Udhëtim nëpër trojet shqiptare- Reportazh nga qyteti i bukur i Ulqinit

Reportazhe

Udhëtim nëpër trojet shqiptare- Reportazh nga qyteti i bukur i Ulqinit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 korrik 2017 Në ora: 10:40
Ulqin

Ulqinit i gatshëm për të pritur ngrohtësisht turistët nga Kosova, Shqipëria, trojet shqiptare, diaspora dhe e gjithë bota. Ulqini ose “Deti i Kosovarve” në kohën e asaj, që nuk egziston më, ish Jugosllavisë, së dikurshme, i njohur si djep i turizmit dhe thesar i Malit të Zi, është një qytet karakteristik i bregdetit magjeps shqiptarë, të Adriatikut, me plazhin më të gjatë ranor e kombinuar edhe me atë malor që josh për çdo vjet mijëra shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare dhe diaspora, me mrekullitë e tij, që janë të panumërta. 

Nën/Kryetari i Komunës së Ulqinit, zoti Met Gjoni, duke pemendur punën mire që është bër, deri tani, ka edhe ndonjë ankes sidomos kur bie fjala për diasporën, andej nga i kan edhe syt e shpresat për ndonjë investim, edhe bashkëvendasit e tyre.

Ai thotë, se “Ulqini i bukur e historik,  është bërë gati për t’i pritur turistët, shqiptar, diasporën, dhe ata të huaj për sezonin e sivjetshëm veror,” por, shtoi ai kur vjen fjala tek diaspora, zoti Gjoni, ishte pak kritik, mbasi si tha vet ai: “Megjithëse , Ulqini me rrethinat e tij ka shumë bashkëvendas në Amerikë, investimet e tyre, por t’i krahasojmë, me shqiptarët e tjer në Mal të Zi, malësorët, Plava e Gucia, Kraja, janë pothuajse zero”

Përveç ujit, dellit, rërës, natyrës së bukur, plazheve dhe hoteleve, në Ulqin pastërtia, siguria, furnizimi me ujë të pijshëm dhe energjia elektrike janë në nivelin e dëshiruar. 
Krahas këtyre, ulqinakët dallohen edhe për mikpritjen të cilën e gjenë tek çdo njeri që takon në qytet e rrethinat e tij. Këtu të kënaq gjithëçka, natyra e mrkullueshme, pamjet magjepse, njerëzit e dashur e bujar, lokalet me ushqime nga kuzhina ulqinake e cila gjithashtu është e pasur me ushqime të llojllojshme, të traditës shqiptare, nga të gjitha trojet. 

Bukurinë që natyra ia ka dhënë Ulqinit, përpos detit, ia shton edhe kalaja e vjetër mbi 2 mijë e 500 vjet, e cila është e kalitur mbi shkëmb dhe qyteti i vjetër i njohur si qyteti i Shasit, i cili ka një pamje magjepse dhe një liqen të mrekullueshëm.

Ulqini, qytet i lashtë në histori, me pamje magjepse, plazhe të bukura dhe i banuar me shumicë shqiptare, sipas autoriteteve locale, dhe axhensive të turizimit, është bër gati, për t’i pritur turistët shqiptarë, dhe ata nga e gjithë bota, të cilët pritet ta vizitojnë këtë vend gjatë këtij sezoni veror. Për pushuesit e këtij sezoni qyteti i bukur i Ulqinit sipas tyre, do të ketë në dispozicion mbi 20 hotele, në mesin e tyre edhe hotelin me një bukuri dhe shërbim të klasit botëror, “Otrantat” atë “Olimpik - Belleveue”, të cilët gjenden afër Plazhit të Madh dhe ka katër yje.

 Po në këtë sezon veror Ulqini do t’i ketë në dispozicion përafërsisht mbi 20 plazhe, në mesin e tyre “Safari Beach” dhe Copacabana Beach”, ku në shumicën prej tyre valon flamuri i kaltër i pastërtisë. Edhe çmimet e banimit dhe të ushqimit në Ulqin nuk janë shumë të larta. 

Udhëheqja politike dhe turistike e Ulqinit kanë deklaruar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që ky sezon veror të jetë sa më mbresëlënës. Ata kanë deklaruar se në krahasim me vitet e kaluara, kanë përmirësuar dukshëm pastërtinë, sigurinë dhe kushtet të cilat ofrohen në sektorin privat dhe në atë hotelier. Sa iu përket banimeve, sipas të dhënave të komunës së Ulqinit, sivjet vetëm banimi privat ofron 100 mijë shtretër. Sipas tyre, edhe infrastruktura dhe kushtet e hoteleve janë përmirësuar dukshëm.

Komuna e Ulqinit (malazisht: Opština Ulcinj) është komunë në Mal të Zi, e cila gjendet në pjesën më jugore të rajonit bregdetar të Malit të Zi dhe kufizohet me Shqipërinë në lindje, me Detin Adriatik në jug e perëndim dhe me Komunën e Tivarit në veri. Qendër e kësaj komune është qyteti i Ulqinit, ndërsa popullsia e komunës është 19,921 banorë (2011)[1] dhe ka një sipërfaqe prej 255 km2.

Historia
Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e kryetarëve të Ulqinit
Ulqini, bërthama e kësaj komune, është themeluar rreth shekullit V p.e.s. dhe me pushtimin romak të tij në vitin 163 p.e.s. ka fituar statusin si qytet me privilegje të veçanta (lat. oppidum civium Romanorum). Më pas ka fituar statusin municipium, me çka nënkuptohet si qytet i pavarur brenda Perandorisë Romake.
Nga viti 1941 deri më 1944 ishte e njohur si Bashkija e Ulqinit, si pjesë e Mbretërisë Shqiptare. Formën e sotme të qeverisjes lokale – komunë, e ka fituar në vitin 1952 me reformat në administrimin territorial në Republikën Popullore të Malit të Zi. Në vitet 1952–1955 kishte emrin Komuna qytetare (urbane) e Ulqinit, që ishte pjesë e Qarkut të Tivarit. Territori i kësaj komune qytetare ishte më i vogël se ai i komunës së sotme, sepse rajoni i Anës së Malit nuk ishte pjesë e saj, por ishte komunë në vete, por në ndryshim nga ajo e Ulqinit, ishte komunë fshatare (rurale).
Më 1955 me reformat e reja të qeverisjes lokale Komunës qytetare të Ulqinit u bashkua Komuna fshatare e Katërkollës (Anës së Malit) dhe u formua Komuna e Ulqinit, pjesë e Qarkut të Tivarit. Në vitin 1957 hiqen qarqet dhe komunat bëhen niveli i vetëm i qeverisjes lokale në Mal të Zi. Nga viti 1957 nuk do të ketë më ndryshime administrativo–territoriale në Komunën e Ulqinit.

Gjeografia
Ulqini është qyteti i vetëm në Mal të Zi i cili është i rrethuar me fusha pjellore në të cilat kultivohen pemët dhe perimet e kualitetit më të lartë. Aty gjindet edhe liqeni egzotik i Shasit, të cilin ornitologët e quajnë "miniatura e liqenit të Shkodrës", i pasur me peshq dhe zogj uji, si dhe Shtoji, tërheqje i veçantë në bregdetin Adriatik për gjahtarët.

Toponime
Toponime bregdetare
¥ Ishulli Ulqini i Vjetë
¥ Kepi Ulqini i Vjetër
¥ Gjiri Rakita
¥ Gjiri i Kërruçit
¥ Kepi i Kërruçit
¥ Gjiri i Doçes
¥ Kepi i Mavrijanit
¥ Gjiri i Fushës së Latës
¥ Kepi i Rrepit
¥ Gjiri i Vejushës (Shkami i Nuses)
¥ Gjiri i Gropës së Ujkut
¥ Gjiri i Valdanosit
¥ Kepi i Mendrës
¥ Shpella e Pëllumbit
¥ Kepi i Trashë
¥ Punta malazeze
¥ Gjiri i Madh
¥ Gjiri i Xhemiles (Lugu i Xhemiles)
¥ Gjiri i Opalikës
¥ Gjiri i Bashbylykut
¥ Guri i Madh
¥ Guri i Vogës
¥ Kepi i Nuradinit (Ponta e Nuradinit)
¥ Kepi i Barjakut
¥ Gjriri i Ranës (Marina e Ulqinit)
¥ Kepi i Sukës
¥ Kepi i Shkallave mbretërore
¥ Kepi i Gjeranave
¥ Marina e Milenës
¥ Grykëderdhja përendimore e Bunës
¥ Grykëderdhja kryesore e Bunës

Klima
Ulqini i takon zonës së skajshme subtropike të Mesdheut evropian me variantin adriatik të klimës mesdhetare dhe me vegjetacion subtropik. Kjo zonë shquhet për pasurinë e dritës e të nxehtësisë me 2700 orë me diell në vit, me dimër të butë ku temperatura mesatare e ajrit në muajin më të ftohtë - në shkurt, është 7,1 °C, kurse dëbora është fenomen shumë i rrallë dhe paraqet ngjarje të vërtët për vendasit; me pranverë të hershme, të ngrohtë dhe të bujshme, me vjeshtë të gjatë, të ngrohtë e të pasur dhe me verë të zjarrtë e të thatë kur zhiva në termometër ngritet edhe deri në 38 °C në muajin më të nxehtë - në korrik (me temperaturë mesatare 25,2 °C), ndërsa dielli nxeh pa pushim edhe deri 11,5 h në ditë.

Ekonomia
Ekonomia tradicionale e Ulqinit është detaria, tregtia dhe industria e kripës. Në ditët e sotem vendit e tyre e ka marrë turizmi.
Ekonomia në masen më të madhe është e bazuar në turizem, hoteleri dhe shërbime. Ekonomia hotelerike bie kohë pas kohe për shkak të rrënimit të hoteleve (si p.sh. Hotel Galebin, Holel Lidon etj.) dhe diskriminitit të pronave private dhe publike nga ana e agjencive dhe inspeksioneve shtetërore. Përveç ekonomive të lartëpërmendura ulqinakët merren edhe me detari, bujqësi, blegtori, përpunimin e kripës, peshkim etj.

Demografia
Sipas regjistrimit të popullsisë më 2011, Komuna e Ulqinit ka 19921 banorë, kurse dendësia për banorë në kilometra katrorë është 78.1 ban/km2.
Komuna e Ulqinit ka 26.435 banorë ku me nacionalitet ka:
¥ Shqipëtarë 20.664 ose 78,17%
¥ Malazez 2.523 ose 9,54%
¥ Musliman 692 ose 2,62%
¥ Sërbë 1.520 ose 5,75%
¥ Kroat 70 ose 0,26%
¥ Boshnjakë 300 ose 1,13%
¥ Rom 118 ose 0,45%
¥ Egjyptian/Ashkali 185 ose 0,70%
¥ të tjerë 185 ose 0,70%
¥ të pa deklaruar 216 ose 0,82%
¥ të pa informuar 147 ose 0,56%
¥ 
Të dhëna historike
Viti
Banorë
1948
12861
1953
14080
1961
16213
1971
18955
1981
21576
1991
24217
2003
20290
2011
19921
Vendbanimet
Komuna e Ulqinit ka 39 vende banimi ku vetëm një është vendbanim urban-Ulqini me 10 828 banorë 53,4 % nga popullsia e përgjithshme.
Këto vende vendbanime janë(banorët e 2011):
¥ Amull(34 banorë)
¥ Mal i Bardhë(54 banorë)
¥ Bojkë(161 banorë)
¥ Brajshë(730 banorë)
¥ Braticë(241 banorë)
¥ Mal i Brinjës(50 banorë)
¥ Qurkaj(33 banorë)
¥ Darzë(153 banorë)
¥ Kllezna e Poshtme(126 banorë)
¥ Shtoj i Poshtëm(1176 banorë)
¥ Dragaj/Draginë(72 banorë)
¥ Freskanjel(57 banorë)
¥ Kllezna e Epërme(173 banorë)
¥ Shtoj i Epërm(111 banorë)
¥ Kaliman(- banorë)
¥ Kodër(1039 banorë)
¥ Kllomzë(232 banorë)
¥ Kosiq(301 banorë)
¥ Kravar(551 banorë)
¥ Kërruç(133 banorë)
¥ Krythë(534 banorë)
¥ Krytha e Braticës(194 banorë)
¥ Leskoc(78 banorë)
¥ Lisën Borë(175 banorë)
¥ Megjureç(- banorë)
¥ Millë(234 banorë)
¥ Mozhurë(- banorë)
¥ Pistull(393 banorë)
¥ Rashtishë(365 banorë)
¥ Reç(117 banorë)
¥ Salç(- banorë)
¥ Shas(239 banorë)
¥ Shtodhër(111 banorë)
¥ Sukubinë(382 banorë)
¥ Sutjell(20 banorë)
¥ Shëngjergj(69 banorë)
¥ Ulqini(10 828 banorë)
¥ Katërkollë(767 banorë)
¥ Zogaj(397 banorë)

