Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare, "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori"

Reportazhe

Udhëtim nëpër Trojet Shqiptare, "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori"

Nga: Beqir Sina Më: 28 korrik 2017 Në ora: 14:30
Beqir Sina

MALESIA : Duke marrë shkas dhe i nxitur nga emisioni i Drejtorit të Televizionit të Shqiptarve të Amerikës, ALBTVUSA, zotit Gani Vila - "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar", për të  vazhduar udhëtimin tim  të gjatë nëpër  trojet shqiptare, mbrrita këto ditë në atë që njihet Malësia e Madhe. 

Dhe, që unë tash mbas kësaj vizite të gjatë deri në Ballkonin e atdheut tonë, Malsinë, do ta quaj "Malësia e Madhe Pëllëmbë dhe Thesar - Pëllëmbë dhe Histori".

Mendojë, dhe ndoshta nuk ja kam qëlluar si duhet por do të thoja se:"Nuk ka tokë shqiptare të ketë kaq shumë histori, kaq shumë legjenda saqë ka Malëlsia e Madhe. Mbasi, në çdo pëllmbë toke në këtë trevë, ka një histori shqiptare, që tregon sa sa shqiptare është vetë Malësia.

Dhe, ai  që më ndihmoi shumë dhe nuk u kursye për të më treguar si një ciceron për këtë trevë, është shkrimtari dhe studiuesi i njohur Fran Camaj, të cilin do ta quaja "Lahutën" e Malësisë, mbasi kur tregonte për këto anë, Camaj, dukej sikur po këndote me lahutën e Malsisë.

Si njohës i mirë dhe studiues i kësaj treve, natyrisht që ai është i frymëzuar edhe  nga Hoti, fshati Spi -Traboin, fshati ku ai ka  lindur në vitin 1949.
Camaj, i cili  kreu  Fakultetin filozofik- gjuhë e letërsi shqipe e ka kryer në Prishtinë, ndërsa, në Arzë në Shkollën fillore të Traboinit, ka dhënë lëndën e gjuhës e letërsisë shqi-pe 1969 -1976, në vazhdim është emruar në Gjimnazin e Tuzit, profesor i gjuhës e letërsisë shqipe. 

Ai ka punuar për 30 vjet edhe si gazetar- redaktor i Programit shqip të Radio Podgoricës, me pas redaktor përgjegjës i Programit shqip në TV të Malit të Zi. 

Kurse, me të ndjerin Gjergj Gjokaj, Camaj është bashkë-hartues i dy teksteve shkollore, përfshirë edhe Abetaren shqipe  që janë në përdorim edhe sot në shkollat shqipe të Malit të Zi. 

Për të treguar më shumë sesa e njehë Camaj këtë trevë, për të cilën ai na foli gjatë emisonit televizivë të Gani Vilës, "Malësia e Madhe Pëllëmbë e Thesar",me duhet të cek edhe faktin se ai është autor i disa romaneve nga jeta në Malësi dhe mërgim.

F. Camaj, ishte ai që ka organizuar në shtator të vitit 2005 Konferencën shkencore e përkujtimore me rastin e 90 vjetorit të vrasjes së Dedë Gjo' Lulit, ku ka mbajtur kumtesën"Dedë Gjo Luli në poemën "Lufta e maleve" të Palokë Traboinit".

Ai tha se ndjehem shumë keq sa her i vizitojë këto treva: " Zëmra më pikon kur shohë si janë zbrazstuar këto fshatra, të cilat gjallërojnë vetëm kur vijnë mërgimtarët"
Të cilët shton ai kanë investuar shumë në sektorin privat, sidomos me shtëpiat të cilat janë të gjitha vila, njëra më e bukur nga tjetra, ku gjitha këto objekte të ndërtuara me kontributin e Malësorve të cilët kan emigruar në Europë, por më së shumti në Amerikës e hijeshojnë Kojën e Kuçin, Trieshin, Grudën e Hotin, dhe kryeqendrën e tyre Komunën Urbane të Tuzit, ku me ndërtimet e reja, të vilave të mërgimtarve i japin qytetitë 6000 banorve një bukuri që nuk e kishte më parë, tha Camaj.

Duke u ndalur tek funerali në hyrje të Tuzit kur vjen nga Hani Hotit, Camaj na tha se :"Malësorët, duke bashkuar ndihmat e tyre, me rreth 700 mijë dollar kanë ndërtuar një nga funeralet më moderrne dhe më të mëdha në rajonë, Funeralin e Vuksanlekaj, i cili ndodhet në kompleksin e varrezave më të vjetra në Ballkan, me varre 300 vjeçare".

"Ata kan kuntribuar, thotë Kolë Cacaj nga Nju Jorku, i cili ka ardhur për pushime në vendlindje së bashku me gruan e tij,  me ndihmat e tyre , me 700 mijë dollar në zgjerimin e rrugës së Trieshit, që të çon deri në majë të malit, 25 kilometra e gjatë. Gjithashtu, është e ndërtuar në Triesh edhe Qendra e kulturës "Besa", dhe janë ndërtuar ose asfaltuar rrugë të vogla, janë rikonstriuar disa shkolla nëpër fashtarat e kësaj treve".

Dhe, kështu duket se me të drejt Koja e Kuçi, Trieshianët, Gruda e Hoti, sot në trojet e tyre etnike mburren për këto vepra fisnike të vëllezërve të vet në Europë dhe Amerikë. Ata kur i takon sot shprehen me krenari se kontributi i tyre, është i vlersuar në të gjtha kohërat dhe kurr nuk do të harrohet. Duke shrehur me këtë rast edhe një nderim dhe respekt të gjithë mërgimtar nga këto anë që kontribuan dhe do të kontribuojnë për të mirën e vendlindjes së tyre, apo të prindërve të tyre.

Shtegtimi ynë me Prof. Fran Camaj shkrimtar, studiues dhe gazetar i njohur si dhe me veprimtarin nga Nju Jorku Kolë Cacaj - vazhdoi nëpër rrugën e gjatë dhe të vështirë nga tterreni i ashpër malor dhe shirat qëkan rënë këto ditë, rrugë kjo që duket se po punohet dhe që po zgjerohet me kontributin e malësorëve në Amerikës deri në fshatin fshatin Koritë.

Kur arrijmë në afërsi të majës së malit, në fshatin Delaj, së pari të bie në sy një kryq i bardhë, shtatëlartë, disa metra i gjatë, pastaj dy-tri shtëpi të cilat duket se kan nisur të gjallërojnë , pikërisht këto ditë me ardhjen e kurbetqarve nga SHBA dhe Kanadaja si dhe Europa, dhe në anën tjetër duken mahnitshëm përmes shkrepave të maleve, humenrave të pafundme,  Leqet e Hotit dhe Lugina e Cemit dhe Kanionet e Cemit.

Sa qendruam ne pamë dhjetra turiste të huaj dhe qindra besimtar po vizitonin këto ditë këtë Kryq të madh në maj të malit në fshatin Delaj - Triesh, e cila për nga madhësia dhe pozicioni ngjan shumë me Statujen e Jezu Krishit ne Rio del Janeiro ne Brazil.

Ndërsa vizituam shtëpinë ku ka lindur kreytrimi Dedë GjonLuli, Kullat e Bajraktarve të Grudës dhe Hotit, shtëpinë e Tring Smajles, dhe disa kryetrimave të kësaj treve, një qendres bëm edhe në fashtin Miresh, vendlindja e Pikasos shqiptare piktorit të Madh Gjelosh Gjokaj, vizituam shtëpinë atelejen dhe studion e tij, dhe bëm një respekt para varrit të tij në oborrin e shtëpisë.

Mikëpritja në malsinë e Trieshit dhe gjithë  Malësin , është e veçantë......Ajo është  kodë fisnik i këtyre banorve të këtyre trevave

Do të thoja se nëse viziton Trieshin përgjatë rrugës shpatit të malit,dhe natyrishtë që ke vizituar edhe mbarë Malësinë e Madhe, prej nga Koja, Kuçi, varg malet dhe fshatrat e njeri pas tjetrit të Trieshit, duke kaluar Grudën e Hotin malor, keni për të gjetur atë mikpritjen dhe bujarinë e veçantë shqiptare, duke e përjetuar vet këtë me shembuj konkret, se ata banor janë bij të denjë të tokës së Arbërit, duke ruajtur brez mbas brezi doket dhe zakonet e lashta shqiptare.
 Aqsa rastësisht, teksa, të bie e kalon në pragun e shtëpisë së çdo malësori në këto treva shqiptare, deri në majë të malit përgjatë rrugës, që vjen duke u ngjitur deri në Ballkonin nga mund të shihet e tërë Malësia, e cila zhvilloi një luftë heroike, kundër turqve pandërprerje deri në vitin 1912, gjëja e parë që të bën përshtypje, është ftesa e ndonjë malësori, nënë loke apo zonje të shtëpisë, që të fton me gjithë zemër të hyshë në shtëpinë e tyre, për të gostitur me diçka sipas zakoneve të malësorve.

Malësorët, kan qenë dalluar në hsitorinë tonë kombëtare, sidomos kur bie fjala për Kryengritjen e Malësisë së Madhe, ngritjen e Flamurit të Skëndërbeut, flamurin kuq e zi me shkabën me dy krena në Nëntor 1911, në Deçiç.

Ata dihet se kan qenë krah i fuqishëm i Levizjes çlirimtare në Kosovë, luftes për të drejtat e shqiptarve në trojet e tyre,  gjatë gjithë decenjeve  të shkuara.
Ku edhe  malësorët, e shpërndar nëpër Europë, Amerikë e Kanada  të cilët pa u kursyer asnjëherë  e ndihmuan Levizjen e rezistencës dhe Luften çlirimtare politikisht, moralisht, materjalisht dhe më pjesmarrje personale në frontin e luftimeve.

Gjithmonë, kur flasim për mërgimtarët shqiptar, atëhere  duhet me kujtue patjetër edhe malësorët, që kan dhën një kontribut historik, për sa i përket , asaj që ata ndihmuan në  Levizjen e rezistencës, luftën kundra okupatorit  sllavo -komunist, atij serbo malazes, dhe komunizmit  në Shqipëri, si  dhe ndihmuan  Luftën çlirimtare politikisht, moralisht, materjalisht dhe më pjesmarrje personale në frontin e luftimeve, në Kosovë, luftën në Maqedoni më 2001, dhe Luginën e Preshevës, kur nisi krisma e parë.

Mirëpo, megjithëse, regjimi i egër serbo-sllav  i nxori këta malësor nga tokat e tyre, me atë zbrastinë e butë, që përdori për largimin e tyre nga këto troje,  në një mënyrë ose në një tjeter, politika antishqiptare e Beogradit, e cila kishte për qellim spastrimin etnik të gjitha këtyre trojve nga shqiptarët, ashtu që të ndrronte përdhunshmerisht strukturen nacionale të këtyre trevave, në dëmë të etnitetit tonë, nuk ia arrit dotë qëllimit sepse Malësorët janë më të lidhur me vendlindjen e tyre Malësinë e Madhe.

Vend origjina e tyre apo vendlindja e tyre, sado që të jetë më mijëra kilometra larg, ajo është në zemrën e kujdesin e mergimtarëve shqiptar.

Kjo lidhëshmeri nuk ishte vetem shpirtrore, por edhe fizike më ndihma të panderprera materjale, më kontribute financiare në ndihmë për vednlindjen e tyre ,  nepermes konteributeve dhe ndihma tjera, qofshin ato private apo edhe ato të rrugve, shkollave dhe qendrave kulturore.

Kështuqë, edhe Mergimtaret nga Malësia ashtu si dhe edhe të gjithë shqiptarët që morën rrugën e mërgimit në kohë e rrethana të ndryshme,  ishin të ndergjëgjëshem së qendresa dhe sukseset e luftës do te vareshin në një masë të madhe nga kontributet vullnetare e te mirëndergjëgjësura të mergimtarëve, sepse sa më shumë mjete, aq më shumë përspektiva të luftës dhe trijumfit.

 Në veçanti mergimtarët dhanë ndihmesë të madhe në internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe më pjesmarrje te vazhdushme në protesta që kohë pas kohe organizonin në shumë qytete të Evropës, SHBA dhe vendeve të tjera. Ata bënë presion moral e politikë në strukturat udheheqëse dhe në sencibilizimin opinionit nderkombëtar për angazhimin e tyre në zgjedhjen e drejtë të çështjes Kosovare dhe në gjykimin e dhunës serbo-sllave. 

Shumë nga mergimtarët, duke përfshirë edhe këta malësorë,  vullnetarisht u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftuan më heroizem të pashoq për çlirimin e vendlindjes deri në fitore. Nga shtetet demokratike fluturuan si pllumba, për tu shendrruar në vendlindje në kullëshedra kunder armikut. 

Duke parë kontributin dhe ndihmën e madhe të mërgimtarve në Amerikë, kur i takon edhe  banorët e Trieshit dhe të Fudnave nuk e fshehin kënaqësin për punimet që po bëhen në rrugën e Trieshit me zgjerimin e saj dhe asfaltimin që ka për të nisur muajin e ardhshëm.

Për rikonstruksionin e rrugës, punimet vlerësohen në rreth 300.000 euro dhe duhet të përfundojnë brenda 90 ditëve. Kurse mbas rikonstruksionit të rrugës deri në Triesh, është e planifikuar dhe vazhdimi i adaptimit të rrugës deri në Koritë.

Simbas shtypit vendas  meritat më të mëdha për rikonstruksionin e rrugës i takojnë Kolë Cacaj, i cili është angazhuar dhe vetë e ka nëshkruar kontratën me një firmë private.Pastaj jan të angazhuar edhe vet vëndasit,poashtu edhe Trieshanet në New York dhe Detroit.Para disa vitëve Cacaj gjithashtu ka dhënë të holla për asfaltimin e katër kilometrave nga bashkësia lokale deri te kisha, shkruan Danas.

Banorët janë mirënjohës ndajë Diasporës , duke thënë edhe pse janë larg, ata kujdesën për vendin ku kanë lindur.Rikonstruksioni i rrugës, pak do ta ringjallë këtë vënd, dhe do ua mundësojë që të vazhdojmë të jetojnë në këtë trevë që është Pëllmbë dhe Thesar.

Mirëpo, si përfundim do të thoja se nuk është aspak e lehtë të shkruash një reportazh të tillë në pak rreshta për Kojë, Kuçin, Trieshin, Grudën e Hotin, dhe gjithë Malësinë, historia e së cilës është e lidhur si mishi me kocin. Për aqsa të përmendesh fjalën Malësi, do të thotë se ke pëmendur një ndër krahinat më heroike të popullit shqiptar, krenarinë tonë kombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat