Zbulimi epokal, ende në heshtje! - Bota Sot
Zbulimi epokal, ende në heshtje!

Reportazhe

E premte, 16 nëntor 2018

Zbulimi epokal, ende në heshtje!

Nga: Lirie Dibrani Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:02
Prof.Dr. Rifat Gjota

Dikur profesor, e më vonë edhe njëri nga shkenctarët e njohur. Prof.Dr. Rifat Gjota është zbulues epokal. Shkencëtari dhe pedagogu i mirënjohur është lindur në Pejë më 5 maj 1939 në një familje të njohur zejtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindjen e tij. Në vitin 1965 ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Shkupit, në vitin 1977 ka magjistruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, kurse në vitin 1985 ka doktoruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Ka punuar edhe si profesor në fakultetin Elektroteknik në Universitetit e Prishtinës, tash e një kohë njihet si plotësues i fushave elektromagnetike rrotulluese, gjegjësishtë fushave komplementare komplekse.

Është i pamohueshëm fakti se aspekti më domethënës i ekzistencës sonë është të menduarit, përpjekja dhe veprimi. Nëse ne nuk mendojmë dhe veprojmë shkencërisht, duhet t’i lëmë të tjerët që të bëjnë një gjë të tillë, pa i penguar. Mjerisht kjo nuk ka ndodhur në rastin e profesor Gjotës.

Shumë të ashtuquajtur intelektualë, e kanë penguar në forma të ndryshme profesor Gjotën, ndërsa institucionet nuk e kanë ndihmuar në asnjë formë, madje e kanë injoruar gjithë atë kapacitet intelektual inventivë të tij. Edhe kjo tregon një mësim të keq nga historia jonë e rëndë shoqërore e politike.

Rruga jetësore,  sikurse ajo në fëmijëri poashtu edhe gjatë punës për të bërë zbulime shkencore, ishte mjaft e vështirë dhe me sfida të shumta por siç e thotë njëri nga filozofët “Ata që synojnë vepra të mëdha, doemos që kanë edhe vuajtje të mëdha”.

Askush nuk do të kishte menduar se një shqiptar do të arrinte ta plotësonte Tesllën. Këtë, fatmirësisht profesor Rifat Gjota e realizoi me sukses të plotë në vitin 1985, me një emërtim real dhe bashkëkohor si “Makinat Komplementare-Komplekse”. Gjersa bashkëpuntorët e tij më të afërt ishin Jahir Neziri drejtor i minierës xehtare në Kastriot, Ramadan Dibrani inxhinier i Elektroteknikes si dhe disa bashkëpuntorë të tjerë të KEK-ut.

Mbi njëzet vite punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai standard, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme. Zbulimet e veta i regjistroi (patentoj) në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 - Winding arrangement of a stator and /or rotor of a three-phase generator or electromotor with improved performances”.

Mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”, e cila rrjedh nga fati i ri i motorit të vjetër, e që në anën shkencoro-teknike do të thotë teknologji e re e pështjelljes së motorëve dhe gjeneratorëve duke i dhënë dy kontributet, kontributin e yllit dhe trekëndëshit. E kjo e arritur është e të  madhit Gjota.

Në vitin 2005 botoi librin “Makinat Elektrike Komplementare-Komplekse“. Kontrata për ndërtimin e këtyre motorëve është nënshkruar me firmën boshnjake “Elir” nga Tuzlla. Zbulimi i fushave elektromagnetike rrotulluese komplementare komplekse, nga ana e Prof.Dr Rifat Gjotës e ka plotësuer edhe më tutje shkencën e fushave elektromagnetike rrotulluese. Kështu është hapur një shteg i ri për mënyrën e pështjelljes së makinave elektromagnetike rrotulluese, realisht i përsosur.

“Makinat Komplementare-Komplekse” fillimisht është mbrojtur dhe patentuar në 33 shtete industrialisht më të zhvilluara si SHBA, Japoni, ish-BRSS, Zvicër etj. Profesor Rifati në vitin 1985 pas publikimit të zbulimit të tij, falë eksperiencës së tij teorike dhe praktike dhe punës shumëvjeçare kërkimore me guxim të veçantë i përket realizimit eksperimental të elektromotorit me parim të ri, zbulim i cili për një kohë shumë të shkurtër tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor.

“Makinat Kompementare-Komplekse” i zvogëlon humbjet reaktive për 50% meqë rast është realizuar koeficienti i shfrytëzimit më i lartë në krahasim me atë që ka pasur ai standard, ky aspekt aproksimativisht rritet 20-26% varësisht nga cili motor përdoret. Fushat rrotulluese janë më afër rrethit ideal.

Dëshmi e kësaj që unë pashë janë motorët e rifatuar në fabrikën e paisjeve xehtare në Kastriot (Obiliq), në vitin 2000  jane rifatuar mbi 24 motor me nivele të tensioneve 0,4kV dhe 6kV, të cilat funksionojnë tash e kësaj dite me sukses në KEK. KEK-ut i sjellin kursim të energjisë elektrike dhe kursim në kohë për punë sepse ata tani funksionojnë shumë më mirë dhe nuk ka nevoj për ndërprerje në punë për shkaqe teknike sepse ata funksionojne pa probleme dhe kanë veti shumë më të mira teknike si lëshimi në punë, momementin e startimit, rregullimin e faktorit të fuqisë (cosφ qe i afrohet afërsisht 0,97) në të njëjtën kohë rritet edhe faktori i shfrytëzimit. E tëra kjo lidhë thënjen ekonomike “Kursimi është mënyra më e mirë e fitimit”, prandaj kjo makinë është parim i ekonomizimit.
Pas gjithë këtij mundi sot shkenca nuk e po e kujton aspak, shkencëtar Rifat Gjota po e jeton pleqërinë në pasivitet në qytetin e tij të lindjes, në Pejë.

 Punuar nga Lirie Dibrani

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test