Kultura
Komuna e Ulqinit është një komunë multikulturore që përbëhet nga shumë kultura,besime e kombe. Kombi kryesues është kombi Shqipëtarë kurse besimi kryesues besimi islam.

Politika
Qeveria lokale udhëheqëse është kualicioni i përbërëprej partis FORCA,Dega e Anës së Mailt,PSD dhe Prespektiva nën udhheqjen e kryetarit Nazif Cungu.
Zgjedhejet lokale janar 2014- PDS (9 mandate), FORCA (8 mandate), Koalicioni "Bashkë për të ardhmen e Ulqinit" (7 mandate), UDSH (3 mandate), PSD (2 mandate), Mali i Zi Pozitiv (2 mandate), PSP (1 mandat), FD (1 mandat), Partia Boshnjake (0 mandate).
Ndryshimi i qeverisjes lokale shtator 2011-FORCA(11 mandate),UDSH-PPD(6 mandate),PDS (7 mandate),Dega Anës së Mailt (4 mandate),PSD (2 mandate),Lista Serbe(2 mandate),Iniciativa Qytetare Prespektiva ( 1 mandat ) , LD në MZ ( asnjë mandat ) , Lidja Boshnjake (asnjë mandat ) , Grupi qytetarve Integrimi ( asnjë mandat ).Kualicioni qeverisës FORCA,Dega e Anës së Mailt,PSD dhe Prespektiva.
Zgjedhjet lokale shtatorë 2010-Mandate të fituara FORCA (11 mandate) , UDSH-PPD (10 mandate) , PDS (7 mandate) , PSD (2 mandate ) , Lista Serbe (2 mandate ) , Iniciativa Qytetare Prespektiva ( 1 mandat ) , LD në MZ ( asnjë mandat ) , Lidja Boshnjake (asnjë mandat ) , Grupi qytetarve Integrimi ( asnjë mandat ).Nuk ka pasur shumicë por u formua më vonë kulalicioni UDSH-PPD dhe PDS që ka pasur shumicën në kuvendin e Komunës së Ulqinit.
Zgjedhjet lokale në qeshorë 2010-Mandatet e fituara UDSH-PDS (15 mandate) , FORCA ( 9 mandate ) , PSD ( 2 mandate ) , PPD ( 2 mandate ) , Lista Serbe (2 mandate) , LD në MZ ( 1 mandatë) , Grupi qytetarve për të mirën e Ulqinit - Integrimi ( asnjë mandat ) , LIdhja Boshnjake ( asnjë mandat ) , Iniciativa Qytetare Prespektiva ( asnjë mandat ) .Në këto zgjedhje nuk ka pasur shumicë në kuvendin e Komunës së Ulqinit janë mbajtur zgjedhjet e tjera në shtatorë .
¥ Komuna e Tivarit
¥ Bashkia Shkodër
¥ Lumi Buna
¥ Liqeni Shasit
¥ Plazhi i Madhë
¥ Ishulli Ada.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat