Njihuni me gruan shqiptare që feston 101-vjetorin e lindjes! - Bota Sot
Njihuni me gruan shqiptare që feston 101-vjetorin e lindjes!

Reportazhe

Njihuni me gruan shqiptare që feston 101-vjetorin e lindjes!

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 00:43
Bardha Lleshaj

Sekreti i jetëgjatësisë, ajo thotë se i vjen nga përdorimi i ujërave termale në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO, si dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme.

Tashmë ajo banon në fshatin Fushë-Mamurras dhe përkujdesjen ia dedikon dy djemve të saj Dodës dhe Nikollës dhe nuseve të tyre, që i kanë kushtuar mjaft kujdes.

Shiheni portretin e kësaj malësoreje. Quhet Bardha Lleshaj. Më 11 janar 2018 mbush plot 101 vite jetë. Ndonëse epidemia gripale paraqitet mjaft e rrezikshme për moshën e tretë, kjo nënë nuk ka pasur asnjë shqetësim në shëndetin e saj deri në momentin e  këtij shkrimi.

Siç shihet ne foto në përvjetorin e 100 të saj fëmijët nipërit dhe mbesat kanë rrethuar të moshuarën për ta uruar nënë Bardhën dhe e njëjta gjë pritet të ndodh sërish në këtë përvjetor.

Tryeza e rrethuar nga familja, të afërmit dhe në mesin e saj- torta me mbishkrimin: – ”Urime dhe 100 të tjera”, nuk është gjë tjetër veçse tregues i dashamirësisë për këtë të moshuar, e cila ka rrugëtuar nëpër vite duke patur  një jetë të vështirë, mjaft të lodhshme.

Më 11 janar të vitit 1917 në fshatin Baz të Burrelit ka lindur Bardha e cila në moshën 18 vjeçare sipas zakonit do të lidhej me një djalosh mirditor, miqësi e cila është në përforcim. Me familjen Lleshaj ishte një miqësi e mëparshme, ndërsa Bardha do të bëhej sebepi i një tjetër miqësie të dytë.

Është një fakt interesant në jetën e saj: Vetëm pas tre vitesh nga martesa, Bardha do të njihej me bashkëshortin e saj Bibën, i sapo ardhur nga shërbimi ushtarak.

Pas disa vitesh familja do të zhvendosej në një fshat të Kurbinit, dhe jeta kooperativiste ishte mjaft e vështirë për këdo, dhe Badha do t’i mbijetonte situatës se vështirë, madje dhe dinjitet.

Teksa e pyes për ndonjë histori të veçantë ajo ka mjaft raste por që pak i sjellë në kujtesën e saj, madje rrëfehet për rininë e sotme duke u shprehur” le ta shijojnë sa më mirë, por jo jashtë moralit, traditës dhe një lloj kontrolli, duke ruajtur personalitetin. Bardha, e cila  ka mbushur 1 shekull jete dhe në 11 janar shkon 101 ka patur dy raste në jetë që ka përdorur medikamente, nga operacionet në këmbë, ndërsa qetësues nuk përdor.

Sekreti i jetëgjatësisë, ajo thotë se i vjen nga përdorimi i ujërave termale në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO, si dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Tashmë ajo banon në fshatin Fushë-Mamurras dhe përkujdesjen ia dedikon dy djemve të saj dhe nuseve të tyre, që i kanë kushtuar mjaft kujdes.

Doda dhe Nikolla janë dy djemtë që përkujdesjen, si dhe nipërit, që e duan dhe kujdesen për të moshuarën, e cila edhe në veshje shkëlqen nga bardhësia  e rrobave të mbajtura pastër.

Bardha ka forcë ende dhe ushqehet pa ndihmën e askujt, përdor pak pijet alkoolike, veçanërisht rakinë, gjithashtu cigare, por që nuk e kanë rënduar tek shëndeti.

Ky rast shquhet ndër të rrallët me moshë 101-vjeçare. Bardha ka ditur të mposhtë çdo vështirësi, si punët e rënda dhe jetën e vështirësi. Me këtë nënë krenohen jo vetë familja e saj por tërë ata që e njohin, për dashurinë, mirënjohjen dhe për gjithçka ka dhënë kjo grua e rrallë./alpenews

 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test