të kthehej nga udhëtimi i tij dhe kur do të arrinte në qytetin Granada do të kuptonte se"pushtuesit"kristian kishin marrë qytetin në duartë e tyre dhe po e digjnin dhe po e shkatërronin. Ai do të ngjitej në Al hambra dhe do t`u dilte përballë "pushtuesëve" që të ekzaltuar nga fitorja po digjnin dhe po shkatërronin cfarë gjenin përpara. Ai me autoritetin dhe popullaritetin e tij do të arrinte që ta ndalte shkatërruesit dhe do të shpëtonte pjesën më të madhe të Al hambras. Falë angazhimit të tij tregon Xhusi, që nga atëherë e deri më sot në qendër të qytetit Granada qëndron statuja e Kristofor Kolombos dhe e mbretëreshës Izabel, ku paraqitet biseda e tyre si dhe kërkesa e Kolombos për mbulimin e shpenzimeve nga ana e mbretëreshës për udhëtimin që do të merrte për në Indi e që do të përfundonte në kontinentin deri atëherë të panjohur dhe të pa zbuluar për njerëzimin...

Kemi kaluar kontrollin e rrebtë në hyrje të Al hambras, kontroll i rrebtë pothuaj skur nëpër aeroportet e sotme gjithandej planetit, dhe kemi filluar ecjen tonë nëpër Al hambra. Gjithandej shtëpi e ndërtesa të kohës së civilizimit islam, apo thënë shkurt të kohës së Sulltanëve të njohur të ish perandorisë osmane. Hyjmë edhe nëpër kthinat ku kanë jetuar pashallarë e sulltanë të kohës...Këtu në Al hambra,mbase më mirë se edhe në vetë qendrën e atëherëshme të Sulltanit, në Stambollin e sotëm, do të shohësh se civilizimi islam ishte vërtet një civilizim i mirëfilltë dhe që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në civilizimin njerëzor.

Ecim gjithandej nëpër ato kthina dhe mendja më shkon tek ajo kënga e njohur epike për Ago Imerin:"Ago Imeri u martue/ soll një natë ka ndejtë me grue/ i ka ardhë letra n`ushtri me shkue...dhe në fund të këngës kur ai kthehet në vendin e vet në Shqipëri apo Kosovë, apo në ndonjë vend tjeter të etnikumit shqiptar nuk ka fare rendesi, sepse atëherë teritoret e etnikumit shqiptar ndodheshin nën perandorinë osmane, takon nënën e tij të lodhur nga vitet dhe mërzia për djalin që i kishte shkuar ushtar dhe nuk i ishte kthye, kur do ta pyeste se nga vinte ai do t`i përgjegjej:-"Nga po vjen more udhëtar?,ai do t`i përgjigjej:-"po vi nga ajo e shkretë Spanjë!

Dhe kur e ëma e pyet se a mos e kishte njohur dhe takuar ndonjëherë të birin e tij-Imerin,ai,pra vetë Imeri do t`i përgjigjej:-"E kam njohur mori nënë/ po Ago Imeri jetë ka ndërrue/ me këto duar e kam vorrue...etj,më duket si në ëndërr sikur e shoh të riun shqptar Ago Imerin tek bën rojë para selisë sulltanore të Al hambres!...Dhe natyrisht që ndjej një dhimbje për Ago Imerin dhe për Ago Imerë të tjerë që ishin të detyruar t`i linin eshtrat e tyre edhe këtu në Spanjën e largët për interesa të Sulltanëve të kohës dhe të perandorisë osmane!...

Kemi lënë prapa Al hambrën dhe mua ende sikur më tingëllon në vesh kënga për Ago Imerin dhe për fatin e tij të keq. Megjithate kënga për te dhe për fatin e tij, pra të Ago Imerit,ka fund të gëzuar sepse ai e shpëton nusen e tij në ditën kur ajo po shkonte nuse diku tjetër, dhe pas një jave kthehet sërish në Spanjë sipas besës që i kishte dhënë së bijës së mbretit, që i bie të ishte e bija e mbretëreshës Izabel,dhe për besën e mbajtur mbreti i Spanjës e lirin që ai të kthehet në vendin e vet tek familja dhe nusja e tij. Edhepse kënga për Ago Imerin ka një përfundim të gëzuar si në telenovelat turke,sa herë që e kam dëgjuar jam gëzuar për fundin e gëzuar të Ago Imerit!...


Pasdite ecim dhe shijojmë qatetin Granada, i cili siç e cekëm edhe më lartë ka një histori të bujshme,si kështjella e fundit e civilizimit islam në Spanjë, i rënë në duar të civilizimit kristian.Qyteti Granada e ka ruajtur atë qendrën e arkitekturës nëpër shekuj,andaj edhe kjo pjesë e qytetit është një atraksion i vërtetë për turistët e të gjitha moshave...

Ka rënë mbrëmja dhe ne marrim rrugën e kthimit për në vendin dhe hotelin tonë me përshtypje të veçanta dhe të jashtëzakonshme nga Al hambra dhe Granada,përshtypje këto që do të të jetojnë me ne e në ne gjatë,gjatë...
 vijon

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat