Shtatë ditë dhe net spanjolle (VII) - Bota Sot
Shtatë ditë dhe net spanjolle (VII)

Reportazhe

E premte, 19 tetor 2018

Shtatë ditë dhe net spanjolle (VII)

Nga: Dibran Demaku Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 14:31
Stadiumi "Santiago Bernabeu" i klubit futbollistik Real Madrid

Dita e shtatë e qëndrimit tonë në tokën spanjolle agoi nën rigat e shiut. Ishim mësuar me kohë të nxehtë edhepse fund nëntori dhe shiu në ditën e fundit sikur na befasoi të gjithëve.Nën rigat e shiut edhe qyteti i bukur i Madridit dukej disi më i zymtë. Por, ne kishim në program vizitën e Madridit tërë paraditën e 20 nëntorit dhe ishte koha me shi apo jo aq na bënte.Xhusi na tregon se për shkak të shiut do të ndryshojë paksa itinerari i shëtisë sonë nëpër Madrid. Shiu-thotë Xhusi do të na dytyrojë që të ecim më shumë me autobus se sa me këmbë, por në këtë mënyrë do të shihni dhe prekni më shumë Madridin...

Para se të nisesha për në Spanjë, im bir që eshtë simpatizues i flaktë i klubit futbollistik Real i Madridit në përgjithësi, por edhe i yllit të Realit Cristiano Ronaldo, në veçanti më kishte porositur që të vizitoja stadiumin Bernabeu të Madridit dhe t`i bëja foto të ndryshme nga ai stadium.

Nuk e dija itinerarin e vizitës sonë në panjë në përgjithësi dhe në Madrid në veçanti, andaj nuk i kisha thënë asgjë tim biri në lidhje me atë çështje. Por, do ti që nganjëherë në jetë gjërat lëvizin në atë drejtim për të mirë që ti nuk e ke menduar asnjëherë. Dhe shkas për këtë lëvizje të mirë do të bëhej shiu. Meqë shiu mbi Madrid nuk do të pushonte pothuajse tërë paraditën e 20 nëntorit, shoqëruesja jonë Xhusi do ta përgatiste për ne një befasi: Do të na dërgonte që ta shihnim stadiumin Santiago Bernabeu të Realit të Madridit dhe kështu krejt papritmas do të plotësohej dëshira e tim biri që nga atje unë t`i sillja foto të stadiumit në fjalë.

Vetëm një ditë më parë Reali i Madridit kishte korrur fitore brilante me 3-0 kundër Atletiko-Madridit dhe simpatizuesit e Realit kishin festuar pothuajse tërë natën nëpër rrugët e sheshet e shumta të kryeqytetit spanjoll. Përcjellësja jonë Xhusi ishte simpatizuese e Realit dhe pas fitores së këtij të fundit ishte edhe ajo tejet e gëzuar...

Kemi hyrë në ambientet e mrekullueshme të "Santiago Bernabeut", aty ku sipas Xhusit hajnë gjithmonë Vipat kur shikojnë lojërat e Realit të Madridit. Vetëm hyrja në këto ambiente kushton 3 euro për person, por që pasi të kesh hyrë brenda dhe të tregosh biletën e prerë do të kesh mundësi që falas ta pish një kafe apo ndonjë pije tjetër freskuese. Pjesëtarët e grupit tonë turistik janë pothuajse të gjithë mbi moshën 60-vjeçare, por që të gjithë janë të lumtur që iu dha mundësia që të shihnin këtë stadium të njohur në përmasa planetare dhe atë për arsye të Realit të famshëm. Kemi qëndruar nëpër ambientet e "Santiago Bernabeut" po thuajse një orë duke bërë foto e inçizime të ndryshme vizive që t`i mernim me vete...

Pas vizitës së stadiumit të Realit "Santiago Bernabeu" kemi kaluar nëpër shumë rrugë e sheshe të Madridit gjithnjë me autobus për shkak të shiut. Nëpër sheshet kryesore të Madridit do të shohësh lapidarë të ndryshëm të heronjëve real por edhe heronjëve të fantazisë njerëzore. Në një nga sheshet kryesore të Madridit do të shohësh lapidarin apo permendoren  Don Kishotit dhe të Sanço Panqos, i pari mbi kalin e tij të famshëm, ndërkaq i dyti mbi gomar,që të dy këta Heronj të fantazisë së shkrimtarit të njohur spanjoll por edhe botëror-Miguel de Servantes...

Dhe permendoret e tyre do t`i hasësh gjithandej qyteteve të Spanjës. Don Kishoti dhe Sanço Panqo janë aq popullor në Spanjë, saqë ti do të mendosh se ata vërtetë kanë jetuar jetën e tyre të vërtetë,edhepse dihet botërisht se ata janë dy heronj të lindur nga fantazia e shkrimtarit të njohur...Por, në Madrid, në njërin nga sheshet kryesore do të shohësh edhe lapidarin e të njohurit në përmasa botërore-Kristofor Kolombo-s,atij që realisht e kishte zbuluar Ameriken, por që kishte menduar se ajo ishte India...Kështu që lirisht mund të thuhet se Madridi është një qytet ku jetojnë krahas dhe të barabartë heronjtë real me heronjtë e fantazisë njerëzore...

Pothuajse në qendër të Madridit ndodhet edhe një stadium tjetër, apo Arena e teoradoëve, arena e sportit të njohur spanjoll në përmasa planetare në mes të njeriut dhe kafshës,që mbase është e vjetër sa vetë jeta njerëzore. Dhe gjithnjë sipas Xhusit, sporti e teoradorëve përveç shkathtësisë është sport edhe i trimërisë,pasiqë jo secili mund të merret me atë sport.Arena e këtij sporti në Madrid mbase është edha më e madhja e këtij lloji në planet-thotë Xhusi. Dhe edhe pse shiu nuk pushon për asnjë moment, ne zbresim nga autobusi për të bërë foto të ndryshme para Arenës gjigante e cila ka 25.000 ulëse. Nuk kemi kohë që të hyjmë brenda në Arenë,por mjaftohemi që të bëjmë foto nga anët e jashtme të godinës gjigante...

Dhe kështu dalngadalë po i vinte edhe fundi i vizitës sonë shtatë ditore në Spanjë. Xhusi do të na përcillte deri tek aeroporti i Madridit dhe aty ne do të ndaheshim nga ajo dhe nga Spanja me Hasta la vista Espania-Mirupafshim Spanjë, me shpresën se do të riktheheshim edhe ndonjëherë në tokën spanjolle!...

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test