Reportazhi ekskluziv: Një ditë me 10 vjeçaren, Pavarësia Sopa

Reportazhe

Reportazhi ekskluziv: Një ditë me 10 vjeçaren, Pavarësia Sopa

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 shkurt 2018 Në ora: 08:26
Pavarësia Sopa

Një vajzë bukuroshe më flokët kaçurrele, që ngjitet fshatit të saj për të arritur deri të shkolla, mbi supet e saj mban një histori të terë. Pavarësia Sopa, ishte fëmija i parë që lindi vetëm pak qaste pasi Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran.

Më 17 shkurt të vitit 2008, familja Sopa nga Komuna e Lipjanit, kishin gëzim të dyfishtë. Ishin shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë, të cilën e pagëzuan me emrin Pavarësia. Dy gëzimet në një ditë të kësaj familjeje. Që nga ajo ditë kjo familje emrin Pavarësia e ka të përhershëm në shtëpi dhe normalisht se sa herë ky emër shqiptohet, mendja shkon tek vendi jonë Kosova, që aq shumë vuajti deri në ditën madhështore të saj 17 shkurtin.  

Një dekadë me shtetin e Kosovës

Pavarësia e ka arritur një dekadë jetë. Ajo është nxënëse e shkëlqyer e klasës së 4-rt në Shkollën Fillore “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi. Ajo krenohet që ka lindur me emrin, i cili ka domethënie të dyfishtë dhe thotë se ka lindur me emër që i ishte vënë pa asnjë mëdyshje.  

Image
Pavarësia Sopa

“Mua nuk ma ka lënë askush emrin, unë kam lindur me emër, dhe gëzohem shumë për ketë dhe për vendim tim që ka shpallur Pavarësinë pikërisht ditën e lindjes sime” tregon ajo.

Duke e përshkruar se si vajza bukuroshe më emrin pavarësia e kalon ditën në shkollën e saj, që aq shumë e do dhe më familjen, që po ashtu krenohet shumë na tregon edhe më shumë gjera për veten dhe ëndrrat që ajo i ka për të ardhmen.

“Unë kënaqem shumë më shoqet dhe shokët e klasës dhe më mësueset po ashtu. Unë jam si gjithë të tjetër por normal që emri im Pavarësia më benë më të veçantë dhe se të gjithë këtu më njohin ashtu. Ëndrra kam shumë, dua të jem e njohur të ardhmen dhe të bëjë diçka shumë të mirë për vete dhe vendim tim po ashtu, të cilën e dua shumë dhe do ta dua gjithmonë. Unë bashkë më Kosovën po i bëjmë 10 vite jetë, e dëshiroj që të kemi veç të mira” ka thënë për “Bota sot” 10 vjeqarja Pavarësia, e cila ka synime që të jetë një nxënëse e shkëlqyer, ndërsa profesionet që aktualisht i pëlqejnë janë tri: mësuese, doktoreshë dhe aktore.

 “Unë po mendoj që është mirë të jesh nxënëse e shkëlqyeshme dhe të ardhmen e shikoj se çfarë më shkon për shtati. Por, tri profesionet që më kanë lënë përshtypje më së shumti janë aktore, doktorëshë dhe mësuese”, tha Sopa.

Bashkë me Kosovën festojmë ditëlindjen

Ndër të tjera, Pavarësia çdo vit ditëlindjen e saj e feston bashkë më ditëlindjen e shtetit të saj për të cilën thotë se e donë shumë po aq sa e donë edhe çdo fëmijë.

“ E dua Kosovën dhe bashkë festojmë ditëlindjen për një ditë dhe për ketë ndihem e lumtur e asnjëherë e lodhur. Jam shumë e kënaqur, që kam shokë e shoqe që vazhdimisht më përkrahin dhe kemi filluar që shumë të mësojmë për vendin tonë” ka thënë nder të tjera Pavarësia e cila vazhdimisht qëndron edhe në shoqërinë e vëllait të saj Orgesit i cili ka 10 vjet.

“Jam shumë e lidhur dhe e dua shumë vëllain tim më të cilin edhe luajmë bashkë, kurse prindërit janë ata që vazhdimisht më edukojnë dhe kujdesen për mua shumë dhe duan që në bazë te emrit që unë kam të jem edhe e sjellshme dhe të mësoj mirë” ka treguar nder të tjera vajza më emrin Pavarësia Sopa e cila është fëmija i parë i lindur në Kosovën si shtet të pa varur dhe sovran dhe vetëm 5 minuta më vonë kur në Kuvendin e Republikës se Kosovës, Kosova u shpall shtet

Prindërit krenarë

Edhe nëna Lumturie Sopa, ndihet tejet e lumtur derisa sheh vajzën e saj duke u rritur dhe më sjellët e mira që ajo ka si në shkollë dhe në familje. Për Lumturinë ka qenë dhe vazhdon të jetë ndjenjë e papërshkrueshme që Pavarësia ka lind pikërisht si fëmija i parë në Kosovën shtet.

Ndërkaq, babai i Pavarësisë, Xhevdet Sopa është babai më krenar që vajza e tij është aq e kërkuar dhe që vazhdimisht shkruajnë media për të e sidomos mediat në gjithë boten. Ai thotë se deri më tani Pavarësia i ka sjell vetëm gëzim dhe se do të jetë edhe më i lumtur që si Pavarësia po ashtu edhe gjithë fëmijët e Kosovës të rriten të lumtur dhe më mundësi jetese e shkollimi sa më të mirë ashtu si gjithë moshataret e tyre në mbarë botën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat