Shtatë ditë dhe net spanjolle (vi)

Reportazhe

Shtatë ditë dhe net spanjolle (vi)

Nga: Dibran Demaku Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 12:12
Spanja

Dita e gjashtë e qëndrimit tonë në tokën spanjolle agoi sërsih me mot të mirë,me qiell të kaltër e me me rreze dielli.Në këtë ditë ne do t`i thonim lamtumirë e mirupafshim krahinës jugore të Spanjës-Andaluzisë,e cila për plotë pesë ditë na kishte pritë sië pritet miku,duke na i shpalosur bukuritë naytrore dhe bukuritë që i kishte ngritur mendja dhe dora njerëzore.Dhe të gjithë pjesëtarët e grupit tonë turistik kur po po i linim lamtumirën Andaluzisë,në të njejtën kohë i thonim mirupafshim,të gjithë me shpresë se në një të ardhme të afërt do të rishiheshim sërish në dhe me Andalizinë.Bukuritë e saj natyrore do të na ftonin që ne sërish të ishim atje...

Kemi marrë rrugën e kthimit për në kryeqendrën e Spanjës-Madrid ku do të kalojmë edhe natën e fundit në tokën spanjolle.Gjithandej nga kalon autobusi ynë,në të dy anët e autostradës,të kënaqin sytë plantacionet me ullinj,që siç e kemi cekur në njërin nga shkrimet e mëparëshme,me ullinj dhe me vajin e ullirit Spanja e zë vendin e parë në botë në eksportin e këtij produkti...Kermi lënë prapa krahinën e Andaluzisë dhe kemi hyrë në krahinëm e Mançes(La Mancha) të Don Kishotit të famshëm.Gjithandej gushave dhe kodrinave të Mançes do të shohësh Mullinj të erës,me të cilët kishte luftuar dikur Don Kishoti.Meqë janë larg autostradës nga kalojmë ne,nuk mund të merrnim asnjë foto të tyre,ashtu siç nuk mund ta shihnim as kryeqytetin e Mançes-Toledo-n,që sipas Xhusit është ndër qytetet më të bukura të Spanjës,sepse nuk ishte i paraparë në programin e vizitës sonë.Por...thotë Xhusi,nëse edhe ndonjëherë tjetër do të vizitoni Spanjën,atëherë mos e lini pa e parë dhe vizituar qytetin e Toledo-s,sepse eshtë një qytet-atraksion i vërtetë.Përndryshe siç na tregon Xhusi,Toledo ka qenë kryeqytet i Spanjës deri në shekullin e Pesëmbëdhjetë,kur kryeqytet është bërë Madridi.Dhe gjithnjë sipas Xhusit,Madridi është zgjedhur si qendër Kryesore e Spanjës për një arsye krejt të thjesht,sepse na qenka në qendër të Spanjës,i arritshëm nga të gjitha anët në mënyrë të barabartë?!..

Në rrugë e sipër për në Madrid dikush nga pjesëtarët e grupit tonë turistik e pyet Xhusin nëse do ta fitojë pavarësinë nga Spanja krahina e Katalonjës,me kryeqytet Barcelonën e njohur,që këtë herë ne nuk patëm fatin ta vizitojmë,ta prekim e shijojmë.Jozefina(Xhosefina) apo shkurt Xhusi,si patriote spanjolle ia kthen atij që kishte bërë pyetjen:-"Përse u dashka që krahina e Katalonjës të ndahet nga Spanja?!...Ajo është pjesë integrale e Spanjës dhe si e tillë do të jetë për jetë të jetëve!...Nga toni i saj ne kuptuam se ajo nuk kishte dëshirë të flitet për një gjë të tillë...Por ai që kishte bërë pyetjen do të insistonte sërish:-" E përse jo?!...Katalonja ka bërë një referendum demokratik,ku populli me shumicë ka votuar për ndarje?!Populli i Katalonjës,për dallim nga ai i Baskisë,që mënyrën e ndarjes nga Spanja e ka zgjedhur përmes dhunës,ai pra,populli i katalonjës e ka zgjedhur rrugën demokratike të ndarjes?!...

Image

Xhusi sërish është kategorike në të sajën se as krahina e Baskisë,që ka zgjedhur rrugën e dhunës,e as krahina e Katalonjës,që ka zgjedhur rrugën demokratike,për t`u ndarë nga Spanja,nuk do të ndahen!...Pas kësaj përgjigjeje kategorike të Xhusit,edhe ai që kishte bërë pyetjen e edhe ne të tjerët kishim heshtur...

Po i afroheshim Madridit,ndërkaq rrezet e diellit binin pjerrtas në dritaret e autobusit tonë,që do të thoshte se ishte pasdite e vonë.Xhusi po i shpërndante disa harta të qytetit të Madridit,në të cilin do të arrinim pas pak çastesh,që t`i kishim si orientim se nga duhej të shëtisnim dhe si të ktheheshim pastaj tek autobusi ynë.Gjersa Xhusi më ofronte hartën në miniaturë të Madridit,unë do të shfrytëzoja rastin që me një zë të ulët ta pyesja nëse ajo kishte dëgjuar ndonjëherë për Kosovën? Për një moment do të ndalej,që do të thotë ajo po i thërriste memorjes së vetë,që pastaj të më jepte përgjigje nëse kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë emër apo jo?!...Dhe pastaj do të thonte se diku kishte dëgjuar apo kishte lexuar për këtë emër gjeografik.Pastaj me një buzëqeshje karakteristike të saj do të pyeste se ç`ne me këtë pyetje?!...Kur unë do t`i tregoja se unë vija nga Kosova dhe Kosova ishte një vend që kishte shpallur pavarësinë e vete,pavarësi që e kishin njohur shumë vende te botës,por qëvendi i saj Spanja hezitonte që ta njihte atë pavarësi ajo do të shtonte:-"Unë si individ nuk kam asgjë kundër pavarësisë së vendit tënd dhe uroj që atë paarësi një ditë ta njohë edhe vendi im Spanja,por në kohët e sotme,kur vetë ndodhet para një sfide që i kanë hapur rajonet e saj,të cilat kërkojnë Pavarësi,vështirë se do ta bëjë një akt të tillë për vendin tënd-Kosovën.Dhe atë për arsyen e thjeshtë:poqese Spanja do t`a njihet pavarësinë e vendit tënd- Kosovës,në këtë moment delikat,ajo pastaj sipas arsyes së thjeshtë do të duhej që të pranonte edhe Pavarësinë e rajoneve të saj?!...

Image

Kemi arritur në kryeqytetin spanjoll në Madrid.Sipas programit të sotëm me autobus do të lëvizim deri në qendër të Madridit dhe aty do të zbresim,që të gjithë në grup të vizitojmë këtë qytet,përndryshe sië shihet nga dritaret e autobusit,qytet mjaft modern.Gjithandej pakllate dhe ndërtesa me arkitekturë të kohëve të lashta që nga koha romake e deri më sot.Përveq pallateve dhe ndërtesave të ndryshme me arkitekturë të të gjitha etapave nga ka kaluar shoqëria njerëzore,një tjetër gjë karakteristike që do të shohësh në Madrid janë sheshet dhe bulevardet e gjëra si dhe shumë parqe gjithandej qytetit.Kjo të bën përshtypje,që do të thotë se ata qëe kanë projektuar arkitekturën e qytetit i kanë menduar të gjitha me kohë.

Kemi zbritur nga autobusi dhe shëtisim nëpër zemër të Madridit,aty ku gjenden objektet politike,por edhe kulturoro-historike të Madridit si kryeqytet,por eshte të Spanjës si shtet...Xhusi flet e flet ndërkaq ne si të ishim nxënësit e saj e dëgjojmë me kërshëri,në mënyrë që të mësojmë sa më shumë për kulturën e kaluar dhe të tashme,të Spanjës,si një ndër kulturat apo civilizimet ndër më të rëndësishmet të shoqerisë njerëzore...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat