Lumenjtë e Kosovës – kontejnerë për hedhjen e mbeturinave! - Bota Sot
Lumenjtë e Kosovës – kontejnerë për hedhjen e mbeturinave!

Reportazhe

E hënë, 19 nëntor 2018

Lumenjtë e Kosovës – kontejnerë për hedhjen e mbeturinave!

Nga: HASAN HASANRAMAJ Më: 16 gusht 2018 Në ora: 12:30
Foto nga Lumenjet e Kosoves

Drini i Zi në Strugë dhe shumë kumej tjerë në Maqedoni me hedhur, është pasqyrë për qytetarët e Kosovës dhe për strukturat udhëheqëse se si duhet të mbahet ambienti në lumenjtë, në qytetet, në fshatrat tona. Ndërkaq lumenjtë, qytete, fshatrat e Kosovës janë të mbushur me mbeturina të llojllojshme, e kjo është pasqyra më e mirë se kush po na
udhëheq ...

Në ambientet e bukura dhe atraktive anekënd Kosovës, duke filluar nga më e keqja për popullin shqiptar, po “lulëzon” ndotja nga e cila sot e gjithë ditën shoqëria kosovare do të ketë pasoja fatale. Në këtë katrahurë njerëzore vërtet filloi t , ambienti, fushat, malet lumenjtë, qytetet, fshatrat, rrugët, rrugicat, banesat dhe, për fat të keq, në pjesën më të madhe të Kosovës nuk mbeti asnjë vend, asnjë rrugë, asnjë objekt banimi e vende të tjera pa u ndotur?! Në shtetet demokratike, pastrimin, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike i bëjnë institucionet dhe kompanitë adekuate, punëtorët që merren me këtë çështje, dhe për këtë paguhen nga institucionet relevante dhe transparente. Pastrimin në shtetet demokratike e ndihmojnë edhe vetë qytetarët, të cilët kanë ndërgjegje, kulturë dhe respekt ndaj rregulloreve dhe ligjeve të shteti në fuqi (kjo është një temë tjetër më vete). T’i kthehemi një çështjeje konkrete. Për çka dhe nga kush ka nevojë Kosova të pastrohet në këtë kohë?

Image

Një shtet do të ketë ambient të pastër atëherë kur pastrohen kokat dhe mendjet e pushtetarëve dhe të vetë shoqërisë në përgjithësi. Sa për ilustrim po përmendim shtratin e lumit Drini i Zi, i cili e ndan qytetin e bukur të Strugës në dy pjesë dhe lumeje tjerë në Maqedoni e çdo kund tjetër, gjë që më së miri shihet në fotografinë e kamerës sonë numër një, me ujë të kthjellët si loti, të pastër pa asnjë mbeturinë më të vogël të hedhur në të. Kjo është një shkollë për qeverinë dhe
qytetarët e Kosovës se si duhet të mbahet lumi që e zbukuron pamjen e qyteteve dhe që tërheq vëmendjet e vizitorëve. Pamje të tilla të lumenjve i ke edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë dhe të Evropës. Në Kosovë, shumica e shtretërve të lumenjve, të përrenjve e të vendeve të tjera janë të mbushur me mbeturina të llojllojshme të cilat e kanë e shëmtojnë pamjen e Kosovës dhe të qyteteve të saja turistike. E kjo është pasqyrë e atyre që po na udhëheqin sot në të gjitha nivelet. Andaj ndyrësirat dhe fëlliqësirat në Kosovën duhet të pastrohet nga heshtja e paarsyeshme e të gjithë atyre që janë përgjegjës. Me kusht që Kosova të jetë një shtet normal, në një vijë institucionale normale, me një vizion të qartë dhe me një pastërti, natyrë, ambient që e dëshiron shpirti, zemra, syri i çdo qytetari, kalimtari dhe vizitori në të gjitha komunat e Kosovës. Këtu së pari duhet të bëhet “pastrimi” i atyre njerëzve që e përlloçin ambientin në një anë, kurse në anën tjetër strukturat udhëheqëse të Kosovë nga lart deri në komuna që këto pamje trishtuese të lumenjve po i shikojnë duar kryq heshtin dhe nuk e ndërmarrin asnjë aksion në përfilljen e ligjeve nëpërmjet dënimeve drastike ndaj të gjithë atyre që hedhin mbeturinat dhe krijojnë pastërti. Andaj ka ardhur koha që forcat progresive, të cilat e adhurojnë një ambient të pastër e të bukur, të “pastrohen” ashtu si “pastrohen” si në vendet e rejonit dhe vende të tjera të Evropës e më larg me një mendësi demokratike, me një kulturë dhe edukatë se si dhe sa duhet shteti.

Image

Kërkesa e të gjithë atyre që e dëshirojnë një ambient më të bukur dhe më të pastër është që më në fund të ngrihet vetëdija e qytetareve të gjitha moshave për mbrojtjen e ambientit. Kjo është kërkesë e të gjithë atyre qytetarëve që  dhurojnë ambientin e bukur dhe të pastër, ashtu si është në shtetet e Evropës Perëndimore , ku përfillen ligjet dhe punohet ashtu si duhet për t’i ruajtur bukuritë natyrore të fushave, të bjeshkëve të Kosovës dhe çdo skute tjetër të cilat janë rejonet më të pasura, më të bukura dhe më atraktive që rrallëkund i sheh syri i njeriut për të pushuar trupin dhe shpirtin, por për fat të keq dora e një kategorie njerëzish me mendje primitive çdo gjë po shkatërron dhe po shëmton para vete dhe para syve të opinionit. Të gjitha këto janë rezultate të mospërfilljes së ligjit dhe asnjë norme njerëzore për ruajtjen, kultivimin dhe mirëmbajtjen e ambientit. Andaj mesazhi ynë është se ndotja ambientit është e dëmshme për të gjithë ne, kuptohet për ata që kanë sy, tru, veshë dhe vetëdije. Andaj iniciativa e ndërmarrë nëpërmjet shkrimit tonë është për ngritjen e nivelit të vetëdijes së qytetarëve tanë anekënd Kosovës që më në fund t’i mobilizojmë forcat për
përmirësimin e gjendjes për ruajtjen, kultivimin dhe mirëmbajtjen e ambientit në një anë, kurse në anën tjetër
ngritjen e vetëdijes së qytetareve për mbrojtjen e ambientit.

Image

Por, për fat të keq përveç fjalëve të kota, asgjë nuk zbatohet në jetë, dhe kjo gjë do të ndihmonte ruajtjen e shëndetit të qytetareve të gjitha moshave. Nga biseda që e zhvilluam me shumë banorë të zhgënjyer të qyteteve e të fshatra të komunave: Prishtinë, Pejë, Deçan, Prizren, Klinë, Vushtrri, Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Prizren e shumë lokalitete të tjera anë e këndë Kosovës na shtruan pyetjet, pse ne në Kosovë nuk i marrim si model shtetet e Evropës  dhe ato të rajonit, të cilat i zbatojnë ligjet me të cilat e kanë rregulluar çështjen e ruajtjes dhe të mirëmbajtjes së
ambientit. Çka është më keq, në Kosovë e ka hëngër dreqi çdo gjë në të gjitha fushat e jetës, sepse nuk jemi në gjendje ta udhëheqim një shtet të vogël me dy milionë banorë. Me siguri jemi një ndër shtetet më të papastra në Evropë e më larg, ku çdo lumë, përrua, rrugë, hyrje ne banesa dhe vend tjetër, për fat të keq, hëpërhë e ka mbuluar bërlloku dhe papastërtia që çdokujt ia vret syrin, dhe kjo gjë më së miri shihet nëpër qytetet dhe fshatrat anë e këndë Kosovës. Për të gjitha këto dhe shumë dobësi të tjera përgjegjësinë e mbajnë strukturat udhëheqëse, nga të gjitha nivelet, të cilat nuk dëshirojnë t’i lëshojnë kolltukët dhe të ballafaqohen merealitetin, sepse po jetojnë me mbeturina ku edhe ju “ dëshirojmë suksese””....

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test