Djali nga Rumania i propozon të dashurës së tij në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburnë - Vlorë - Bota Sot
Djali nga Rumania i propozon të dashurës së tij në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburnë - Vlorë

Reportazhe

E hënë, 22 tetor 2018

Djali nga Rumania i propozon të dashurës së tij në shpellën e “Haxhi Aliut” në Karaburnë - Vlorë

Nga: Ben Tafili Më: 30 korrik 2018 Në ora: 13:05
Pamje nga ceremonia e propozimit

Ditën e enjte më 26 korrik një delegacion rumun i përbërë nga disa qytetare nga Krajova e deputete të parlamentit Rumun të shoqëruar nga Deputeti Vlorës Fate Velaj e Kryebashkiaku Dritan Leli u niseën për një udhëtim turistik në Karaburun e më vonë për një ndalesë në Shpellën e Haxhi Alisë.
Delegacioni Rumun në disa anije të shoqëruar dhe një grup dashamirsish vendas shjuan nga afër peizazhin natyror te Karaburunit, i cili ka një një pastërti mahnitëse e papërshkrueshme. Bregdeti tepër i thyer, lëndinat e vogla që zbresin deri poshtë, afër vijës së ujit,gjiret e shumta dhe të fshehura, plazhet e virgjëra, janë disa prej elementëve, që pothuajse nuk i gjen askund tjetër në bregdetin shqiptar. Gadishulli formon një hark të madh e të butë, që i përngjason gishtit të madh të dorës, të shtrirë.

Në skajin veriperëndimor të Karaburunit, ndodhet Kepi i Gjuhëzës, pika më perëndimore e Shqipërisë.

Pjesa perëndimore është shkëmbore dhe e copëzuar vertikalisht,me shpella të çara, gjire e plazhe të vegjël, etj, kuzakonisht turistët që dëshirojnë të pushojnë në privatësi të plotë zbresin aty. Masivi i Karaburunit, në tërësi, është i varfër nëbimësi, por i pasur në kullota. Në pjesën më të ulët dhe më të ngushtë të tij, ndodhet pllaja e Ravenës, një qendër blegtorale e njohur në Jug të vendit, që shfrytëzohet nga banorët e fshatit Dukat për mbarështimin e të imtave. Motorët e ujit përpijnë detin duke lënë mbas gjurmën e shkumës së bardhë të ujit.

Duke braktisur pallatet dhe hotelet shumëkatëshe, lokalet dhe restorantet e zhurmshme, fitojnë një copëz jetë të pastër nga mëkatet njerëzore. Asnjë grimcë betoni, asnjë mbetje, asnjë tingull, asnjë prerje, asnjë gërryerje.... asgjë që mund të vërtetojë ekzistencën e njeriut në pjesën më perëndimore të Shqipërisë.Dukuria e Karstit ka bërë që në gadishull të ketë shumë shpella.Janë gjithsej 20 të tilla përgjatë gjithë vijës bregdetare, po më të dëgjuarat janë shpella e Haxhi Aliut,e Dukë Gjonit, shpella pranë gjirit të Ariut, Shpella e Pëllumbave, shpella e Inglizit, Shpella e Thellë, e plot të tjera, shpella më e madhe dhe më e famshmja është ajo e Haxhi Aliut, një nga më të mëdhatë në Shqipëri.

Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohuri shekullit të XVII të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburuniti ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan.

Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe,as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe.

Pasi udhëtuan me gomone për të eksploruar këtë peisazh të mrekullueshëm me te mberritur tek Shpella e Haxhi Alise ne menyre spontane por me ide e te organizuar nga Deputeti Fate Velaj ndodhi qe nje nga djemte pjesmarres te Delegacionit Rumun duke“perfituar nga rasti”per t’ju ulur ne gjunje dhe dhuruar partneres emocionet e pabesueshme. Ai ka zgjedhur pikërisht këtë bukuri natyrore shqiptare për ti bërë të dashurës së tij pyetjen e jetës.

Në ato momente në shpellë ndodheshin edhe turistë të tjerë, ndërsa më paska mbërritur edhe kryebashkiaku i Vlorës, i cili uroi çiftin dhe më pas i celebroi po aty. Cifti ne menyre po simbolike u bekua dhe nga Kapiten Baci figure e njohur ne gjithe Vloren por jo vetemsi nje detar i vjeter e i shquar.
Dy te rinj nga Rumania i shprehen dashurine njeri tjetrit ne nje menyre krejt te vecante.George ka zgjedhur Shpellen e Haxhi Aliseper t'ju ulur ne gjunje te dashures se tij Simona. Veprim qe shpesh e kemi pare kur djali i eshte ulur te dashures ne gjunje por kete here e kemi pare tek Shpella e Haxhi Alise si here e pare ne kete vend mistik e te vecante.

Cifti eshte shprehur se eshte hera e dyte qe vjen ne Shqiperi dhe eshte e hera pare qe i solli per ti celebruar ne kete vend. Kryetari Bashkise Dritan Leli eshte shprehur se kjo ceremoni eshte simbolike jashte protokollit zyrtar pasi te rinjte kane zgjedhurnje nga asetet me te vecanta te bregdetit shqiptar per te treguar se dashuria lidhet ne cdo vend te botes.

Dy te rinj pjese te delegacionit rumun qe kurorezojne miqesine midis Vlores e Krajoves me iniciativen e te gjithe faktoreve qe ndihmuan per ta realizuar kete gje dhe sot keta te rinj ku ne kete deklarate te ketyre dy te rinjeve ishte present dhe Kryebashkiaku Dritan Leli dhe Deputeti Vlores Fate Velaj i cili pasi falenderoite gjithe pjesmarresit rumun e shqiptar u shpreh midis te tjeravedo te kete ngjarje te tjera midis popujve se Vlora do te behet qendra europiane per gjithe mesdheun dhe ballkanin perendimor.

Kjo ceremoni u shoqerua nga nje atmosfere e gezueshme me kenge live dhe rite te tjera tradicionale qe ndodhin ne dasmat shqipatare e rumune. Me pas me mberritjen e delegacionit ne Vlore pjesmarresit e vazhduan festen ne lokalin Tradita ne Radhime deri vone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test