Rrësheni, qyteti që rend të kapë ritmet e vrullshme të kohës…

Reportazhe

Rrësheni, qyteti që rend të kapë ritmet e vrullshme të kohës…

Nikoll Vladi Nga Nikoll Vladi Më 12 shkurt 2018 Në ora: 21:27
Gëzim Loka Nga Gëzim Loka Më 12 shkurt 2018 Në ora: 21:27
Rrësheni

I krijuar në vitet e para të pasçlirimit, aty nga viti 1949, Rrësheni ka provuar kulme dhe rënie, urbanizim dhe rrënim, ngjitje-ulje, mirëqenie dhe depresion ekonomik e social, ku dukuritë e negativitetit u shfaqën në vitet e post-komunizmit anarshist, me rënie ekonomike, papunësi, mungesë strehimi e zhvillilmi.etj.

Bashkia Rrëshen, me qendër administrative Qytetin Rrëshen, ka një sipërfaqe territori 78.000 ha dhe shtrihet në një hapësirë ku kufizohet në veri, mes rrjedhjes së mesme të lumit Fani i Madh dhe të Fanit të Vogël, në jug: Kulmja e Dervenit, Pragu i Prosekut, në lindje-juglindje: Laku i Shkallgjanës, Pragu i Prosekut, në perendim: Pragu i Livadhësit, mali i Dervenit. Rrethi i Mirditës gjendet në zonën verilindore të Shqipërisë, kufizuar nga veriu me Pukën dhe Kukësin, në veri-lindje me Kukësin dhe Dibrën, në jug-lindje me Matin e Kurbinin dhe në perendim me Lezhën.

Sot ndryshimet në Rrëshen dhe në fshatrat që përfshihen në bashkinë e Rrëshenit janë si nata me ditën dhe tregojnë seriozitetin e pushtetarëve lokalë, që nga kryetari i bashkisë gjer te këshilltarët, për t’ia ndryshuar faqen qytetit dhe për t’iu mundësuar qytetarëve një jetë më të mirë.

Po të kaloje para pesë-gjashtë vitesh në qytetin e Rrëshenit do të shikoje një peizazh të trishtë rrënimi, që ngjante me një fshat të harruar e të braktisur nga përkujdesja njerëzore dhe institucionale. Ndërtesa të pambaruara që nuk arrinin të strehonin qytetarët, rrugët gjithë baltë e gropa të pakalueshme, sheshi i qytetit mbushr dëng me hekura e beton, ku po të mos tregoheshe i kujdeshëm mund të rrëzoheshe e të pësoje dëmtime. Shkolla me turne, të vjetra e jashtë paramentrave të duhura normale, shëndetësia pa shërbimet e nevojshme, pa mjekë të specializuar dhe ndihmën e duhur për kurimin e pacienëtve, fshatra të braktisur, ku në sytë e fshatarëve lexohej dëshpërimi dhe depresioni për mungesën e çdo perspektive për ekzistencializem dhe jetë normale.

Rrëmuja, kaosi, pështjellimi rural dhe urban lexohej në çdo cep të qytetit dhe në rrugët e fshatrave endej hija e mjerimit dhe izolimit vrastar.

Sot në Rrëshen, ndërtimet që kanë vazhduar e vazhdojnë çdo ditë, duke ngritur pallate shumëkatëshe, me standarde bashkohore strehimi, kanë zgjidhur përfundimisht strehimin e qytetarëve. Infrastruktua rrugore nga Ura e Fanit në qytet i ngjan një shetirorje bashkëohore, ku sheshi i madh gjallon nga lëvizjet ditën e natën e ku qytetarë të rinj e të moshuar, çifte të reja e pensionistë, venë e ikin, duke përshëndetur njëri-tjetrin e tek-tuk duke u shkëputur për ndonjë kafe, në lokalet komode që gjenden kudo, pa prishur rregullat urabane.

Imazhi i këtij ndryshimi që vazhdon të krijojë përditë vlera të reja për rrëshenasit, është konturuar dhe krijuar nga drejtimi energjik, plot përkushtim dhe dashuri, i kryetarit të bashkisë z. Ndrec Deda, i cili si djalë Mirdite ka bërë shumë për qytetin e tij, për fshatrat nën juridiksionin bashkiak, duke fituar kështu respketin dhe mirënjohjen e mirditorëve.

Të veçanta, të gjëra e në përputhje me standardet më të mira të sistemit rrugor, në rrugë kalojnë lirisht makina e mjete të tjera transporti, ku edhe në fshatrat më të thellë sheh në rrugët e bukura punëtorë që në çdo stinë, dimër e verë, merren me sisteminin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ky realitet i dedikohet dhe drejtorit energjik të Ndërmarrjes së Rrugëve, z. Lazër Beci, puna e të cilit flet vetë dhe nuk ka nevojë për komente.

Është realitet i prekshëm për këdo, që të gjitha zyrat e pushtetit vendor funksionojnë me kapacitet të plotë kohor e me punonjësit përkatës, të cilët kryejnë një shërbim shembullor, duke zgjidhur në një kohë të shkurtër hallet e njerëzve të thjeshtë, që vijnë nga qyteti e fshtarat me një besim në rritje tek administratorët lokalë. Telekomi, Elektriku, Ujësjellësi, si dhe të gjitha institucionet e tejra në këtë qytet janë ditë e natë në dispozicion të nevojave qytetare.

Mjafton të veçojmë spitalin e Rrëshenit,i cili ka marrë një namë të mirë në gjithë hapësirën e trevave të veriut shqiptar,ku falë shërbimeve cilësore vijnë e mjekohen nga Kukësi, Dibra e Mati, e veçanërisht nga Lura e Dibrës e ku pacientët gjejnë kushte komode dhe shërbim të specializuar e të përkushtuar. Personeli mjeksor nuk të shikon nga xhepat, por rend të shpëtojë jetë njerëzish e mund të veçonim kirurgun Bardhok Deda, mjekun Zef Prenga, Simon Kalia, Xhevalin Valsi, Preng Simoni. Dallohet për një shërbim të kualifikuar dhe me kulturë shembullore sjelljeje kryeinfermierja Helena Molla, urgjenca me infermieret Martine Lleshi, Dila Taçi, Tereza Luka, laborantja Tereza Doda, të cilat nuk pushojnë asnjë çast për t’iu ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe të pamundurve.

E si mund të rrimë pa përmendur infermieren e fshatit Kthellë e Epër Dila Caka, një punonjëse  e ndërgjegjshme, e përkushtuar në shërbim të të sëmurëve, që gjejnë tek ajo një derë dhe shpirt të hapur në çdo kohë. Duke shetitur shtëpi më shtëpi, ajo i mjekon të sëmurët jo vetëm me ilaçe e gjilpëra, por dhe me fjalën e saj të ngrohtë, sa njerëzore, aq profesionale.

E nuk mund të mos thuash dy fjalë për ambulancat në gadishmëri të plotë me shoferët Nikoll Lleshi e Vlash Toma, të cilët nuk njohin orar zyrtar, por ditë e natë i rrinë punës te koka, për të përfunduar tek roja i spitalit Mark Felapati, korrekt dhe i gjendshëm në çdo kohë e për çdo hall të nevojtarëve  

E sigurisht, në këtë arritje shumë dimensionale të këtij spitali “qershia mbi tortë” i përket drejtorit Aleksandër Reçi dhe Dila Prenga, që me pasion e përkushtim e kanë kthyer këtë institucion në vend kurimi e shërimi të standardeve të lakmueshme, me shërbime të mrekullueshme, që nuk i gjend as në metroplet e vendit

Një vizatim i shpejtë si ky repotrazh në lëvizje për Rrëshenin dhe fshatrat përreth nuk është i mjaftueshëm për të dhënë të plotë gjithçka që ka ndodhur si ndryshim dhe emancipim në këtë bashki, por tregon se kur ka ide dhe qasje progresive për gjërat, gjithçka lëviz nga niveli zero dhe shkon drejt progresit të vazhdueshëm, gjë që vazhdon të ndodhë me ritme të shpejta në këtë qytet, i cili rend të kapë ritmer e vrullshme të kohës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat