Udhëtim nëpër trojet shqiptare, Kraja - Bota Sot
Udhëtim nëpër trojet shqiptare, Kraja

Reportazhe

E diel, 18 nëntor 2018

Udhëtim nëpër trojet shqiptare, Kraja

Nga: Beqir SINA Më: 10 korrik 2017 Në ora: 07:34
Beqir Sina në Krajë

Kraja - në një udhëtim që e përshkruam 25 kilometra të gjithë luginën e bukur me ato 8 fshatra njeri më i bukur se tjetri:  Arbneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani.

Vizitorë nga Shqipëria, Kosova, viset shqiptare për rreth dhe shumica mërgimtarët nga Europa, SHBA, Kanadaja, po vizitojnë për çdo ditë Anen e Malit, Ulqinin dhe Krajën ku u ndodhem edhe ne keto dite te asaj qe e kam titulluar: ""Reportazhi Udhtiëm nëpër Trojet Shqiptare"" 

Çdo vit, sidomos në këtë sesion tregojne vet keta banore,  Kraja, Ana e Malit, Uqini, Malësia e Madhe, Plava e Gucia, të cilat kanë mbetur qysh me kufirin londinez nën Malin e Zi, janë bër si te thuash edhe ne ate qe qhuhet industria turistike destinacionet me numërin e vizitorve më të lartë në të gjitha këto zona.

Image

 

Një statistik tursitike, e nje anxhesie ketu ne Ulqin, na tha se vetëm me fillimin e këtij sesioni turistik, pra me 1 Korrik kur edhe nisi ky sesion ka nisur i mbare, tha axhentet turisitik shqiptar: "Rreth 90.000 njerëz, kanë udhëtuar vetëm per 10 diteshin e pare në Anën e Malit, Ulqinin, Malësin e Madhe, Plavë e Guci, te cilat jane perlat dhe  vende magjike, për të kaluar kohën e pushimeve me familjet dhe të dashurit e tyre, ne keto dite te nxehta vere.

Një nga destinacionet më popullor, dhe qe gumezhon me te vertet keto dite, sidomos, nga bashkevendasit e tyre, nga Europa dhe Amerika e larget, është Kraja, me një shtrirje kjo e gjatë 25 kilometra, dhe nje popullsi 99 përqind shqiptare, me 8 fshatra te shquara për shkak të ngjarjeve të veçanta kombëtare të cdo fshati te kesaj ane. 

Te shtunën 7 Korrik 2017, me producentin e talentuar dhe mjaft puntor nga Amerika, Skender Pali, dhe dy kameromanët e tij, dy femijet Agronin dhe Arbenin, ishim ne Kraj - në një udhëtim qe e pershkruam 25 kilometra te gjithe luginen e bukur me ato 8 fshatra njeri ma i bukur se tjetri :  Arbneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani. 

Kraja eshte legjendave, ajo eshte pjese e historise se kombit shqiptar, e dalluar per patriotizmin ,trimerine , bujarine dhe mike pritjen e madhe shqiptare.

 Kraja eshte e fashme per prodhimin e Geshtenjave, Shegve, Fiqve, Duhanit, kultivimin e Bletve, mbajtjen e Blegtoris, dhe frekuentimin e Liqenit të Shkodrës, 

Kraja, nisë nga "Shtegu i Vashes" si më tha një bashkombasi ynë në Nju Jork, Xhevat Kraja - Markashi, e ka marr këtë emer:" kur një vajzë Krajane, për të ikur nga perdhunimi i një ushtari Turk, që donte t'a përdhunonte, shkon e hidhet prej asaj lartësie dhe e mbyt vetin, që t'a ruaj nderën e saj",  dhe vazhdon deri në fundin e kesaj lugine ne Shestanin, pika më e fundit e njohur kjo me librin e parë të shkruar shqip, Meshari i Gjon Buzukut.

Gjatë këtyre ditëve miqt e mi nga Nju Jorku, kuptohet me këtë rast Krajanët, më sygjeronin ;" Në se nuk viziton Krajën nuk ke parë asgjë në ato treva të magjishme shqiptare".

Dhe, natyrishtë ashtu ishte me te vertet, nuk ngela aspak i zhgenjyer, per te pasur edhe një nxitje plus për t'a vizituar Krajën, te cilen e kam nga miqt e mi krajan : Shoqata Atdhetare “Kraja”, e cila eshte me seli në Staten Island - New York,  shoqatë, e cila, është jo qeveritare dhe jo përfituese(NGO), në SHBA, te cilet për  Krajën dhe familjet e tyre kanë bërë shumë dhe vazhdojne te mos e harrojne kurr vendlindjen e tyre qe e duan aq shume. 
Dhe, me kete rast nuk mundem të kaloi pa permendur te pakten aksionet e tyre më të fundit si ai kuri:' Përfundon aksioni humanitar, ndihma per shtepine per familjen e Brahim Alise nga lagja Lekperaj i cili eshte njoftuar me pare se i ka marr çelsat e shtëpisë së re.

Image

Një ndër ndimhat qe eshte ndier me te vertet ka qenë edhe miratimi i bursave për studentat/tet nga treva e Krajës. Shoqata “Kraja” në New York, eshte ajo qe per bashekvendasit e tyre shpërndau këtë vit bursat për studentët nga Kraja.

Ajo gjatë mbledhjes së parë të këtij viti, Këshillit i Shoqatës “Kraja”, tha se ka miratuar edhe një sërë pikash, të parashikuara në aksionet e ndihmave te tyre per Krajen. 

Gjithashtu, Shoqata Kraja në Nju Jork, per te gjitha keto ka falemenderuar te gjithe ata donator zemërbardh sidomos ata nga Kraja, por duke mos lënë anash edhe donatorët nga viset tjera,shqiptare ne Amerike, posaçërisht bashkevendasit e tyre nga Ana e Malit,  shuma e të hollave të mledhura për aksion e ngritjes se nji qendre kulturore dhe multi funksionale ne Kraj me ndihmat e bashkeatdhetareve, tuhet ne faqen e tyre te interrnetit se ka mbërrit në 19200 dollar amerikan, çka e bije te këtë aksion shumë afër qellimit prej 250.000 dollar aq sa ata i kan vetes detyre per ti mbledhur nga SHBA.

Pasi, Kraja, ka qenë ashtu si të gjitha këto treva e gjitha shqiptare, qendra disa prej ngjarjeve te medha historike, sidomos ne perballjet e tyre me sundimin ootoman, dhe ate te sundimit komunist serbo sllav - ajo dallohet per historine e saj. 

Ajo historikisht shquhet për lidhjen e saj të natyrshme të Krajës me Shkodrën, ku sipas studiuesve këtë e dëshmon edhe vet emërtimi Kraja e Shkodrës, si dhe prania e shumë fiseve të mëdha në qytetin e Shkodrës që kanë këtë mbiemër.

Edhe, Fadil Kraja, më shkruante kolegu im nga Shkodra, gazetari i talentuar Ramazan Ceka, është nga Kraja.......

Ky emërtim thuhet se është kuptimplotë sikur emërtimi Liqeni i Shkodrës, Malësia e Shkodrës etj.

Simbas historisë edhe Krajl Nikolla e quajti Kraja e Shkodrës (Skadarska Krajina), por menjëherë pas aneksimit të saj nga Mali i Zi e pagëzoi Kraja e Malit të Zi (Crnogorska Krajina).

Kraja dhe Shkodra kanë lidhje aq të shumta dhe të fuqishme (gjeografike, demografike, ekonomike, historike, kulturore, farefisnore etj) saqë realisht përbëjnë një tërësi unike, të ndarë padrejtësisht. Sikur fshati Skje i Krajës të kishte lidhje me rrugë automobilistike me Zogajt e Shkodrës, disa fshatra të Krajës do të mund të konsideroheshin pjesë e paralagjeve të Shkodrës

Disa të dhëna interesante për Krajën, nga Google.....

Rrethet e Krajes

Bashkesia lokale e Krajes perbehet nga tetë rethe: Armneshi, Skjeja, Ostrosi Madh, Ostrosi Vogel, Martiq, Boboshti, Keshtenja, Ftjani. Bashkesia lokale e Ostrosit sa i perket popullsis sipas nje regjistrimi te vitit 2003 jane 1962 banor qe ende jetojn ne Kraje. Bashkia lokale e Krajes i perket komunes se Tivarit. Ai kufizohet me komunen e Podgoricën, komunen e Tivarin, me Ana Malit, me Shqiperin dhe me Liqenin e Shkodrës.

Fshatrat e Krajës

Bashkia lokale e Krajes me fshatrat:Lekperij, Kovaçej, Dodaj, Priftij, Gjecbritij, Gjenciq, Maxhurej, Hutij, Lubanijt, Peraj, Demirijt, Bolejt, Vuçkij, Curajt nelt, Berjashij, Gjenashej, Markashij, Cukaj, Perashij, Curij pasht, Hardajt, Kanaqi, Veliqi, Gjyrjani, Sjerci, Ramushje, Kacaj, Runji, Likaj, Hajdarijt, Lihari, Durakij, Aruçij, Tafajt, Subashij, Blaca, Kaleci, Syrliq, Bardhij, Çobaj, Millajt, Dragoviq, Madgueshi, Brisku pasht, Brisku nelt, Liarja.

Image

Burimet natyrore te Bashkesise Lokale te Krajes
 
Liqeni i Shkodrës është shpallur park nacional ne vitin 1983. Ka siperfaqen 370-530 km2 që mvaret nga niveli i ujit. Paraqet liqenin më të madh ne Ballkan. Thellësia mesatare e liqenit është 7m, pervec ne syne. Syni më i thel është Radusha mbi 60m. 2/3 e siperfaqes i takon Republikes se Malit te Zi, kurse 1/3 Republikes se Shqiperis.

Bota bimore e liqenit eshte e shumllojeshme. Pjesa jugore e liqenit eshte guror dhe ka disa ujedhesa ku rritet lari, shega e eger etj.
Vegjetacioni ujor eshte poashtu i shumellojshem. Kacirami rritet vetem ne Liqenin e Shkodrës. Nën sipërfaqen e ujit rritet leshteriku dhe lemushki.

Liqeni është i populluar dhe është strehim për 271 lloj zogjsh, sidomos gjatë dimrit. Ne Liqenin e Shkodrës jetojnë 48 lloj peshqish.
 
Rumija ështe një nder malet më të mëdha ne Republikën e Malit te Zi.  Lartësia e malit është 1959 m.

Gjeografi

Lartesia e maleve:

Rumija -1959m

Mali Gjan - 1323m

Llakfica - 679m

Çaçeva - 360m

Lartesi e retheve mbi nivelin e detit:

Armnesh – 302m

Skjeja - 109m

Ostrosi madh – 279m

Ostrosi vogel – 240m

Martiqi – 174m

Boboshti - 48m

Keshtenja - 245m

Ftjani - 505m

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test