Ismet Krasniqi–Lala, njeriu i vlerave të kulturorës shqiptare

Reportazhe

Ismet Krasniqi–Lala, njeriu i vlerave të kulturorës shqiptare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:17
Ismet Krasniqi–Lala është aktor profesionist i teatrit, filmit, letërsisë dhe humorit

Ismet Krasniqi–Lala  është aktor profesionist i teatrit, filmit, letërsisë dhe humorit i cili me punën e tij të madhe i takon radhëve të atyre krijuesve që zhvilloi veprimtarinë e tij në disa fusha kulturore e artistike në tridhjete e me shumë qytetet  në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Gjermani, në Slloveni, në Kroaci, në Itali dhe Kosovës. Çka do te thotë se me aktivitetet e tij  kulturore, letrare e artistike Krasniqin e gjejmë në gjithë gjeografin shqiptare - duke  filluar që nga Saranda ne Ulqin, nga Shkupi në Malësi te Madhe, nga Vlora në Mitrovice.  Me angazhimet  e shumta që pati në dhjetëra e dhjetëra promovime letrare, në lëmin e filmit e humorit, seritë  televizive dhe organizimin dhe mbajtjen e shume aktiviteteve kulturore, hobi e ka fotografin. Është anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve

Aktivitetet në kulturë i filloi me 1967 në shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”- ku pjesën me te madhe te punës ne jetën e tij e vazhdoi në këtë Institucion te kulturës, duke qene edhe drejtor i shtëpisë se kulturës, e më vonë udhëheqës i Teatrit “Osman R. Gashi” prej nga edhe u  pensionua. Në skenën e shtëpisë se kulturës  e filloi karrierën r aktorit ne vitin 1970 me shfaqjen “Plaku i Maleve”, ndërsa karrierën e punës e mbylli me shfaqjen “Gjyshi im është  kuller”  Për këto  dyzet e gjashtë vjet Krasniqi në skenën e teatrit u paraqit  ne mbi dyzet role të ndryshme, me pjese te shumta humori në interpretime, monologë tematike varësisht nga përmbajtja e manifestimeve, pastaj maur pjese ne luajtjen e rroleve në dhjetë filma të metrazhit te gjate e te shkurt. Suksesin me te madh Krasniqi e arriti në realizimin e projektit  në filmin-dokumentar kushtuar duetit legjendar Salih e Feriz Krasniqi, premiera  filmit  e cila u pritë shume mire nga opinioni dhe  shikuesit  e RTK.

Image

Ky poet, aktor dhe aktivist tërë qenien e tij ia kushtoi vlerave shpirtërore dhe kulturore në afirmimit të tyre

Krasniqi është themelues i Festivalit të grupeve Amatore Teatrale të Fëmijëve në Klinë dhe ideator dhe organizator i manifestimit nga trashëgimia kulturore “Dita e Plisit’ të mbajtura  në disa qytetet dhe fshatra në Kosovë dhe Shqipëri. Ky aktor, shkrimtar, aktivist i organizimit te manifestimeve kulturore dhe teatrale në te gjitha trojet shqiptare dhe diasporë për punën e tij u shpërblye  dhe u dekorua me  diploma e falënderime dhe shumë shpërblime të tjera të pa numërua me karakter lokal, kombëtar dhe ato ndërkombëtare në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Gjermani, në Kroaci, në Slloveni, në Itali e vende të tjera. Merret me shkrime eseistike e letrare i cili ka të botuara mbi shtatëmbëdhjetë vepra letrare.

Aktori i  mirënjohur Ismet Krasniqi është mbi të gjitha njeri i vlerave njerëzore dhe aktor profesionist që ka shkelur shumë mbi dërrasat e skenës shqiptare, duke përhapur emocionet të rralla gjatë interpretimit dhe përjetimit artistik të shfaqjeve dramatike nëpër të cilat shpaloset e kaluara, e sotmja dhe  perspektiva e njeriut tonë  Ismet Krasniqi studimet i kreu në Fakultetin Filologjik – Dega filozofi-sociologji. Ishte  gjenerata e parë e sociologëve e filozofeve në fillim të viteve `70- ta. Ka mbaruar edhe Akademinë e Arteve - Dega e aktrimit. 

Image

Krijuesi Ismet Krasniqi tanë si pensionist është emër i njohur dhe i respektuar në Kosovë dhe më larg në fushën e kulturës, organizimin dhe në mbajtjen e manifestimeve të shumta kulturore në Kosovë dhe jashtë saj, në kultivimin dhe arkivimin e trashëgimisë sonë kulturore, sidomos të vlerave tona shpirtërore. Aktori i mirënjohur Ismet Krasmiqi në ditëlindjen e gjashtëdhjetë e gjashtë i behën  bashkë emocionet  që përhapi  loja skenike, në të cilën shpaloseni  dhimbjet dhe traumat e luftës  për liri dhe krimet mizore që bëri pushtuesi serb, të gjitha këto për të evidencuar në mënyrë artistike dramën familjare dhe kombëtare, dhimbjen për të pagjeturit, dhimbjen e mijëra nënave shqiptare që ende presin në heshtje t’u kthehen eshtrat e më të dashurve të tyre,  pa të cilët lirisë pothuajse i mungojnë ca rreze, një ngjyrë ylberi.

Tërë qenien e tij ia kushtoi vlerave shpirtërore dhe kulturore dhe afirmimit të tyre ... 

Gjashtëdhjetë e gjashtë  vjet rëndojnë tashmë mbi supet e aktorit Ismet Krasniqit, mbi supet e Lalës që aq shumë spektatorë dhe teleshikues të të gjitha moshave e admiruan dhe po e admirojnë edhe tani për bukurinë e fjalës aktive skenike, për qëndrimin e palëkundur në skenë, për humorin, për buzëqeshjen njerëzore dhe, mbi të gjitha, për sinqeritetin njerëzor dhe madhështinë e shpirtit të tij. Po, gjashtëdhjetë  gjashtë vjet rëndojnë mbi supet dhe mbi shpinë, por, të gjithë e pamë, se fuqia e tij artistike nuk do të zvogëlohet as pas shumë e shumë shfaqjeve, as pas shumë e shumë orëve të mundimshme të ushtrimeve, as pas shumë ngjitjeve të tij në skena teatrosh e festivalesh, as pas shumë filmash e shfaqjesh të tjera artistike,  ku ushton zëri dhe fjala e shpirtit të tij, ku flet fytyra, vetë heshtja dhe qëndrimi i tij prej artisti dhe aktori të sprovuar.

Image

Te ky aktor në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare dhe më  larg dashamiri i teatrit e has dhe e përjeton punën dhe veprën e  tij, i cili, si duket, tërë qenien e tij ia kushtoi vlerave shpirtërore dhe kulturore dhe afirmimit të tyre,  jo vetëm ku jeton dhe vepron ai, por edhe më gjerë.  Duke pasur për bazë mjedisin ku jeton dhe vepron Ismet Krasniqi, që ka një traditë të sukseseve në të gjitha segmentet e vlerave kulturore, duke u nisur nga muzika, arti skenik dhe arti pamor,  ishte dhe mbetet shembull unik se si një qytezë rurale, me aktivitete, me vlera dhe me profesionalizëm, i ka kaluar caqet e qyteteve më të mëdha, e me traditë.

Mirëpo, për veprën e Ismet Krasniqit  rrëfejnë shumë figura të njohura të artit skenik dhe të kulturës në Kosovë e më larg. Ndërkaq, shumë fotografi nga veprimtaria e tij, por edhe fotografitë familjare këtë aktor të mirënjohur, e bëjnë me  peshë më kuptimplote, por edhe e fuqizojnë jetën dhe veprën e njeriut që i tëri pothuaj është i “shkrirë” në aktrim. Aktorin Ismet Krasniqi e hasim edhe si krijues në fushën e letërsisë. Ismet Krasniqi dallohet edhe si grumbullues aktiv i folklorit ku përpos shkrimeve për folklorin ka të përgatitura mbi dyqind emisione radiofonike kushtuar rapsodëve dhe folklorit nga të gjitha trojet shqiptare të cilat i ka transmetuar radio stacionet në Kosovë e më larg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat